Advertisements

Ishulli i Pashkëve dhe misteri që po thellohet i popullit Rapanui

Ishulli i Pashkëve me statujat gjigante të kthyera nga oqeani janë një nga misteriet ma të mëdha botëror nëpër shekuj,ka shkuar duke u thelluar edhe ma shumë pas studimeve të fundit.
Uashington(Reuters) – Figurat të cilat hedhin shikimin nga kodrat e ishullit të Pashkëve janë emblematike të njerëzve enigmatik që dikur lulëzuan në një pikë toke në mes të Paqësorit. Hulumtimi i ri gjenetik vetëm thellon misterin rreth këtyre njerëzve.

Shkencëtarët thanë të enjten se një analizë e ADN-së nga eshtrat e lashta skeletore përjashtoi mundësinë që banorët e ishullit të Pashkëve të jenë ndërlidhur/përzier me amerikanët e jugut përpara ardhjes së evropianëve në ishull në vitin 1722.
Një studim gjenetik i vitit 2014 kishte sugjeruar se ndërthurja midis njerëzve të Ishullit të Pashkëve -Rapa Nui dhe njerëzve vendas në Amerikën e Jugut ndodhi përafërsisht midis vitit 1300 dhe 1500. Hulumtimi i ri, duke studiuar ADN-në e tre njerëzve të Rapa Nuit nga vitet 1400 dhe 1500 dhe dy nga vitet 1800, nuk gjetën prova për një përzierje të tillë.
Hulumtimi nënvizoi izolimin e këtyre njerëzve, të cilët jetonin në një vend periferik rreth 3.700 kilometra në perëndim të Amerikës së Jugut dhe 1.700 kilometra nga ishulli më i afërt.

“Studimi ynë tregon se nuk ekziston një skenar i thjeshtë i shkëmbimit të popullsisë dhe migrimit midis Rapa Nui dhe Amerikës siç sugjerohet nga shumë arkeologë, historianë, gjenetistë të popullsisë dhe madje edhe aventurierë”, tha arkeologu Cat Jarman i Universitetit të Bristol në Britani.
Jarman tha se studimi, i botuar në revistën Current Biology, konfirmoi një numër gjithnjë në rritje të provave që Ishulli i Pashkëve u banua nga polinezianët që kaluan oqeanin e hapur.

“Ne ishim të befasuar që nuk gjetëm ndonjë përzierje amerikane në individët tanë të lashtë të Rapa Nui,” shtoi Jarman.
Njerëzit e Rapa Nui formuan një kulturë unike të njohur për 900 statujat monumentale nga guri dhe trupa të njohur si moai të ngritur rreth ishullit të Pashkëve. Kultura lulëzoi duke filluar rreth vitit 1200.

Studimi nuk përjashtoi ndonjë lloj kontakti kulturor midis Ishullit të Pashkëve dhe Amerikës së Jugut. “Megjithatë, nëse ndodh, dëshmitë e reja sugjerojnë se ajo ishte e rrallë ose, e paktë, se nuk lanë gjurmë gjenetike të dallueshme,” tha Jarman.
Universiteti i Kalifornisë-Santa Cruz antropologu Lars Fehren-Schmitz tha se provat si prania e patates së ëmbla, një lëndë e Amerikës së Jugut, në Polinezi tregojnë një shkëmbim kulturor të ndodhur ndërmjet Amerikës dhe Polinezisë përpara ndikimit të kolonizimit evropian.
“Shumë studiues sugjerojnë se Rapa Nui është një nga pikat më të mira të kontaktit, sepse ai është më i afërt me Amerikën e Jugut, por një shkëmbim mund të ketë filluar edhe në ishuj të tjerë, nëse ai ndodhi”, shtoi Fehren-Schmitz.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close