Advertisements

Kur nuk ia di hujin historisë , pse futësh në te ?

Fahri Xharra . Gjakovë


përgjigje në shkrimin http://konica.al/…/pellazget-e-nje-taksisti-hipoteza-qe-po…/ të shkruar nga Salih Mehmeti në Konica.al )


“Qasja sharlataneske po e bën Zhyl Vernin si nismëtar të absurditeteve shqiptare me civilizime të harruara, Atlandita të rigjetura, rravgime si të Schliemann-it për gjetjen e një Troje të re, mistere kabala si dhe përfytyrimin e shqipes si kod hieroglifesh dhe enigmash mijëravjeçare. A nuk është ky një
dëmtim serioz i shëndetit mendor kolektiv?
“ -na shkroi Col Mehmeti në Konica.al me 28 Shtaro2017 , dhe vazhdoi : “Njerëz profanë, bjerrakohës e gdhë, që nuk njohin as greqishten e vjetër, madje as edhe një gjuhë indoevropiane, molloisin etimologji të dhjera e bëjnë rrokjezime si fantazistët mesjetarë, me folketimologji, duke i shpjeguar shqip muret e myshkura ciklopike, akropolet, piramidat, ziguratat, shkrimin kuineform në pllakat sumere, shkrimet sillabike të Linearit A dhe B… “
Sa e dhëmbshme aq edhe irrituese !
Ne shqiptarët e kemi një pyetje për ata që i futen va e pa va diçkaje që nuk e njohin :” Kur nuk ia di hujin ,pse futesh ? Pra Col Mehmeti kur nuk ia di hujin historisë pse futesh në te ?
Nëse ti në vitin 2005,në kohën kur nuk kishte portale dhe Facebook, dhe forumet (forumishqiptar.com, arberiaonline.com) ishin platformat e vetme të diskutimeve virtuale, dhe ti bashkë me një grup djemsh të pasionuar, afishonit dendurisht materiale anglisht të shekullit të nëntëmbëdhjetë që tumirnin idenë pellazge. Po,kush të kishte faj aso kohe ? Pse futëshe aso kohe aty ku nuk delej ?
E turpi më i madh i yti është kur thua që “Sot pas 16 vitesh jo që s’besojmë në to, por edhe turpërohemi nga këto fanitje me sy hapur. “ . Kush ta ndërroi mendjen ? Paaftësi yte për të vazhduar në një punë që nuk kishe lidhje apo “pishmani “ qëndron diku tjetër.
Shiko mik kur shkruan se : “Ndiej një faj të pangushllueshëm që dikur në revistën kulturore ‘Albanica’ merresha me fantashkencë për hunzakë, kalashë e pamirianë, për të cilat fusja dorën në zjarr se ishin do fise të përhumbura pellazge në Baktri e Sogdianë (Afganistan dhe Pakistan) e deri në stepat e paanë të Taxhikistanit.” Me të vërtetë duhesh të turpërohesh edhe ti e edhe
Albanica” që kanë lejuar që ti të merresh me fantazi “
Ti nuk e di që je shumë i vogël për një studim të tillë. Marre qe je futur aty ku nuk ia ke zanatin. !
Të pranohet pishmani yt : « Veç dy vite lexime të thelluara mjaftuan që ta kuptoja humnerën e mjeruar të padijes sime dhe nonsensit të asaj që mëtoja »
Helbete , ishe i ri aso kohe !
Po pse sot i hynë mohimit kur nuk ia di hujin historisë ?
Shiko djali i demoralizuar nga ajo që ke thenë , vetëm një gjë e përserisë mos hyr aty ku nuk mundesh me dale.
Aha ! e desha edhe një vërejtje për gabimet në postimet e papjekura që i shkruan :http://konica.al/…/pse-katalanet-u-bene-figura-te-tmerrit-…/ (Nga Salih Mehmeti – 27 Shtator, 2017) “”Sipas albanologëve që kanë studiuar folklorin shqiptar, figura e ‘Katallanit’ i është mbivendosur një personazhi tjetër të mitologjisë shqiptare, siç ishte ciklopi ose siç quhej në jug ‘syqenhënjeri’ (një bashkim i sy qen ha njeri).” E vërtetë kjo , po ç`lidhje kanë katalonasit e Spanjës të shek 12- të me figurat mitike të Homeri-t ?
Nejse , e di qe edhe kësaj do t`i biesh pishman më vonë .

Përshendetje nga Gjakova

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close