Advertisements

Të shtatë Zotat e paganizmit me emëra që kanë rrënjë shqiptare

7.Zotat e paganizmit kanë të gjithë emra që rrjedhin nga rrënjët shqiptare. Është e qartë pra se për kultin e Perëndisë dhe natyrës duhet t’u referohemi Pellazgëve. Pas transformimit të zotit të vetëm në një perëndi shumëformëshe dhe antropomorfe ata ndoqën idhuj, të cilët kishin emra të përkryer shqiptarë, që shprehnin simbolet e tyre.(fxh)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkruan:Aurenc Bebja*, Francë – 24 Tetor 2017

“ Z. De Rada paraqet idetë e tij për atë që karakterizon gjuhën shqipe dhe monumentet e saj :

 

1.Gjuha shqipe është e përbërë nga fjalë njërrokëshe të cilat vënë në dukje aspekte të ndryshme të fushës. Me ndihmën e prapashtesave ose të ndryshimit të zanoreve në rrënjën njërrokëshe, gjuha shqipe ka mundësitë të formojë fjalët për një ligjërim.

 

2.Ka dy lakime ku njëri është i shquar; tjetri i pashquar. Tri janë gjinitë, ku ajo asnjanëse shpreh idetë e përgjithshme. Rasat janë shtatë.

 

3.Format e foljes janë tri : veprorja, joveprorja dhe mesorja; pesë mënyrat ; shtatë kohët.

 

4.Zanorja e ndryshueshme, si shtesë e prapashtesave morfologjike, ndryshon tonalitetin.

 

5.Për arsye të burimeve të saj fonetike, gjuha shqipe është superiore ndaj çdo gjuhe klasike.

 

6.Gjeografia, ashtu si dhe legjendat e kohës parahistorike helene dhe latine ruajnë fjalë shqiptare. Ishin Pellazgë, Trojanë, Frigianë, etj. Ishin Pellazgët që e themeluan Romën.

 

7.Zotat e paganizmit kanë të gjithë emra që rrjedhin nga rrënjët shqiptare. Është e qartë pra se për kultin e Perëndisë dhe natyrës duhet t’u referohemi Pellazgëve. Pas transformimit të zotit të vetëm në një perëndi shumëformëshe dhe antropomorfe ata ndoqën idhuj, të cilët kishin emra të përkryer shqiptarë, që shprehnin simbolet e tyre.

 

8.Në përfundim, Z. de Rada është i bindur se në gjuhën shqipe ka ende thesare të çmuara gjuhësore për shkencën dhe ai pret që të zbulohen  shpejt. 

Credits:darsiani.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close