Advertisements

Analfabetët dhe ata gjysmë të tillë

Nuk janë analfabetët rrezik për shoqërinë dhe shtetin sa janë gjysmë analfabetët. Përkundrazi të parët janë të vetëdijshëm për vlerën e tyre reale, andaj merren me gjërat që i njohin më së miri si për shembull: përkujdesjen për floren, faunen dhe kafshët shtëpiake (ujitjen e specave dhe domateve, nxjerrjen e patateve etj…) kështu që prej tyre shteti dhe shoqëria kanë vetëm dobi, ngaqë prodhojnë pemë, perime, gjizë, djath, qumësht dhe kos sa për një kozmos.

Në anën tjetër gjysmë analfabetët, përveç që janë talentë të mbivlerësimit të vetvetes dhe nënvlersimit të tjerëve, janë edhe talentë të keqkuptimit dhe keqinterpretimit të informacioneve si dhe të prodhimit konspirativ të intrigave më të rrëzikshme për shoqërinë dhe shtetin. Prirja e tyre për t’a mbivlerësuar vetveten i shndërron ata në palaço të cirkut politik, shkencor, social, kulturor dhe edukativ, ngaqë i furnizon me zell, oreks dhe energji të jashtzakonshme për futjen e hundes së qyrravtë në punët që si njohin aspak dhe për lëshimin e fjalës si lopa baglen kudo dhe kurdo./Lirim GASHI

Advertisements
x Shield Logo
This Site Is Protected By
The Shield →
%d bloggers like this: