Sot tërhiqen fituesit e aplikantëve të rimbursimit të kuponëve fiskalë #Lista e fituesve nga 3 Numrat Potencial

Loading...

Pas ndryshimit të rregullave mbi kuponat fiskal,nga ajo siq ishte ma parë kurë pas aplikimit dhe dorëzimit të kuponave fitohej një shumë e sigurtë përqindjes ,tani qytetarët duhet të aplikojnë për rimbursim e cila parasheh tërheqjen e fituesëve si të ishte një formë lloterie.

Deri më 31 korrik qytetarët kanë pasur të drejtë të aplikojnë për rimbursimin e kuponëve fiskal. 136 mijë e 462 qytetarë kanë shfrytëzuar këtë të drejtë. Vetëm 450 qytetarë do të rimbursohen, raporton Ekonomia Online.Tërheqja e fituesve do të bëhet sot. Që nga viti 2015 janë rimbusuar rreth 25 milionë euro dhe janë verifikuar 1.5 milionë pliko.
Nga ATK-ja është sqaruar se nuk do të tejkalohen numrat e fituesve sikurse herën e kaluar dhe se minimumi i vlerës së fituar është 25 euro ndërsa maksimumi 100 euro.

“Nga fillimi i kampanjës në 2015 së rimbursimit e deri më tash pa plikot e fundit pasi ato janë ende në verifikim, kemi rimbursuar 25 milionë euro dhe kemi verifikuar deri 1.5 milionë pliko. Deri më datë 31 korrik ka qenë afati i fundit të dorëzimit të plikove. Kanë aplikuar 136 mijë e 462 qytetarë. Shifër kjo që e ka vërtetuar që platformë e re e kësaj kampanjë është shumë më e mirë dhe më e pëlqyer se sa kampanja paraprake. Po e them këtë duke e pasur parasysh skepticizmin e qytetarëve kur kemi dalë me njoftimin se do të ndryshoj kampanja dhe do të filloj një e re. Shifrat po tregojnë që janë më të mëdha nëse i krahasojmë me periudhën e njëjtë kur kanë nisur kampanja për nxitjen e qytetarëve. Tek periudha e parë kur ka nis kanë qenë dikur 24 mijë e 263 “

Sipas saj, kjo formë e re e rimbursimit do të ndryshoj pas dy vitesh pasi sipas udhëzimit administrativ çdo dy vit duhet të ketë risi.

Lista e fituesve nga 3 Numrat Potencial të tërhequr me datën 02.08.2017 për
periudhën TM2/2017.Kliko Linkun PDF ma poshtë:

lista-perfundimtare-e-fituesve-02-08-2017-tm2-2017

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close