Advertisements

Cilët janë shkijet?

Nga Fahri Xharra


Se shqiptarët janë “ushqyesit” më të mëdhenj të fqinjëve tanë, kjo është e dokumentuar. Se shqiptarët janë edhe formues të shtetit të fqinjëve, kjo është më se e vërtetë. Në rrethin tonë fqinjësor, që nga Mali i Zi,  Serbia dhe Greqia, shqiptari ishte faktori  kryesor shtetformues. Në kohën e largët, disa shekuj apo disa dekada, ne jemi ata që në mënyrë direkte apo indirekte i formuam këto shtete.

Kush ndikoi që shqiptari të mohojë vetveten  dhe të vihet në krye të formimit të shteteve fqinje? Si dhe pse u zhvilluan rrethanat që shqiptari të bëhet edhe vrasës i vëllezërve të vet, edhe  pushtues i tokave të veta nën flamurin e tjetërkujt? Një pyetje mjaft e vështirë për t`u përgjigjur,  por që duhet patjetër t`i përgjigjemi.

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është që të jetë një shkrim për historinë, por që në bazë të të dhënave historiografike të dokumentohet se ne ishim para të gjithëve këndej pari dhe që çdo mënyrë tjetër e paraqitjes së tyre në mënyrë kohore apo kulturore para nesh është e kotë,  është një mashtrim,  është një  tentim i përvetësimit të historisë së krijuesit të tyre.

Ka shumë për të folur, ka shumë për të shkruar, por për të gjitha do të dihen se e vërteta,  se historia dhe faktet janë në duar tona,  e neve na duhet vetëm të punojmë. Tani edhe koha punon për ne.

“Shokut Skender Rizajt, nuk di a jeni të njohur me prejardhjen e dinastisë së Nemanjiçve,  e cila ka sunduar me shtetin mesjetar të Nemanjiçve nga shekulli XII -XIV.

Sipas nje teorie greke dhe të shënimeve në Hillendar, ajo është me origjinë shqiptare dhe i ka takuar fisit Nimani. Nimanët një herë ishin katolikë,  pastaj ortodoksë, pas ndarjes se kishave dhe të skizmës, më 1054. Me vonë, me ardhjen e turqve (osmanëve) janë islamizuar.

E fillova me letrën e një popi “serb” për të treguar të kaluarën tonë të përvetësuar nga serbët.

“Fisi Nimani është shkruar si “Nemane“(greq.), kurse Stefan Nemanea si “Stefan Nemane“(greq.), gjithashtu edhe në Hilendar është shkruar me emrin Stefan Nemane. Prandaj në shqiptimin e mevonshëm të shqipes e ka marrë leximin itacistik Nimani,  e me herët është lexuar Nemane.

Me sllovenizimin e të lexuarit të fjalës Nemane,  në mesjetën e vonshme është përvetësuar fjala Nemanja (nga metateza e shqipes: Nemanaj).

Nga fisi nimani kanë mbetur trashëgimtarët e nimanasve të tanishëm, nga të cilët ka në rrethinën e Prizrenit dhe në vetë Prizrenin… Kjo është përsa i përket etimologjisë Nemanjiçi,  ç – iqi.

“Nimanajt kanë sunduar, sipas të drejtës kanunore, deri më 1354,  kur Car Dushani ka nxjerrë Kanunin e vet,  i cili është përplot me të drejta të vjetra kanunore shqiptare.

Kanuni ka pretenduar të zhdukë të drejtën e vjetër kanunore të shqiptarëve dhe legjislacionin dhe jetën juridike ta rregullojë sipas shembullit bizantin,  por më 1389 u përmbys shteti i nemanajve, kurse populi iu është kthyer zakoneve,  te cilat janë ruajtutur sot e kësaj dite te serbet (skizmatiket shqiptarë ) dhe shqiptarët në Kosovë,  me saktë në Metohi (Dukagjin).

Kjo është dëshmia e dytë e cila vërteton se Nemanjiçët ishin me prejardhje shqiptare. “Nemanja në fillim nuk ka qenë zhupan i madh, por është quajtur “Dorëzon – dëshmitar i madh”.

Kurse më vonë, në ndikimin e grekëve dhe sllavëve, ka marrë emërtimin thirrjen e zhupanit të madh.

Si dorëzon i madh shprehje shqipe = sundimtar; sinonim i shprehjes sundia, e cila përdorej në mesjetë ka pasur kalorësi dhe njerëz të vet,  të cilët ishin kalorësit e bujarët e tij,  e nëpërmjet të cilëve ka sunduar. Kjo është dëshmia e katërt për metodën shqiptare të sundimit të dinastisë Nimani në Serbinë mesjetare.

Unë të gjitha këto i di, sepse e zotëroj mire gjuhën e vjetër greke,  dhe e di edhe gjuhën shqipe, duhet të jetë shqiptar skizmatik  – shka dhe zakonet shqiptare. Për këtë arsye ju njoftoj që këtë element dhe fakt ta keni parasysh në punën tuaj të ardhme,  nëse këto gjer më tani nuk i keni të njohura.

Ndërsa dëshmitë origjinale për piken 1 mund t’i gjeni nëHilendar, kurse të tjerat mund t’i gjeni në Metohi (Dukagjin), sidomos në punimet e Dr. Milutin Gjuriqiçit.

“Kjo është letra anonime e një popi ortodoks i cili thotë: Na falni që nuk mund të nënshkruhem nën këtë informat,  sepse,  si serb (shqiptar – skizmatik) frikësohem” (20.IX.1985).

Pra shqiptar -skizmatik. Pra shka -shkije. Ne i quajtëm shkije se ata ishin vetëm të fesë ortodokse dhe flisnin shqip. Pra ata ishin shqiptarë.

Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit,  Manastirit të Graçanicës,  Patrikanën e Pejës etj.,  prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë,  siç tregon ”bulla e artë” e mbretit Stefan Deçani (1330),  dr. Rizaj do të konstatojë se ata ishin shqiptarë dhe në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto treva.

Kështu kuptojmë,  shton  Dr. Skënder Rizaj,  se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj: Nemanasit,  -Nimanasit (nga shekulli XIX – Nemaniçët),  Stefan Nimani,  Shën Sava,  Stefan Deçani,  Millutini,  Dushani dhe Llazarasit,  despoti Stefan etj.,  që të gjithë ishin ilirë,  ishin tribullë (fis pellazgë -iliri –ballë= tri ballët e maleve që ndodhen në luginën e Moravës së Madhe,  pra ishin shqiptarët,  njëherë katolikë e pastaj nga Millutini e këndej skizmatikë (shqiptarë të sllavizuar  e më vonë edhe të islamizuar),  sqaron autori,  për të shtuar se është plotësisht e natyrshme që edhe kishat edhe manastiret e këtij ambienti gjeografik,  si institucione të shenjta fetare të kësaj popullate dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga shqiptarët dhe ato atyre t’u takojnë.

Shkiejtë quheshin të gjithë ata të krishterë që ngelën nën ndikimin e Patriarkanës së Lindjes Kostandinopojës kur u bë skizma ndarja e kishës Perëndimore (Romakë katolikë) me Kishën Lindore (Ortodokse) në vitin 1054.

Nga fjala skizma ka dalë fjala shkij, shkja, pra është emërtim shqiptar që emërtuan të gjithë ata që u shkëputën nga kisha katolike perëndimore.

Edhe pse ishin shqiptarë,  deri tash iu është “holluar” aq shumë gjaku i pasardhësve,  sa nuk  do të diskutojmë mbi çfarëdo gjeje të rilidhjes me ta, dhe se këtu askush nuk po kërkon vëllazërim apo bashkim me shkije, por po bisedojmë me të dhëna dhe burime historike si u formuan serbët si komb,  andaj është mirë t’i dimë proceset e asimilimit të popullatës shqiptare, që për fat të keq ka qenë plagë e rëndë të cilën ende nuk kemi arritur ta zbërthejmë.

Pra ka te bëjë edhe me atë,  arsyeja e ndarjes se kishës, sepse në një moment historik,  gjatë kohës së ‘çlirimtarëve’ otomanë,  popullata jonë ortodokse ka pasur vetëm dy mundësi: të mbetet ortodokse,  dhe të sllavizohet,  ose të islamizohet,  ‘turqizohet’,  që kinse të shpëtojë nga sllavizimi.

Pra, shkak i ndarjes edhe më të madhe të shqiptarëve otodoksë – shkijeve të tokave tona në Mal të Zi,  Maqedoni, Serbi dhe Kosovë nga trungu shqiptar ka qenë edhe politika favorizuese e turkut që i ka bërë sllavëve nën presionin rus, për zhdukjen e elementit katolik shqiptar.

 

Jovan Tomiç, në librin e tij mbi shqiptarët, shkruan se disa shqiptarë u bënë shumë të njohur në kryengritjen serbe të vitit 1804. Madje shumë studiues pajtohen se udhëheqësi i kësaj kryengritjeje, i pari i dinastisë së Karagjorgjeviçëve,  Karagjorgje Petroviç ishte me origjinë shqiptare. Kësaj periudhe i takon edhe krijimi i letërsisë serbe, ku në vitin 1816 Vuk Karagjiçi (shkja) e ofroi për ta shtypur fjalorin në gjuhën serbe (Q.Namani).

Viti 1637, për Gjakovën, sipas misionarit fra Bonaventura da Palacula, nga 500 shtëpitë e kësaj kasabaje, vetëm 20 ishin katolike, të tjerat “il resto tutti Turche et Scismatici” (të tjerët shqiptarë myslimanë dhe shqiptarë shkije). Dhe mandej vashdon: “Per andare dalla parte del Settentrione sopra Jacova incominciano li Scismatici” –duke u ngjitur nga Gjakova në Deçan, në veriun e Gjakovës nëpër fshtra, të gjithë fshatarët “shkizmatik”. Në marsin e vitit 1683 dëshmitë e fra Kerubinit japin pamjen demografike -statistike të rrethit të Gjakovës si “që nga Gjakova e deri në Deçan ishin të gjithë shkizmatikë dhe Manastiri i Deçanit. Pra frati Kerubini që nga Gjakova në Deçan i hasi “fshatrat shkizmatik” (molte ville di Scismatici). Shembull i  pranisë së shqiptarëve ortodoksë është edhe ky,  ku për Hasin (ndër bjeshkët e Pashtrikut, në luginën e Lumit Drin, në jug të Gjakovës), shkruhet (1837): i tërë rajoni është  i banuar me serbë të albanizuar dhe me shqiptarë (tout le districkt habite par des Serbes allbanises et des Albanais).

Ka me mijëra dokumente për ekzistimin e shkijeve në anët tona dhe më gjerë, por të cilët kanë kaluar ose në myslimanë ose në serbë.

Për kazatë e Pejës dhe të Gjakovës, deri në luftën e Krimesë, sipas Myllerit dhe Bues, konstatohej se në rrethinat e këtyre qyteteve ka mbizotëruar elementi i krishterë ortodoks (shkijet f.xh.) e më pak shqiptar katolik, latin, kështu që në 35 750 meshkuj myslimanë ishin edhe 48 200 fshtarë të krishterë.

“Kemi shembuj të gjallë ku shkijet dhe shqiptarët me trung familjar të përbashkët janë sot familjet shqiptare nga Korça, nga fshati Gmicë në komunën e Dardanës, që jetojnë sot në disa qytete të Kosovës. Familjet sot serbe Korçiç nga fshati Zebincë komuna e Artanës,  që sot jetojnë në Zebincë dhe shumë qytete në Serbi,  si dhe familja Llapashtica që sot jetojnë në fshatin Marec,  Hajvali dhe qytete të Kosovës. Lagjja Korça në fshatin Gmicë të Dardanës sot ka mbi njëzet shtëpi myslimane shqiptare që e dëshmojnë prejardhjen e përbashkët të krishterë me familjet sot serbe në fshatin Zebincë. Fshati Zebincë në mesjetë është quajtur Arbanashi i Artanës. Këto familje janë trashëgimtarë të dy vëllezërve Ilit dhe Simonit. Duke e parë origjinën e përbashkët të këtyre familjeve, akademiku serb i shtyrë nga politika pansllaviste pa të drejtë shkruan se korçajt e Gmicës janë serbë që së pari u myslimanizuan dhe kinse më vonë u shqiptarizuan. Pas hulumtimit dhe studimit të kësaj çështje, vërtetohet se pikërisht korçiçët e Zebincës u asimiluan dhe u bënë serbë në fillim të shekullit XX. Këto dy familje gjatë gjithë shekullit XX kanë komunikuar mes veti dhe të gjithë të moshuarit e korçiçve të Zebincës e kanë folur gjuhën shqipe. Si dëshmi tjetër është edhe përkatësia e përbashkët fisnore e fisit Krasniqe. Ili pas myslimanizmit e ndërroi emrin në Ali,  ndërsa Simoni mbeti i krishterë në fshatin Zebincë.  (Fakte historike mbi serbizimin e popullatës shqiptare në Kosovë, Qazim Namani)”.

Është interesant të theksohet se si në Serbi ashtu edhe në Malin e Zi të sotëm, shkizmatikët nëse janë shndërruar në myslimanë dhe flasin serbisht, i quajmë boshnjakë, kurse ata shkizmatikë që mbetën ortodoksë dhe po ashtu flasin serbisht quhen serbë malazias..

Pra, shkijet ishin shqiptarë, e që rrethanat  historike aspak favorizuese për ne i shtynë që të bëhën armiq të vetvetes dhe tokave të tyre. Pra serbët e kanë të kotë të mburren me trashëgiminë e të tjerëve -shqiptarëve,  dhe atë trashëgimi  ta bëjnë si të veten.

Advertisements
x Shield Logo
This Site Is Protected By
The Shield →
%d bloggers like this: