Advertisements

Turqia drejt indoktrinimit final -Darvinizmi definitivisht dëbohet nga tekstet mësimore !

Pas fitores së partisë së Erdoganit për here të parë në Turqi ka pasur njerëz të cilët kanë vlerësuar që ahere se Turqia nuk do të ishte ma ajo që e kishte ndertuar Mustafa Kemal,Babai i Turqisë moderne siç thirrej ai nga vet turqit-Ataturk.
Erdogan bëri gjithëçka për t’ia ndrruar karakterin politik këtij vendi derisa heren e fundit i ndrroi edhe kushtetuten.Ai ia ktheu shpinen perëndimit dhe ktheu sytë kah Rusia,armikut të saj shekullor,dhe filloj të riislamizoje shtetin dhe shoqerinë.

Në kuader të kësaj fryme ,edhe shkollat turke filluan të marrin karakter fetar,kur pushteti i tij u zotua se do heq Darvinin nga textet mësimore,si dhe kurë filluan të ndertojnë shkolla të karakterit fetar,të quajtura Imam Hatip,për të promovuar qëllimin e Erdoganit për të ngritur një gjenerate të re të turqëve “besimtarë”!E ka shkuar deri aty sa në shkolla fillore ,në orët e religjionit,mësuesit kanë promovuar kuptimin “paqësor”,siç thonë ata të fjales Xhihad-“me luftu”-si diçka “dashuri a për atdheun”!

Darvini

Tani klika dhe pushteti i drejtuar nga Erdogani ka ndermarrë edhe një sulm drejtuar shkollave dhe sistemit sekular arsimor,për ta derrmuar edhe ashtu traditen e dobët sekulare.
Me ndryshimet e reja shtë vendosur të eleminohet,Darvini dhe koncepti i tij siç është seleksionimi natyror,dhe përfundimisht do hiqen nga tekstet shkollore,e kjo ka të bëjë me çfaredo kuptimi që ka të bëjë me Darvinin.
E tërë kjo arsyetohet edhe si “korrekture e domosdoshme” nga ministri turk i arsimit,Jilmaz,”për të ngritur arsimimin në baza të vlerës”,e sipas tij sigurisht vlerë “shkencore “,janë vetëm ato religjioze.Ai ka shkuar edhe ma larg duke thënë se :”Biologjia Evolucionare ,thjeshtë është shumë e rëndë për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore,prandaj do të futet të mësohet në univerzitete”.
Këtu është e qartë se ,indoktrinimi dëshirohet të bëhet që nga shkallët e hershme të shkollimit që më pastaj,një njeri i rritur të jet produkt final i indoktrinimit.Perfide a!?

Xhelil Arifi/Proinformacion.com

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close