Advertisements

Muzeu i “Glacave”…!

Xhelil Arifi —Q’ashtu diçka si satirë


Na nuk jemi një popull që kushedi sa me xhelozi i ruajmë dhe krijojmë kushte për ti ruajtur pasuritë e tona arkeologjike,por megjithate tue ba shtetin e kena mësue se mdoshta atij përkrah i duhet me pasë naj muze edhe ia kena nisë me qelë të tillë,edhe nëpër qytete.

Një të tillë e kemi edhe në Gjilan,njifare muzeu rajonal ,m’doket,edhe shumë mirë që e kemi është ba punë e mirë kur është hapë ,për kurgja tjeter biles për t’na i rojtur opangat,çorapët e leshta,naj pshallak,naj qylym e tirqi,kapuq të bardhë e kushedi aty mund të ruhej edhe ndonjë qifte a martinë,akobure me kallxue se edhe na kemi prodhue edhe atëhere vet diçka ,kemi pasë veka bile,e sa për pushka e kobure me kallxue se kena luftue najhere edhe na edhpse s’kena pasë ma shumë armatim se naj kobure,martinë e naj hjeks e skicë,e kaj here kurë jena ulë me pi çaj rusi e kena shtru edhe muhabetin e lepujve dhe gjuetinë që kena ba n’ta.

Po OK-ej ,t’i kthehemi muzeut tonë i cili vërtetë është dashur ta kemi aty.Ai jo vetëm se është bërë vend për ruajtjen e trashëgemisë sonë duke rojtur exponate të çmuar,porse aty ,përjashta ma drejtë po ruhen edhe glacat e shpendëve ma saktë të sorrave se siç e dini Fusha e Kosovës është e dominuar nga to.Në fakt përpara hyrjes në anën e djathtë kurë shikohet nga këndi ynë është një dru i cili i bënë strehë edhe kerrit të ndërtuar për tërheqje nga kiet (Kabrioleti i këtynehere) edhe sorrave të cilat pastaj e ,(m’falni shprehjen) e dhinë edhe kerrin që asht exponat i së kaluares edhe hapësiren para hyrjes në muze dhe e bajnë shkret.

Edhe kurë e shikon vërtetë të bindë se aty është një muze dhe njerëz që vërtetë e duan konservimin e asaj që asht autoktone e n’koft ajo edhe një glacë sorre,sepse si të kuptohet ndryshe kjo pamje e shëmtuar cila është aty me vjet prej se është hapur muzeu!!

exponate

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close