Advertisements

Nobelisti Ivo Andriçi dhe Hitleri së bashku

Editor

Shkroi> Fahri XHARRA   7 Tetor, 2017


>>Në një paradë ushtarake në vitin 1939 në Berlin  Hitleri dhe  Ivo Andriçi
На паради у БерлинуХитлер и принц Павле, иза њих Иво Андрић, у јуну 
1939. године

Po, shumë mirë, po shihni një foto e cila nuk bën zhurmë tek serbët. Asnjë fjalë e keqe as për Hitlerin e as për Ivo Andriçin, nobelistin serb të vitit 1961. E shikoni pra, Ivo Andriçi si ambassador i ish-Jugosllavisë në Berlin.  Serbët e shikojnë si fakt historik, dhe pajtohen me të.

Ja një kronologji e jetës së tij politike nëpër disa sisteme shoqërore të ish-Jugosllavisë:

“Ivo Andriçi lindi më 1892 në Dolac- Vdiç në Beograd më 1975, ishte shkrimtar serb dhe jugosllav, ishte Diplomat i ish-Mbretërisë së Jugosllavisë. Që nga viti 1920 u bë administrator në Ambasadën në Vatikan, e pastaj punoi si konsulent në Bukuresht, Trieshte dhe Grac (Бриљантна дипломатска каријера („Политика“, 10. октобар 2011), dhe si njeri i vyer për çështjen serbe kurrë nuk u akuzua për “tradhtar” nga serbët, sepse iu shërbeu të gjitha regjimeve shtetërore.

Ivo Andriqi ishte ambasador i Mbretërisë së Jugosllavisë në Gjermaninë e Hitlerit dhe në atë kohë, në Janarin e vitit 1939, me kërkesë të Milan Sojadinoviçit bëri projektin për ndarjen e Shqipërisë mes Jugosllavisë dhe Italisë, sipas të cilës Serbia duhej të merrte Shqipërinë e Veriut dhe Durrësin” (Ante Beljo, Ideologija Velike Srbije).

Por serbët nuk u çmendën kurrë që një ivoandriç me karrierë politike në sistemet e ndryshme që kishte kaluar Jugosllavia të kandidohej edhe për Çmimin Nobel, 1961. Pra, Ivo Andriçi  ishte fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1961 për romanin “Ura e Drinës”(1945), ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe arteve të Serbisë deri në vdekje.

Ndoshta e kuptuat se ku po dua të dal? Po, tek egoizmi, fanatizmi, egocentrizmi, smira,
shpirtngushtësia, tmerri, marria, çmenduria jonë në raste të caktuara. Medet se ku jemi ne! Ditën e ndarjes së Nobelit shkrova: « Ne, jo vetëm që Kadarenë nuk e duam, por edhe të shkuarën tonë e përdhosim. Perëndimi shpresonte në popullin shqiptar, shpresonte shumë se ne do të jemi sërish porta e saj! Por ata me ne nuk janë të kënaqur. Si nuk janë?
Ja, ata po e shohin që ne nuk e duam së pari vetveten pastaj kombin, pastaj historinë tonë. Ne nuk i falenderojmë  miqtë. Ne jemi bukëpërmbysët. Apo jo?
Ne që nuk e duam vetveten. Po si të na dojë Evropa?
Larg jemi, larg; neve na është ndalur ora që 549 vite.
Me vdekjen e Skënderbeut po duket se i kemi dhënë Lamtumirën Evropës »
S`di, a kam të drejtë?

Me keqardhje për të fismin tonë Ismail Kadare!

Sa jemi të papërmbajtur? Po si guxojmë të flasim, dhe të flasim për Kadarenë. Po edhe ata që flasin e shajnë ishin pjesë e atij sistemi. Po edhe ju që i lexoni këta rreshta jeni bij të një sistemi në të cilin prindërit tuaj kanë jetuar.

« Tani kur shkuan huq të gjitha bastet e atyre që parashikonin se Kadare do të rrëmbente Çmimin Nobel për letërsi, ky, sidoqoftë, paraqet një rast të mirë për të reflektuar me thjerrëz introspektive për figurën e tij dhe kontributin në kulturën kombëtare. Kadare shkëlqen edhe në mosmarrjen e çmimit prestigjioz, edhe për faktin se ai është i vetmi që nga viti 1975 që konsiderohet nga juria e Nobelit si një nga mëtuesit kryesorë», shkruan Mentor Nazarko.

Përpjekjet për ta paraqitur Kadarenë si pjesë organike të pushtetit komunist janë një lloj letërsie politike që nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën. Por të shtojmë edhe një pyetje shumë dashamirëse për kritikët e Ismail Kadaresë: E lexuat përvojën politike të Ivo Andriçit, nobelistit me famë i njohur edhe për përgatitjet e tija të planeve për zhdukjen e popullit shqiptar?

Po sikur Kadareja ta kishte kryer ndonjërën nga ato shërbime politike sikur Andriçi, çka do të bënim ne me atë? Po sikur Kadareja të ishte i Kohës së Zogut, i kohës së okupimit italian, ne do e shtrydhnim, ne do e shkallmonim.

Me shkoi mendja t’ju pyes: Po sikur Kadareja të ishte me Hitlerin në ndonjë paradë ushtarake? Ose të ishte me Musolinin në ndonjë foto? Ose të ishte ndonjë bashkëpunëtor i ndonjë armiku të jashtëm e të brendshëm?

Nuk mund të largohem nga pyetja. Si do të vepronim me Kadarenë po ta shihnim në foto së bashku me Fyhrerin? Marre është për dhe për të gjithë lubonjit dhe lubonjat që fshihen pas Lubonjës, dhe të gjithë ata që janë të pakënaqur që regjimi komunist nuk e likuidoi fizikisht Kadarenë para vitit 1990.

Kombi duhet të ringjallet patjetër, era errësirë e myshqe të lagështisë është duke na ardhur.

Loading...
Advertisements
Next Post

Ministria e Infrastrukturës:Rrugët janë të kalueshme,pas Reshjeve të borës,

ATSH/.-  Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësinë e kësaj ministrie janë të kalueshme, pavarësisht rënies së borës gjatë natës së kaluar. Ministri Pal Lekaj ka njoftuar se Ministria e Infrastrukturës ka […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close