Advertisements

Ka ndrrua jetë veprimtari i njohur preshevar Skyfter Kadriu

Sonte, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë ka vdekur veprimtari i njohur preshevar SKYFTER KADRIU, djali i SKËNDER KADRIUT nga Presheva, i cili jetoi një kohë në Prishtinë, kurse kohën e fundit në Tiranë, por që mbi 22 vjet nuk e shkeli tokën e Preshevës.

Presheva, apo Lugina ishte “mollë e ndaluar” për Skyfterin, por edhe për gjithë familjen Kadriu që shquheshin për atdhetarizëm dhe luftën permanente kundër Serbisë pushtuese. Ai vdiq në Tiranë në moshën 58 vjeçe, aty ku i kishte vdekur dhe varrosur babain e tij Skënderin më herët. Lavdi këtij veprimtari, atdhetari, shoku, dashamiri dhe bashkëvendësi, i qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë mëmë, për të cilën punuan brez pas brezi./I.B.

Advertisements
x Shield Logo
This Site Is Protected By
The Shield →
%d bloggers like this: