Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Kryeministrja britanike May uron Haradinajn

ATSH/.- Kryeministri Ramush Haradinaj, ka marrë një mesazh urimi për zgjedhjen e tij në krye të qeverisë kosovare nga kryeministrja britanike Theresa May, e cila shpreh përkushtimin e vendit të saj për ta ndihmuar Kosovën në të gjitha fushat.

May ka thënë se Britania është e përkushtuar për Kosovën e integruar në komunitetin ndërkombëtar dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Ne mbështesim fuqishëm një Kosovë të qëndrueshme, të sigurt dhe prosperuese. Në këtë kuadër, ne do të vazhdojmë të përkrahim fuqizimin e sundimit të ligjit në vendin tuaj dhe shpresojmë që qeveria juaj do të trajtojë me prioritet mangësitë në sistemin e drejtësisë, e gjithashtu të ndërmarrë të gjitha masat e duhura që të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, thuhet në urim.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje të shtuar teknike dhe shpresojmë që iniciativat ekzistuese të gjejnë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë suaj, siç është projekti me Mbretërinë e Bashkuar për asistencë Kosovës në rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në administratën publike”, thuhet më tej në urim.

May beson se bashkëpunimi Mbretëri e Bashkuar – Kosovë në këtë projekt është me rëndësi të lartë, sepse nxit profesionalizmin, llogaridhënien, dhe transparencën në administratën publike – dhe në këtë mënyrë, demonstron para botës përkushtimin e Kosovës në vlerat demokratike.

“E mirëpres vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë të dy qeverive tona. Do të jem e nderuar t’iu mirëpres në Mbretërinë e Bashkuar për Samitin e Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm”, përfundon urimi i kryeministres britanike Theresa May.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close