Advertisements

Ministria e Kulturës, 50 mijë euro për konservimin e veprave të skulptorit Çavdarbasha

ATSH/.- Pesë vjet pas ngritjes së shqetësimit se veprat e skulptorit të parë kosovar Agim Çavdarbasha po shkatërrohen, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Kosovës ka bërë hapin e parë konkret për t’iu përgjigjur thirrjes për konservimin e tyre. Bëhet fjalë për veprat që ndodhen në galerinë-muze të tij.

Në Projektligjin e buxhetit për vitin 2018, ky institucion tek kategoria e mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore ka parashikuar 50 mijë euro për projektin e konservimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, megjithatë, veprat të cilat ndodhen në oborrin e galerisë-muze në Çagllavicë , për të cilat familja shpeshherë ka ngirtur shqetësimin se ndodhen në prag të shkatërrimit, të paktën edhe këtë vit do t’ë ekspozohen ndaj reshjeve atmosferike.

Nevojë për trajtim kanë edhe veprat prej druri që ndodhen brenda galerisë, të cilat janë dëmtuar nga një lloj insekti.
Fondacioni që mban emrin e skulptorit të ndjerë disa herë kishte bërë kërkesë në MKRS për ndihmë financiare.

Agim Cavdarbasha,ë skulptori i parë shqiptar në Kosovë, ka lindur në 1944 në Pejë. Ai krijoi vepra mahnitëse, me një plasticitet të pasur dhe denjësisht të realizuar bukur. Përgjithësisht, në çdo punim tregoi prirje të jashtzakonshme për formën.Agim Çavdarbasha ka hapur shumë ekspozita individuale dhe kolektive. Veprat e tij përveç se në Kosovë u ekspozuan edhe në Shqipëri, Hungari, Gjermani, Bullgari, Slloveni, etj, ku u vlerësua për krijimtarinë e tij në fushën e skulpturës.

“Familja”, “Sofra shqiptare”, “Kafazi”, “Nëna”, “Llapjani”, “Pejani”, “Dërvishi”, “Syla”, etj. janë disa nga veprat e tij ku tregohet krenaria, burrëria, ankthi i dhembjes, por edhe i pritjes. Ai ndërroi jetë në vitin 1999.

Advertisements
x Shield Logo
This Site Is Protected By
The Shield →
%d bloggers like this: