Advertisements

Mirësia është vetë Zoti, e i dërguari i Tij në token arbërore Ukshin Hoti.

Lirim GASHI

Unë nuk jam djall që përfiton nga djallëzia, përkundrazi përfitimin ua kam lënë Balozëve të Zi, të pangopurve të kësaj Republike me pasuri marramendëse dhe drejtësi si kollpite. Por një gjë është e sigurt : Po e vendosa unë, që të merrëm profesionalisht me politikë, nuk do ta bëj këtë kurrë nga nevoja për tu ngulitur në kujtesen kolektive (në manirin e Hashim Thacit ) si stub stupid i Ekuatorit që e përcakton mesin e botës dhe rrethë së cilit lozet vallja e shfrenuar ruse, serbe e otomane me tingullin dhe taktin e shotes, por pikërisht nga nevoja për ta shparlltaruar këtë valle dhe për t’ia ngjitur kuajve të Hasan Prishtines mbrapa me qëllim që t’i tërheqin zvarrë vallëzuesit e saj me dinjitetin e këtij populli, sikur pllugun, nga ara e mëkateve në drejtim të nevojtores, për t’i hudhur pastaj në gropë, që t’i shijojnë fekaliet e vetëprodhuara, meritat e shtet-rrënimit dhe ,,fitores”.

Mua më quajnë djall pikërisht ata demonë, të cilëve ua kam dëshifruar misterin e hiroglifeve dhe muhalifeve e që ua kam trembur verbalisht ( përmes dijes, djersës dhe punës pandërprerë ) mjegullën e ngritur lartë për kamuflimin metodave të tyre djallëzore !!!

Mua më quajnë djall, pikërisht ata demonë që i kam dërguar verbalisht, së bashku me mjegullen e tyre, atje ku e kanë vendin, në nevojtore !!!

S’ka ndjenjë më të mirë për mua, miq të shtrenjtë e mikesha, se sa kur më krahasojnë në kuptimin hulumtues e dëshifrues, demonët e vërtetë të kësaj Republike me vetveten, pa e hetuar fare se po e pranojnë që janë demonë, pra të vërtetën .
Unë fatmirësisht virgjinitetin tim natyror të shpirtit kurrë në jetë nuk e kam shitur e as s’do ta shes për hir të famës, pushtetit e parasë, me asnjë cmim.

Më parë do ta kaloja jetën me majmunat shpirt-bardhë të kopshtit zoologjik, se sa të bëhëm si ata, që s’lanë mjerim pa i shkaktuar këtij populli për pushtet, famë dhe para.

Fatmirësisht ata janë aq injorantë sa s’po ia dalin as që ta keqpërdorin kapacitetin tim shumédimensional, si brum për prodhimin e keksave që do ta ushqenin njorancen dhe paftyrësinë e tyre solidare, nga se nuk po e kuptojnë dot se një nivel intelektual si ky i imi, nuk arrihet kurrën e kurrës pa punë, djersë e mundim, e sidomos ( dhe flm prej Zotit ) , nuk blehet në Kiosk me para e as nuk arrihet pa vetëmohim, vetë-flijim dhe mësim.

E sa i përket karakerit njerëzor të këtyre gjahtarëve të humanizmit brenda dhe jashtë shtetit, atë e ruajnë me fanatizem të zjarrtë në thellësi të xhepit dhe sa herë që e nxjerrin përfundon në kontonumrat e tyre, nga se janë grykës të paskrupullt prej natyre.

Unë e di që, asnjëri prej miqëve të mi të sinqertë dhe mikeshave. nuk do t’ia mbante anën djallit me qëllim, por pikërisht nga padjallëzia dhe pa e hetuar fare që rendimentet e propagandes së tyre po i konsumojnë si Abetare.

Respekti, mirënjohja dhe lojaliteti im do t’i takoj përgjithmonë atyre që janë në anën e duhur të historisë dhe realitetit, ndërsa puna dhe përkushtimi im do të jet gjithmonë në funksion ( për aq sa di dhe mundëm ) të ndryshimit të bindjes dhe përceptimit të atyre që s’bindën lehtë se nuk janë në anën e duhur të historisë dhe realitetit, në mënyrë që ta bëjnë këte sa më shpejtë që është e mundur, nga se nuk kemi njerëz për të humbur .

Respekt im i pafund ju takon juve që më lexoni dhe inkurajoni cdo ditë, për ta vazhduar punën time në shërbim të mirësisë dhe së vërtetës, nga se për mua, pikërisht ky është kuptimi i jetës.

Ju mbaj në zemër dhe mos harroni që nëse një ditë nuk do të jem pjesë e kësaj bote (nga se nuk i dihet jetës ) s’dua të më vajtoj asnjëri prej jush që kam vegjetuar se koti si ameba e tkurrur në dimër, nga se s’ka lumturi më të madhe se sa t’ia mbashë anën të së vërtetës dhe pasi që sipas bindjes sime e mirësia është vetë Zoti,njeriu, virtuozi, tribuni, humanisti dhe atdhetari me tingujt shpirtëror të së cilit më së shumti vallëzon zemra ime quhet UKSHIN HOTI.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close