Advertisements

Toskëria në Shqipëri dhe Toscana në Itali e njëjta gjeanologji?


Nga :Xhelil ARIFI

Toskët janë një pjesë e trungut të sotëm shqiptar,që sipas mendimit tim është ajo lidhja gjenetike e shqiptarëve të sotëm me Greqinë antike dhe më thellë që arrinë deri në ditët e sotme,duke marrë parasyshë edhe atë pjesën historike që ka të bëjë edhe me atë që quhet Çamëri e Çam.
Pa pretenduar të merrem me studim ma të thellë të këtij trungu që vjen që nga lashtësia e deri në ditët e sotme,si publicist më takon (gjithnjë sipas pikëvështrimit tim),që të shkruaj si diçka senzibilizuese për një pjesë të historisë së lashtë tonën,që shtrinë gjurmët e saj prej Egjeut e ma thellë deri në thellësi të Kontinentit të quajtur Europë.

Ne kemi Toskërinë me të gjitha veçoritë e një trungu të përbashkët Ilir,që nga dialekti,fustanella ,kënga me iso dhe plisi (qeleshja) dhe pjesën e Iatalisë së sipërme mbi atë të mesme lindore që quhet Toscana (Toskëria italiane),e cila edhe ashtu shtrihet si krahinë italiane në trungun e vjetër të civilizimit etruskan,i cili nga historian dhe linguistë edhe ma të vjeter dhe të kohëve moderne radhitet në zingjirin etnik proto-Ilir e Ilir elementet edhe gjuhësore e edhe kulturore i gjejmë të njejta gjithandej që nga Azia e vogel,Egje,Ballkan e Europë…

Toskë nga Zhulati
Feronia me qeleshe

Nganjëhere mjafton të krahasohen motive të vjetra dhe të reja të një kulture që gjallëron mijëra vjet dhe nuk shuhet as sot e kësaj dite.Kur shikoni fotografinë e një grupi nga katundi Zhulat nga jugu shqiptar i cili këndon këngë që është e vjeter 900 vjet dhe qeleshet që ata mbajnë në kokë,dhe Feronias Etruske me qeleshe në krye nuk mund të mos lëshohesh në extazën e të menduarit se kjo gjë i takon të së njëjtes gjeanologji dhe të njejtes kulturë të lashtë që na arrinë deri në ditët e sotme përmes këngës e qeleshes.Mos të flasim për Etruskët që shkruajnë dhe flasin një gjuhë që vetëm shqipja e sotme e deshifron.

Është,pra ky vetëm një shembull i vogël që tregon lidhjen e madhe të mohuar apo ende të pazbuluar që shkon deri në lashtësi ,dhe kaplotn të tërë Europen.Sepse edhe zbulimet e fundit gjenetike trgojnë këtë se Europianët që nga Britania e Yllirikum (Ballkan) i takojnë të njejtit trung,duke mos ikur nga njeri tjetri.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close