Advertisements

A po i vjen fundi Döner kebabit?

Döner kebab,është një nga ushqimet më të popullarizuara në perëndim e sidomos në vendet gjermanofone por nuk ka ngelur prapa as në pjesen tjeter të botes,i cili ka dalë nga kuzhina turke.
Por ka mundësi që me hyrjen në fuqi të një ligji të ri i cili ndalon shtimin e fosfatit mishit të ngrirë në vendet e Bashkimit të ri,ky lloj ushqimi të pësoj goditje të rëndë.
Deri më tani, fosfati i është shtuar mishit të donerit të ngrirë thellë, edhe pse kjo praktikë nuk është rregulluar në mënyrë eksplicite nga rregulloret e BE-së.

Fosfati, përndryshe, siguron kohezion më të mirë të përbërësve të ndryshëm të mishit në erëz dhe mishi do të thahej pa fosfat.
Duke qenë se doner është shumë popullor, ka shqetësime serioze për efektet e mundshme të fosfatit nga ky ushqim në shëndetin e miliona njerëzve në Evropë.
Nëse shtimi i fosfatit në mish të ngrirë ndalohet,atëhere industria e tërë e donerit do të mund të shembet, e cila aktualisht fiton miliarda.
Vetëm në Gjermani, tre milionë porcione shiten çdo ditë dhe dhjetëra mijëra njerëz janë të punësuar në prodhimin e këtil lloji ushqimi .
Parlamenti Evropian do të diskutojë këtë çështje në dy javë.

Advertisements
x Shield Logo
This Site Is Protected By
The Shield →
%d bloggers like this: