Advertisements

INTERVISTË ME Dr. BESNIK BARDHI-SERBIA TË MOS I FSHEHË HELMIMET E VITIT 1990 NË KOSOVË!

Intervistë e posaçme me Dr. Besnik Bardhin, mjek (otorinolaringolog), veprimtar, politikan dhe shkrimtar (publicist) shqiptar.

NEW YORK – GJAKOVE : Lufta për liri, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, një nga ngjarjet më historike të kombit shqiptarë, nxorri në pah shqiptarët, që luftuan, punuan dhe ndihmuan në këtë fitore historike. Njëri prej tyre me një kontribut të paçmuar në Gjakovë është edhe Dr. Besnik Bardhi, i cili është mjek (otorinolaringolog), veprimtar, politikan dhe shkrimtar (publicist) shqiptar.

Njëherit, dhe autorë i Librit “Agoni e Shpresa” një libër ky me kontribut të madh në deshmitë për ndriçimin e helmimeve masive në Kosovë. “Aty, mes tjerash, ka shumë materiale të cilat dëshmojnë me forcën e argumentit vërtetësinë e helmimeve të rinisë shqiptare në Kosovë, në pranverën e vitit images/articles/2013_08/35981/1990 të kryer nga sigurimi shtetëror serb!” thotë në këtë intervistë të posaçme Dr. Besnik Bardhi.

Në këtë libër, thotë në intervistën e tij Dr.Bardhi, me gazetarin tonë në New York, Beqir Sina, se ai ka publikuar artikuj të ndryshëm nëpër gazetat e ndryshme të huaja dhe shqiptare, për të sensabilizuar këtë çështje me qëllim që çështja e shqiptarëve të Kosovës, të internacionalizohej sa më shpejt.

Dr. Besnik Bardhi, është martuar në vitin 1991 me Shqipe Dolin. Çifti gjakovar kanë dy vajza dhe një djalë. Fëmijët e tyre ata i konsiderojnë si dhuratë nga Zoti, sepse ata lindën pas shumë peripecive dhe dështimeve të njëpasnjëshme gjatë tetë viteve me radhë. Ata krenohen me Medlinën, Betimin dhe Poemën. Bardhi pagëzoj vajzën e parë të tij me emrin e Sekretares së Shtetit Amerikan Medelinë Ollbright, në shenjë mirënjohje, respekti dhe dashurie për ndihmen e pakursyer amerikane për Kosovën dhe popullin e saj në luftën e vitit 1999. Takimi i parë i familjes Bardhi dhe Sekretares Ollbright u realizua me 4 korrik 2005 në Prishtinë.

Ai njihet si një Filantrop, teksa më 12 mars, 2005, Bardhi nga buxheti familjar, ndau publikisht ndihmë në të holla për 33 familje të dëshmorëve, invalidë të luftës dhe skamnorë tjerë të komunës së Gjakovës. Me 10 mars, 2009, Bardhi i dhuroj të gjitha pagat si këshilltar komunal, për shërimin dhe operimin e një fëmije të verbër dy vjeçar.

Dr.Bardhi është njohës i gjuhës angleze, kroate dhe polake. Pasioni i tij është fotografia dhe kamera filmike, njihet si një ndër foto–kino amatorët më të vjetër në Kosovë dhe përdorë internetin që nga viti 1996.

Më 2 shtator 2011, në BKUK në Prishtinë, Dr. Bardhi bëri promovimin e librit të tij të parë “Agoni e Shpresa” libër ky i cili u promovua në Shkodër, në bibliotekën e qytetit Marin Barleti, më 29 tetor 2011.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë me Dr Besnik Bardhin

Dr. Bardhi, Kosova pesë muaj më parë shënoi 5 vjetorin e Pavarësisë së saj, dhe me 12 qershor 14 vjetorin e çlirimit. Si e ndjetë veten Ju që ishit në Gjakovë pjesë e përpjekjeve të para për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës?
Në këtë përvjetor të 14 të çlirimit të Kosovës, patjetër kujtesa fluturon në atë periudhë 78 ditëshe kur ishim të rrethuar nga forcat serbe, ose më mirë të themi nga kasapët serbë, të cilët bënin orgji, nga më të ndryshmet, me shqiptarët e paarmatosur në Kosovë.

Tash pas këtyre viteve në liri dhe 5 vitesh në shtet të pavarur, emocionet janë të përziera, them kështu nga se nuk jam i kënaqur me të arriturat që janë bërë për këto 14 vite lirie në Kosovë. Nuk është çdo gjë e zezë, ka të arritura pozitive në një masë, ndoshta këto arritje janë më shumë meritë e iniciativës private për realizimin e disa projekteve!

Mendoj se me një organizim më të mirë dhe më punën që do ta bënte inteligjenca e mirëfilltë shqiptare në Kosovë, sikur të ishte e inkuadruar në përmasa reale në organet e pushtetit, rezultatet do të ishin shumëherë më të mëdha!

Mendoj se gjatë kësaj kohe, shumë shpesh janë bërë gabime të mëdha nga ana e partive politike në përzgjedhjen e kuadrove, ata më shumë kanë favorizuar dhe prefëruar militantë partiakë në poste për të cilat ata nuk e kanë përvojën dhe dijen adekuate që të ballafaqohen dhe të zgjidhin çështje delikate dhe me rëndësi të madhe shtetërore!

Potenciali i ulët intelektual dhe arsimor i një pjese të atyre që ndodhen aktualisht në institucionet e ekzekutivit dhe politikbërjes shtetërore, patjetër që do të reflektojë me rezultate të ulëta, shpesh edhe nën mesatare! Individet e aftë dhe të ndershëm, të cilët nuk pranuan imponim dhe servilizëm, në një mënyrë u harruan qëllimisht, pak nga koha e më shumë nga pushtetarët aktualë! Unë mendoj se paslufta nuk e gjeti Kosovën pa resurse intelektuale, përkundrazi kishte intelektualë të rangut të lartë; ata ishin shtylla të Kosovës edhe në kohën e okupimit të egër serb. Ata burra të shkolluar me sakrifica të mëdha e trasuan rrugën për shtetësinë e Kosovës! Ajo shtresë intelektuale, pas lufte “avulloi”, humbëm njerëz me pervojë shumë të madhe dhe pasojat tash rëndojnë mbi shoqërinë tonë! Ky fenomen interesant p.sh. nuk ndodhi me ish republiken jugosllave të Sllovenisë, profesionistët slloven u mobilizuan dhe i dolen në ndihmë atdheut! Është dallim i madh të fillosh nga shkalla 100, se sa nga nje 0 e madhe! Resurset njerëzore janë pasuria më e madhe e një shteti!

Jemi dëshmitarë të ngritjes marramendëse në karrierë të disa individëve, plotësisht injorantë dhe të pashkolluar, të cilët arritën deri në shkallën e doktoranturës në një interval kohor rekord. Kjo është situatë tragjiko-komike!!! Ky hipërproduksion i intelektualëve të rremë do t’i kushtojë Kosovës dhe ardhmerisë së saj shumë shtrenjtë! Çka të presim në të ardhmen nga këto kuadro gjysmë analfabete?! Promovohen doktorë shkencash që nuk njohin drejtshkrimin e gjuhës së tyre amtare! Sot po pate të holla, kushëri “të fortë” në pozitë… shumë shpejt arrinë teë bëhesh “intelektual” i rangut të lartë, poashtu me punësim të garantuar!

Kosova nuk e meriton të nëpërkëmbet në këtë mënyrë, sepse gjatë historisë sfidoi dhe luftoi për ardhmeri më të mirë!

Kosova në këte situatë të krijuar kohëve të fundit, mund “të rreshqasë” në binarë të gabueshëm, bile shumë të rrezikshëm! Nuk guxojmë asesi të shkelim mbi gjakun e atyre që gjatë një shekulli u flijuan për këto troje! Kosova u shndërrua në shtet jo funksional dhe jo serioz, pikërisht nga njerëz jo profesionistë dhe jo seriozë! Kosova është atdheu i të gjithëve, nuk është ende de jure e ndarë në principata!!!

Si në çdo shoqëri të emancipuar edhe te ne duhet trajtuar veteranët që kontribuan për lirinë e vendit në mënyrë instutucionale dhe adekuate; ata duhet të ndihmohen në kuadër të institucionit të shtetit të Kosovës!

Te gjithë nuk e kanë aftësinë e menaxhimit politik, nuk është e thënë që domosdo disa njerëz që nuk kanë aftësi dhe njohuri menaxhimi politik të futën në poste të larta politike! Dikush është i pushkës, dikush i fjalës dhe i penës, secili duhet ta ketë vendin e vet dhe meritat e veta në shoqërinë tonë! Në këtë formë të organizimit të shtetit, Kosova ec përpara! Dhuna nuk ka vend në shoqëritë demokratike! Janë interesat madhore kombëtare dhe shtetërore, të cilat duhet të jenë mbi interesat personale! Disa njerëz aq shumë kanë fituar vetëbesim sa iu mungon vetëm kurora mbretërore! Ne shqiptarët e kemi si trashigim një ves shumë të dëmshëm, bëjmë dhe shpallim heronjë individë të ndryshëm para kohe! Ky veprim yni është treguar i dëmshëm!

Ideologë dhe idealistë të kombit shqiptar, me mund, djerse dhe gjak, i trasuan rrugët e lirisë dhe të demokracisë, e pastaj në ato rrugë ecen shumëshpesh hajdutë, brrylaxhinjë, kopukë bile edhe kolaboracionistë që arrijnë të infiltrohen edhe në strukturat më të larta shtetërore! Kush e lejoi të ndodhë kjo?! Pse nuk u bë kontrollim më i kujdesshem i të dhënave për këta njerëz! Kali i Trojës gjithnjë do të jetë aktual për njerëzimin!

Pas 5 vjet pavarësie të Kosovës, të arriturat nuk janë ato që janë pritur! Ithtarët e partive që vijnë e shkojnë në pushtet deklarohen dhe trumpetojnë për sukseset e tyre imagjinare! Pjesa neutrale e publikut, nuk i sheh ato suksese, bile as në horizont!

Askush nuk e ka mandatin që të vendosë për fatin e këtij vendi, sidomos vendimet që janë në dëm të shtetësisë së Kosovës dhe popullit të saj!

Enklavat metastazike serbe të shpërndara, jo vetëm në veriun e Kosovës, por në tërë territorin e Kosovës janë një problem tjetër shumë serioz i cili shtetësinë e Kosovës, edhe ashtu të brishtë, e rrezikon tejmase! Këto sajesa nuk u krijuan dhe nuk u lansuan rastësisht edhe në projektin e Ahtisarit; ato janë masë tumori kanceroz në trungun e shtetit të ri të Kosovës! Nga e kaluara e okupimit serb, e kujtojmë kohën e Agrarit të famshëm dhe kolonët serbë të cilët u injektuan në çdo cep të Kosovës! Në vitet e ’90 një grusht serbë, në krye me njëfar Shulloviqin, bllokonin me ditë të tëra rrugët e Kosovës! Maltretonin pandërpre institucionet legale te Kosovës!

Mendoj se shpallja e pavarësisë së Kosovës është vonuar për qëllime politike; në fakt Serbia tërë kohën kishte aktivizuar mekanizma që vepronin në këtë drejtim, pra për shtyerjen sa më tepër të datës së shpalljes së pavarësisë. Kjo ishte blerje e kohës për Serbinë dhe njëherit sukses i diplomacisë serbe ! Ne kemi qëndruar shumë inert dhe komod kundrejt realitetit dhe asaj që pala serbe ndërmirrte në rrafshin ndërkomb-ëtar, për minimin dhe sabotimin e çdo gjëje që kishte të bënte me shtetin e ri të Kosovës!

Çfarë mendoni se ka ndryshuar në këtë 14 vjetor të çlirimit dhe natyrisht 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës?
Ka ndryshuar shumëçka, por asesi nuk po ndryshon mënyra e të menduarit dhe e të të vepruarit në kokat tona. Unë mendoj se në këto 14 vite te pas luftes ne shqiptarët e Kosovës dhe miqtë e tyre ndërkombëtarë, kanë pritur shumë më tepër efikasitet nga lidershipi i tyre në realizimin e çështjeve shumë të rëndësishme për ardhmerinë e Kosovës. Frymën optimiste dhe vizionare në Kosovë e reflektonte, padyshim i vetmi me sinqeritet të plotë, tashmë i ndjeri, presidenti Rugova. Humbja e tij ishte një grusht i rëndë për popullin e Kosovës dhe ardhmerinë e saj! Ai mbante raporte shumëdimenzi-onale, siç shifet tash, sidomos në korrelacione me aleatet tanë!

Në këto vite, pas vdekjes së Presidentit Rugova, ndjehet shumë mungesa e institucionit të liderit. Ai arriti në momentet me kritike, t’i ribashkojë shqiptarët e Kosovës, bile jo vetëm shqiptarët por edhe disa etni tjera të cilat e nderuan me plot arsye!

Kam përshtypjen se shqiptarët e kanë shumë të shkurtër memorien historike, shpejt harrojmë të shkuaren tragjike, historike, dhe punën shëmbullore që bënë edhe aleatet tanë të perëndimit në krye me NATO-n! Ne kemi ende shumë për të bërë punë në forcimin e stabilitetit të shtetësisë së Kosovës! Shumë energji harxhojmë duke u marrë me çështje të dorës së dytë apo tretë! Shteti ynë dhe puna rreth tij duhet të jetë priori-tet yni i vazhdueshëm!

Armiqët tanë nuk i japin ate luks vetes, që çështjet madhore t’i anashkalojnë!

Shumë nga zyrtarët tanë të lartë sillen si injorantë dhe të pa edukuar në raport me obligimet që ata kanë ndaj shtetit dhe popullit që ua besoi votën! Ata mendojnë se populli përjetësisht do t’i ledhatojë! Çdo gjë rrjedh, fillon, por dhe përfundon; është ligj i dialektikës!

Çfarë kontributi kanë dhënë deri tani deshmitë Tua – vepra “Agoni e Shpresa”, për ndriçimin e helmimeve masive në Kosovë?
Libri im është një përmbledhje e punimeve publicistike, të cilat u riredaktuan dhe u mblodhen në një tërësi të re në këtë libër. Aty, mes tjerash, ka shumë materiale të cilat dëshmojnë me forcën e argumentit vërtetësinë e helmimeve të rinisë shqiptare në Kosovë, në pranverën e vitit images/articles/2013_08/35981/1990 të kryer nga sigurimi shtetëror serb!
Ne librin tim “Agoni e Shpresa” publikohen edhe shumë argumente shtesë të cilat për herë të parë i sheh opinioni publik shqiptar dhe më gjërë, si p.sh faksimilet e Shoqatës se Mjekëve të Serbisë , të cilët me 30 mars images/articles/2013_08/35981/1990, në një mbledhje të mbajtur ne Prokupje, kërkojnë mbylljen e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, në fakt shkatërrimin e shendetësisë së Kosovës, si uvërtyrë për luftën e cila më vonë pasoi në vitet 1998/99! Në kohën kur ndodhen helmimet e rinisë shqiptare në Kosovë, në pranverën e vitit images/articles/2013_08/35981/1990, isha në ngritje profesionale në shtetin e Kroacisë, pra në një klinike te ORL-së dhe Kirurgjisë së qafës, në Zagreb! Atëherë isha i afert dhe mik i mirë me shumë intelektualë kroatë. Me njërin nga ata, ministrin e shendetësisë së qytetit të Zagrebit, doc. Dr. Slobodan Lang, u dakorduam që ta orgnizojmë bashkarisht një simpozium shkencor për fenomenin e helmimeve në Kosovë! Pas shumë kercënimeve qe na u bënë nga sigurimi shtetëror jugosllav edhe me likudim fizik përmes thirrjeve telefonike dhe një kampanje të paparë të shtypit të Beogradit kundër organizimit dhe mbajtjes së këtij simposiumi! Mirëpo përkundër të gjithave, me 9 qershor images/articles/2013_08/35981/1990, simposiumi u mbajt dhe i perfundoi me sukses punimet!

Aty dolen në shesh, të argumentuara shkencërisht, shumë fakte dhe dëshmi mbi krimin makaber që e kryen serbët mbi rininë shqiptare të Kosovës! Në atë Simposium shkencor me karakter ndërkombëtar, të emërtuar “Kosova Sprovë e Ndërgjegjës Mjekësore”, hyri në histori si një tubim shkencor ku u hedh dritë dhe u arritën rezultate të shkëlqyera në demaskimin e politikës fashiste serbe në Kosovë!

Në këtë tubim ishte dhe një përfaqësuese ndërkombëtare nga Franca. Ajo ishte z. Lanternje, e cila tha se ishte deleguar nga Qeveria Franceze si dhe personalisht nga Kryetari i Francës z. Miteran. Ajo tha se nuk kishte ardhur në Jugosllavi të hulumtonte të drejtat e njeriut, por për nevojën emergjente që ka Kosova për medikamente. Në këtë simpozium ishte dhe delegacioni serb në krye me prof. dr. Ljubomir Eriç, koleg i profesionit i prof. dr. Radovanoviç. Ky ishte delegacion i përzgjedhur nga vetë kreu udhëheqës i Serbisë! Padyshim se këta njerëz kishin ardhur në Zagreb me direktiva politike. Në këtë tubim ai e prezantoi punimin e tij lidhur me INDUKSIONIN PSIKIK KOLEKTIV, kinse të ndodhur me rininë kosovare në mars te vitit images/articles/2013_08/35981/1990. Mes tjerash ai theksoi se këtij induksioni psikik i nënshtrohet vetëm mosha mbi 11 vjeç.

Kryesia e punës në simpoziumin “Kosova – Sprovë e Ndërgjegjes Mjekësore”, mbajtur më 9 Qershor images/articles/2013_08/35981/1990, në Zagreb. Nga e majta në të djathtë: Prof. dr. Anton Dolenc, dr. Besnik Bardhi, doc. dr. Slobodan Lang dhe prof. dr. Zenel Kelmendi.

Në pyetjen e anëtarit të Kryesisë së punës, prof. dr. Anton Dolenc, nga Fakulteti i Mjekësisë në Lubjanë, që ia drejtoi prof. Eriqit, se cili është komenti i juaj për rastet e foshnjave të helmuara në institucionet parashkollore në Gjakovë, pra nën moshën 11 vjeçare, prof. Eriç, u mendua për pak sekonda dhe tha: Më duhet të sajoj diçka! Uli kokën dhe asnjëherë më nuk e mori fjalën.

Pra, prof. dr. Lubomir Eriç e demanton pa dashje tezën e histerisë kolektive të kolegut të tij prof. dr. Radovanoviç. E vërteta shkencore është vetëm një. Në Kosovë, në mars të vitit images/articles/2013_08/35981/1990, nuk pat induksion psikik kolektiv.

Argumenti tjetër, që u publikua për herë të parë në Simpoziumin e mbajtur në Zagreb, është edhe gjetja e agjentit toksik DIMETIL-PHOSPHO-DITIONAT (DM-PP), në 7-të epruvetat e mostrës së urinës nga fëmijët e helmuar në Kosovë. Ky insekticid u zbulua nga prof. dr. Franjo Pllavshiç, ekspert i Biokimisë në Zagreb. Një dëshmitar shumë autoritativ dhe ish kryetar i Jugosllavisë dhe së fundi ish kryetar i Kroacisë, z. Stjepan Mesiq, gjatë një vizite në SHBA, e prezantoi raportin e tij “The participation of Yugoslavia in chemical armament” (Pjesëmarrja e ish Jugosllavisë në armatimin kimik). Sipas gazetës “Borba” të datës 26. 09. 1991 ai ka deklaruar: “Gazra të rrezikshme luftarake u përdoren kundër popullatës shqiptare në Kosovë”. Fakti që Kosova në dokumentacionin e dëshmive në GJND nuk e bashkëngjiti edhe akuzën ndaj Sërbisë për helmimin e popullatës së saj, në mars të vitit images/articles/2013_08/35981/1990, tregon qartë për një lëshim të pafalshëm. Kam shkruar shumë shpesh për helmimet dhe i kam bërë apel lidershipit kosovar që të punojë në këtë drejtim, mirëpo kurrë nuk kam marrë përgjigje pozitive. Një letër të hapur ia kam shkruar edhe vitin e kaluar, kryetarit Sejdiu, kryeministrit Thaçi dhe kryeparlamentarit Krasniqi, ku sugjeroj që kjo temë të riaktualizohet dhe të ngrisim padi ndaj shtetit serb për krimin e bërë, si dhe të futet në dokumentacionin e Kosovës për GJND në Hagë. Edhe kësaj radhe nuk kam marrë asnjë përgjigje.

Të gjithë dokumentacionin faktografik (video xhirime, dokumente…) lidhur më këto ngjarje i kam ruajtur me kujdes të madh gjatë djegieve dhe luftës së përgjakshme të vitit 1999 në Gjakovë.

“Shqiptarët i helmoi frika”, një shkrim cinik në “Borba”, në maj të vitit images/articles/2013_08/35981/1990, ku Kuvendi Federativ i RSFJ-së mohon helmimet në Kosovë !
Nga ajo ditë shtypi më nuk i përdori thonjëzat kur shkruhej fjala helmim në Kosovë! Peveç librit tim që flet gjerësisht për këtë tëmë, nuk duhet harruar edhe librin e mikut tim, suedezit Goran Wassenius, i cili poashtu me këtë temë e shkroi librin “Sëmundja Mistike”, ku me mjaft sukses i prezantoi faktet për krimin serb të helmimeve në Kosovë!

Dr. Bardhi, keni thënë se librin “Agoni e Shpresa” jua keni kushtuar shqiptarëve dhe aleatëve ndërkombëtarë që punuan dhe u sakrifikuan për më shumë se një shekull për Kosovën e lirë dhe të pavarur.Pse?
Për një shekull lufte me okupatorin serb, u flijuan me mijëra shqiptarë! Kjo ishte luftë në vazhdimsi dhe kurrë nuk u ndal. Eshtë gabim shumë i rëndë nëse ne themi që lufta ishte vetëm ne vitin 1998/99, në fakt kjo ishte përmbyllja e luftës njëqindvjeçare me armikun tradicional serbosllav! Kësaj rradhe faktori dhe aleatet ndërkombetarë ishin në anën tonë, në fakt ishte forca kolosale ushtarake NATO, aleati ynë numër një. Me këtë forcë, ushtarët tanë ishin në çdo aspekt më të gatshëm ta shporrin definitivisht robërinë dhe krimet serbe nga këto troje! Shqiptarët e Kosovës kurrë nuk guxojnë ta harrojnë rolin e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë… dhe shumë shteteve tjera, të cilat nuk kursyen asgjë që ta shpëtojneë nga shfarosja popullin shqiptar jo vetm në Kosovë!
Kjo është arsyeja pse këtë librin “Agoni e Shpresa” jua kushtova shqiptarëve dhe aleatëve ndërkombëtarë, që punuan dhe u sakrifikuan për më shumë se një shekull për Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Helmimet masive, varret masive, të zhdukurit, besoj që janë pyetjet që brejnë ndërgjegjen e çdo shqiptari, sot mbas 14 vjet çlirim dhe 5 vjet pavarësi. Si duhet të bindim Europën me të vërtetën e këtyre ngjarjeve tragjike?

Te gjitha këto krime monstruoze të bëra ndaj shqiptarëve të Kosovës kanë pasur gjatë gjithe historisë njëshekullore të okupimit serb, ombrellë institucionale te shtetit serb! Çdo gjë është bërë në përpikmeri dhe përputhje të asaj çka ndodhet brenda kornizës së dokumentit famkeq antishqiptar, ”Nacertanje”! Perpiluesit e parë të saj ishin Garashanin, Pashiq, Andric, Qubrillovic, se fundi akademikët e SANU-s i përgaditën kasapit Milloshevic platformën për shfarosjen e qenjës shqiptare nga Kosova! Europa është në dijeni për të gjitha këto fakte, por reagimi dhe qëndrimi antishqiptar i Nënës Rusi, pastaj Greqisë dhe disa shteteve që udhëheqin politikë jo parimore ndaj Kosovës dhe në përgjithësi ndaj shqiptarëve, ka bërë që gjërat mos të shkojnë në drejtimin e duhur!

Merreni me publicistikë përveç profesionit Tuaj të mjekut, dhe me sa kuptoj u “pëleqen” shumë politika, por duket se jeni shumë pak i angazhuara me politikë ë Pse?
Në ditët më kritike për atdheun dhe popullin shqiptar kam qenë i involvuar në struktura shumë delikate, ku së bashku me disa atdhetarë, patriotë dhe intelektualë të verifikuarë në fillim të vitit 1991, krijuam një berthamë, të cilën e quanim si një Shtab lufte për qytetin e Gjakovës, prej nga dizejnohej dhe realizohej jeta paralele në qytetin e Gjakovës , kundrejt pushtetit okupator serb. Pasojat nga dekonspirimi potencial i kësaj bërthame do të ishin shumë tragjike!

Edhe para luftës dhe pas luftës jam marrë me shkrime të ndryshme publicistike në trajtë analizash, kryesisht të natyrës politike! Të gjitha këto shkrime u janë plasuar mediave të shkruara dhe elektronike, në trojet shqiptare dhe më gjërë. Shumë shpesh edhe në mediat elektronike kam shpreh qëndrimet e mia!

Si shtetas shqiptar i Kosovës, asnjëherë nuk kam pushuar së vepruari, një kohë si ju thash me lartë, në kohën e okupimit serb, më shumë kam vepruar ilegalisht në grup, dhe pastaj pas luftës gjithnjë kam qenë transparent, sidomos në shenjëstrimin e dukurive negative për shtetin tonë!

Eshte një dukuri jo e mirë, e cila jo veç mua, por pothuaja të gjithë bashkëvepri-mtareët i ka përcjellë vazhdimisht gjatë kohes së okupimit serb! Anatemimet dhe shpifjet që bëheshin asokohe, të lansuara nga bazat e armiqve tanë, e të përhapura nga individë të caktuar posaqrisht për këto punë, shumë shpesh bënin dëme me të mëdha, se ndoshta veprimi dhe ndërhyrja direkte e vet sigurimit shtetëror serb! Harxhohej energji pa asnjë nevojë edhe në një front tjetër – ky ishte fronti i luftës psikologjike!

Ato theshetheme shkonin në progresion gjeometrik duke u rritur n qarshi dhe na pengonin në punën tonë shumë delikate dhe konspirative!

Edhe pse ne vitin images/articles/2013_08/35981/1990 isha një nder themeluesit e PSHDK-së dhe njëherit Kryetar i parë i kësaj dege në Gjakovë, poashtu në vitin 2006/07 themelues dhe kryetar i parë i deges së AKR-së në Gjakovë, mendoj se kam pasur fatin e përcaktuar të jem tërë jetën në opozitë!

Unë do të ndjehem mirë dhe i relaksuar vetëm atëherë kur Kosova te shëndrrohet në një oazë të mirëqenjes, prosperitetit dhe lirive njerzore. Kosova meriton të bëhet një shtet demokratik i nderuar edhe nga fqinjet!

Paraqitia e juaj për herë të parë, me një libër, a do të thotë se jeni “gati” të shkruani ndonjë libër tjetër!

Ne fakt unë librin e dytë kam filluar qe para dy vitesh ta punoj. Është libër në trajtë romani autobiografik për të gjitha ndodhitë dramatike sa isha në Zagreb, qe nga shtatori i vitit 1989 deri ne prill 1991, kur së bashku me shumë veprimtarë tjerë shqiptarë dhe kroatë në atë kohë iu kundërvuem makinerisë propagandistike serbe, e cila ishte shumë agresive sepse përgaditej hapësira për fillimin e luftërave të përgjakshme në ish republikat Jugosllave!

Shpresoj një ditë do ta perfundoj edhe këtë libër! Ajo që niset duhet mbaruar!

Dr. Bardhi, një propozim i Juaj kur ishit këshilltar i komunës së Gjakovës, kërkuat që të shpallen qytetarë nderi të Gjakovës Dejvid Cheter dhe Del Vekio. Këtë propozim, ju e mbështet në kontributin që këta dy persona e kanë dhënë më 13 qershor 1999 për të shpëtuar Gjakovën nga forcat e armatosura serbe. Propozimi Juaj është shpallë me 28 Tetor 2008.

Qe nga 28 tetori, pra tani u bënë me 5 vite që unë dërgoj të njëjtën kërkesë në adresë te Z. Pal Lekaj, Kryetar i Komunës në Gjakovë, Asamblesë Komunale në Gjakovë, Komitetit për Politikë dhe Financa, KK Gjakovë, Bordit të drejtorëve, KK Gjakovë, Kryetarëve të grupeve parlamentare si dhe të gjitha mediave të shkruara dhe elektronike në Kosovë dhe jashtë!

Unë bëj (ri)Kërkesë për shpallje Qytetar Nderi të Gjakovës të: z. David Chater dhe z. Mauro del Vechio, për meritat e tyre të jashtëzakonshme në mbrojtjen e qytetit dhe parandalimin e masakrës serbe ndaj qytetarëve të ngujuar dhe të pambrojtur, me dt. 13. 06. 1999 në Gjakovë.

Kam dhënë dhe arsyetimin me sa vijon: Më dt. 13. 06. 1999, pas 78 ditë bombardimesh të caqeve serbe nga Aleanca Veriatlantike, si dhe të masakrave të papara të forcave serbe ndaj popullatës së pafajshme të komunës sonë, në qytetin e Gjakovës në orën 15.15 minuta nga drejtimi i Prizrenit, hyri me automjetin e tij, gazetari i SKY NEWS-it, reporter special i shumë luftërave, David Chater. Edhe pse ishte rrezik i madh, sepse në afërsi kishte forca të mëdha serbe, një grup qytetarësh, ia preu rrugën automjetit të këtij gazetari, pikërisht te trekëndëshi i Tranzitit, në afërsi të stacionit policor. Në mesin e atyre qytetarëve kam qenë dhe unë personalisht, si pjesëmarrës dhe dëshmitar i gjallë i ngjarjes.

Në ato momente, Gjakova digjej nga të katër anët dhe dëgjoheshin detonime e rafale të pandërprera automatikësh. Ky grup i qytetarëve, shumë të shqetësuar dhe të dërmuar, i shpjeguan gazetarit anglez se çfarë po ndodhte aktualisht në qytetin e Gjakovës. Ai shfaqi habi nga ajo çfarë pau dhe dëgjoi në ato momente.

Ai i njoftoi qytetarët për faktin se forcat e KFOR-it Italian, ishin stacionuar në fshatin Rogovë!Ai e pyeti këtë grup njerëzish të frikësuar se çfarë mund të bënte për ta?!

Kërkesa e këtyre qytetarëve ishte e qartë: Të intervenohet sa më parë dhe të mos u lejohet edhe një natë kriminelëve serbë që t’i bëjnë orgjitë e veta piromane dhe vrastare ndaj popullatës së ngujuar dhe të pambrojtur shqiptare në qytetin e Gjakovës.

Në ato momente, David Chater e kthei xhipin në drejtim të Prizrenit dhe premtoi se do të flasë drejtpërdrejt me komandantin e KFOR-it italian, gjeneralin Del Vechio, dhe se do t’ia përcjellë kërkesat e qytetarëve të Gjakovës.Gazetarit anglez Chater, në rrugë për Rogovë, iu bashkëngjit dhe një vajzë nga ai grup, Kaltrina Cana (16-vjeçare), e cila e fliste mirë gjuhën angleze.

David Chater e kreu me shumë sukses misionin e tij human. Për veprën e tij madhore, ai hyri në historinë e re të qytetit të Gjakovës, si figurë me shumë vlerë dhe njeri i respektuar.

Programi satelitor i SKY NEWS-it, në orën 15.45 min. transmetoi direkt lajmin ekslusiv të bisedës së David Chater me komandantin e KFOR-it italian, gjeneral Del Vechio, i cili e aprovoi kërkesën e qytetarëve gjakovarë dhe mori vendim për hyrjen e menjëhershme të forcave të KFOR-it italian në qytetin e Gjakovës.

David Chater dhe gjeneral Mauro del Vecchio, padyshim janë dy figura me rëndësi të veçantë në historinë e re të qytetit të Gjakovës.

Gjenerali Del Vechio, i thei rregullat e NATO-s, për situata të këtilla dhe vendosi të hyjë me forcat e tij në qytetin e Gjakovës, që ta parandalonte masakrën e mundshme dhe të planifikuar të forcave serbe ndaj popullatës së mbetur dhe të pambrojtur shqiptare në brendi të qytetit. Në orën 16.45 min. të dt. 13.06.1999, qindra qytetarë gjakovarë, duke brohoritur NATO, UÇK, USA… patën rastin, pikërisht te trekëndëshi i Tranzitit, të jenë pjesë e historisë së re të këtij qyteti, duke u dëshiruar mirëseardhje të sinqertë forcave të KFORI-it italian. Pas dy ditësh, gazeta ditore e Kosovës, “Bota Sot“, shkruan në faqen e dytë për këtë ngjarje historike me titull: “Gazetarët e shpëtuan qytetin e Gjakovës”.

Në prag të shënimit të 11-të vjetorit të çlirimit të Gjakovës dhe të përfundimit të luftës në Kosovë, i propozoj z. Pal Lekaj, Kryetar i Komunës, Asamblesë Komunale, si dhe strukturave tjera komunale të theksuara më lartë, që ta shqyrtojnë, debatojnë si dhe, mundësisht, ta aprovojnë propozimin që vijon:
Duke u nisur nga faktet e prezantuara në këtë tekst, për misionin shumë human që kreu, gazetari anglez DAVID CHATER si dhe komandanti i parë i KFORI-it italian, z. DEL VECHIO, për shpëtimin e qytetit të Gjakovës dhe të banorëve të saj, më 13. 06. 1999 propozoj që:

1. Gazetari i SKY NEWS, z. David Chater dhe komandanti i parë i KFOR-it italian z. Del Vechio, të shpallen qytetarë nderi të qytetit të Gjakovës, për merita të jashtëzakonshme në shpëtimin e qytetit të Gjakovës dhe parandalimin e masakrës me përmasa të mëdha ndaj qytetarëve të rrethuar dhe të pambrojtur.
2. Vendtakimi i parë i qytetarëve gjakovarë me gazetarin anglez Chater si dhe me forcat e KFOR-it, trekëndëshi i Tranzitit, të emërtohet: Sheshi i Chateri-it apo i NATO-s.
3. Tek trekëndëshi i Tranzitit të ndërtohet një obelisk madhështor në shenjë mirënjohjeje të përjetshme ndaj NATO-s si dhe për aleatët tonë historikë.
Mendoj se realizimi i këtyre propozimeve, së pari tregon falënderimin, dashurinë dhe respektin e pafund ndaj aleatëve tonë, si dhe shkallën e lartë të kulturës dhe të qytetërimit të njerëzve liridashës të qytetit tonë.Me këtë akt aprovimi, ne e lajmë një pjesë të borxhit moral ndaj protagonistëve të kësaj ngjarjeje historike për qytetin tonë dhe meritat që kanë në parandalimin e Srebrenicës së dytë.
Aprovimi dhe realizimi i kësaj ideje, e nderon shumë qytetin tonë, i reflekton përjetësisht orientimet tona demokratike dhe liridashëse, si dhe ndjenjat tona miqësore sidomos ndaj aleatëve tanë ndërkombëtarë, që ishin të përfshirë në luftën e vitit 1998-1999 në Kosovë.
Edhe pse radhazi qe 5 vite nuk më është kthyer asnjëherë përgjigje, për apo kundër kësaj kërkese, unë me këmbëngulje serish do të kërkoj që kjo çështje të çohet deri në fund, mos nga kryetari aktual z. Pal Lekaj, atëherë gjithesesi nga pasardhësit!

Kosova gjithmonë tek Shqipëria e sheh shtetin Amë. A mendoni se Shqipëria zyrtare e ka luajtur siç duhet rolin e saj në këtë drejtim : çlirimin e saj, pavarësinë dhe tash duke lobuar në rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën?
Asnjëherë, aq sa duhet nuk është punuar nga shteti amë për Kosovën; pra në këtë rrafsh gjithnjë ka pasur mundësi edhe më të mëdha! Shqiperia amë, ka traditë një shekullore në shtetësi dhe disponon kuadro dhe kanale diplomatike me anë të të cilave do të mund të lansoheshin shumë më me efikasitet kërkesat e popullit të shtypur si në Kosovë (gjatë kohës së okupimit serb) ashtu dhe në trojet tjera shqiptare, po ashtu aktualisht të okupuara. Edhe tani, në epokën e demokracisë, sikur Shqipëria heziton dhe ka rezerva në kërkesat e saj legjitime, për të mbrojtur të drejtat e popullit të vet në trojet e saja të okupuara. Intensiteti i këtij aktiviteti ka qenë më i shtuar viteve të fundit kur ishte çështja e lobimit për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur!

Me ndërrimin e pushtetit në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 23 qershorit, jam shumë kurreshtar se si do të reagojë e majta shqiptare në rrafshin mbarëkombëtar!
Shqipëria asgjë më tepër mos të bëjë, veç atë sa bën “Nëna” Rusi për Serbinë!

Dr. Bardhi, Cili është mesazhi Juaj për qytetarët e Kosovës?
Populli shqiptar falë sinqeritetit që disponon, gjatë historisë ka paguar shumë shpesh haraqe dhe ka paguar me gjak faktin se fqinjët e saj janë të pangopur instinktivisht për ekspansion ndaj tokave shqiptare!

Janë zhvilluar luftëra të parreshtura me fqinjët sllavë, të cilët kishin vazhdimisht synimin dhe orekset e pashuara për pushtimin e tokave shqiptare dhe dëbimin e popullatës autoktone!

Fakti që tokat shqiptare u coptuan e së bashku me toka u dobësua edhe qenja shqiptare, duhet të na mobilizojë që të jemi syçelë gjithnjë!

Populli shqiptar në Kosovë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duhet të jetë shumë racional se kujt do t‘ia falë besimin për të qeverisë Kosovën në 4 vitet e ardhëshme! Ata të cilët nuk bënë asgjë për prosperitetin e atdheut tonë duhet të dënohen me mosdhënje të votës! Deputetët kukulla, që nuk janë as për dekor në parlamentin e Kosovës, asesi nuk guxojnë që serish t’i zënë ulëset në zgjedhjet që pasojnë!

Vetëm një Qeveri e ditur, stabile dhe atdhedashëse mund t’i kundërvihet politikës hegjemoniste serbe!

Projektet djallëzore serbe, janë komplote pansllaviste që kanë për qëllim asgjësimin dhe dëbimin e popullit autokton shqiptar nga trojet e lashta stërgjyshore!
Këto projekte monstruoze qubrilloviçiane janë ende gjallë!

Intervistoi: Beqir SINA, New York

Dr. Besnik Bardhi (Portret, tetor 2011)

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close