Advertisements

Është gjetur një anije e mbytur që nga koha e Aleksandrit të Madh

Arkeologët kanë përdorur dronë dhe një varkë të vjetër të spiunazhit të luftës për të identifikuar tre mbytje në detin Mesdhe. Njëra përmban artefakte që datojnë mbi 2000 vjet, duke lënë të kuptohet në një rrjet të gjerë tregtie gjatë rritjes së shteteve të lashta nga ajo që quhet Greqi antike dhe qyteteve shtet si Athina.

“Nëse të dhënat tona janë të sakta, kjo do të ishte mu sikur Aleksandri i Madh po fillon pushtimin e tij”, thotë udhëheqësi i ekipit Ben Ballard në Trustin e explorimit të Oqeanit -Ocean Exploration Trust #(OET), babai i të cilit Robert zbuloi rrënojat e Titanikut.
Në vitin 2010 dhe 2012, Ben Ballard dhe kolegët e tij eksploruan shtratin e Eratosthenes, një pllajë nënujore në jug të Qipros, në ekspedita të mbështetura nga OET. Ata skanuan bregun nënujore duke përdorur anijen Nautilus të OET, e cila fillimisht ishte një varkë spiunësh e ndërtuar nga Gjermania Lindore në vitet 1970, plus teknologji të tjera, si avionët nënujorë.

Në vitin 2010, ekipi gjeti dy mbytje dhe 70 artefakte.

Nga Joshua Rapp Learn

Advertisements
x Shield Logo
This Site Is Protected By
The Shield →
%d bloggers like this: