Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

A po e pranon Bashkësia nderkombëtare propaganden se Serbia duhet të fitoje diçka për të pasur sukses dialogu!?

Politika serbe tashmë e ka profilizuar kërkesen e vet politike sa i përket Kosovës dhe nuk lë vend e mundësi pa e përmendur se qëllimi i tyre është që mos të “dalin” nga qështja Kosova pa fituar ose pa u shpërblyer me diçka.

Siç duket kjo formë e propagandes ka filluar të artikulohet edhe nëpër qarqe përbrenda Bashkimit Europian:kësaj i ka mëshuar edhe njëri nga ish të derguarit special të BE-së për Kosovë,dhe përfaqesues i lartë i bashkësisë nderkombëtare për Bosnien Volfgang Petrich,i cili ka thënë se sipas tij ,presidenti i Serbisë “është i gatshëm të merret dhe ta zgjidhë qeshtjen e Kosovës”,dhe se BE-ja “duhet patjeter ta njohë këtë rast historik”.
Dhe krejt kjo sipas Petrich do të duhej të bëhej në atë mënyrë që “Brukseli do të duhej të inicoje një proces të ri politik dhe ta tejkaloje ndjesinë e rutinës ku janë futur bisedimet Beograd -Prishtinë”.

Ajo çfare çuditë në këtë prononcim të Petrichit është se edhe ai angazhohet që Beogradi të fitoje diçka nga e tërë kjo dhe të mos ndjehet nën presion!
“BE-ja duhet të përqëndrohet në zgjidhjen e kësaj çështjeje në dy vitet e ardhshme. Në këtë drejtim, mund të jetë e nevojshme që mandati t’i besohet një eksperti të mirënjohur që e njeh situatën në rajon në mënyrë që të lëvizë drejt një zgjidhjeje. Duhet të shqyrtojmë gjithashtu se çka mund të fitojë Serbia dhe si të motivohet të zbatojnë me të vërtetë këtë hap historik “, tha Petrich mes tjerash.//Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close