Advertisements

NJË JETË E TËRË ME ARTIN E BUKUR TË JETËS…

/Tefik Selimi-Gjilan, 10 dhjetor


Arti është madhështi e jetës. Është vetë madhështor. S’ka me artin e bukur. Pse jo? Pa art s’ ka jetë të bukur. Arti, njeriut, ia shton optimizmin për punë e jetë. Arti e bën jetën e lumtur e të relaksuar. Arti është diçka “fuqia” që e mahnit botën. Dhe, këtë “art” e duan njerëzit dhe jetojnë me te. Kjo “botë” e artit adhurohet nga të gjithë ardashësit. Është ushqim shpirtëror i njeriut. Më këtë art, njerëzit bëjnë “mrekullira” në jetë. Njerëzit e bëjnë “jetën” jetë…
Edhe Musa Sadiku, ka herë është nisur kësaj “rruge” të artit. Ai ka bërë emër në artin piktural. Ai, si thotë, “kur marrë të pikturoj, nata i është bërë ditë. Nuk mundem të ndahem nga pikturat, të cilat i adhuroj tepër. Është art që ma ka rrëmbyer shpirtin, zemrën, mendjen… “ Kjo madhëron. Madhëron për artistin që ka talent e “fuqi” artistike.
Musa Sadiku është i lindur më 20.VIII.1958 në fshatin Skifteraj (ish Gjylekreshta), komuna e Vitisë. Rrjedh nga një familje fshatare. Por, nga kjo familje fshati kanë dalë shumë të shkolluar: juristë, fizicientë, profesorë të edukatës fizike, profesorë të artit figurativ etj. Musa Sadiku, shkollimin fillor e kreu në vendlindje, Skifteraaj, ndërsa gjimnazin (drejtimin e shkencave natyrore), e kreu në Viti. Ishte nxënës i shkëlqyeshëm.
Pas kryerjes së gjimnazit, Musa Sadiku regjistrohet në Akademinë e Arteve Figurative në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i pikturës, më 1978/79. Mirëpo, kushtet jo të mira ekonomike, e detyrojnë që njëherë në javë të kthehet në shtëpi. Dhe, të shtunën, si na thotë edhe vet, “së bashku me prindin dilnim në tregun e Gjilanit për të shitur prodhime bujqësorë: patate, fasul e “sende” tjera, sa për të siguruar “pak”para që javën tjetër të vazhdoj në Prishtinë.” Musa Sadiku ishte një i ri që pati suksese në studime. Ai në afatin rekord i kryen të gjitha provimet e fazës së parë të Akademisë së Arteve. Pas kësaj, ai mori titullin e arsimtarit të diplomuar të artit. Dhe jo vetëm kaq.
Musa Sadiku, në vitin shkollor 1980/81, filloi të punojë në shkollën fillore “Emin Duraku” në Remnik. Por, pasi atë kohë ishte hapur Akademia e Arteve në Prishtinë, Musa Sadiku i jep provimet pranuese dhe regjistrohe në drejtimin e pikturës në vitit të tretë të studimeve. Gjatë këij viti, 1980/81, në mungesë të kuadrit profesional, QAMO në Viti, e fton Musain si bashkëpunëtor për artin figurativ. Ai pati “halle” jete me studime, punën si arsimtar etj. Musai, shton: “Vullneti, elani, dëshira për shkollim të mëtejmë, më ishte gjëja më madhe, ku më bëri që ta përballoj këtë “gjendje” të rëndë.

Motiv-nga-vendlindja

Mirëpo, kur e mendoja se më nuk i ndaj mjetet nga tregu për studime, bëhesha “çelik” i fortë dhe punoja natë e ditë. Por, ngjarjet e vitit 1981, -shton Musa, -më gjetën në punë, në rrugë e studime. Kjo “gjendje” ma vështirësoi jetën drejt synimeve të mia të punës. Si sot më kujtohet gjesti i policit serb, i cili, sapo hyri në autobusin që udhëtoja për Gjilan-Prishtinë, më kontrolloi dhe tek unë gjeti disa skica e grafika të punuara linogdhendje. Polici mi shkatërrroi dhe më fyeu gjer në fund. Dhe, s’guxova asgjë të bëj.
Dhe, nuk ishte lehtë ta përballosh këtë “gjendje” të rëndë të kësaj kohe. Dhe, për mua, nga Fakulteti i Arteve më mbeti ëndërr diploma për një kohë të gjatë pa e marrë. Sepse, pas kryerjes së vitit të tretë, më mbeti vetëm viti i fundit i fakultetit pa e përfunduar. Por, edhe pas kësaj “situate” të rëndë, unë nga puna nuk jam ndalë. Dhe, çka ngjau më vonë? Në maj të vitit 1981, ku unë punoja si arsimtar, mi hoqën dy vepra më ngjyrë vaji nga muri i shkollës. Më thanë: janë “nacionaliste”. Vërtet, pikturat shprehnin përmbajtje nga letërsia jonë shqipe, nga vepra Naimit dhe e poetëve tjerë të Rilindjes.”
Musa Sadiku, diplomoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Arteve, drejtimi i pikturës, në klasën e profesorit, Esat Valës. Ai është pjesëmarrës i shumë ekspozitave kolektive. Ai, më 1981, formoi ShAF në Viti. Më 1983, bëhet anëtar i Shoqatës së Pedagogëve Figurativë të Kosovës, dega në Gjilan. Më 1985, Musa Sadiku, gjatë shërbimit ushtarak, në ish- Jugosllavi, (në Osjek) të Kroacisë, ai ka organizuar ekspozitën kolektive në APJ bashkë me qytetarë dhe piktorë të këtij qyteti me rrethinë. Këtu mori çmin e parë për pikturë.
Por, Musa Sadiku ka edhe një jetë “tjetër” të hidhur e krenare. Ai shton se, “ka vuajtur të zitë e ullirit. Po atë vit, nga kazerma ushtarake e Osjekut, atij ia kanë hequr punimet e artit (pikturat) nga muri se i thanë “shkprehin nacionalizëm”. Më 1986 mori pjesë në ekspozitën kolektive në Sarajevë.
Veprat e këtij piktori janë ekspozuar në shumë qendra të ndryshme të ish-Jugosllavisë. Është pjesëmarrës i shumë ekspozitave kolektive, e sidomos me SHAF të Gjilanit. Për piktura të bukura, ai është shpërblyer me një numër çmimesh e mirënjohjesh, jo vetëm për krijimtari figurative, por edhe për angazhime tjera. Ka vizituar disa shtete të Evropës. Motoja e tij e punës në art është vendlindja, njerëzit e këtij vendi, lufta e fundit etj. Ai merr gurët që janë të krijuar nga ligjet e natyrës. Këta gurë simbolizojnë qëndresën tonë.
Mandej merr rrënjët e drunjve të ngulitur në dhe i përdor likenet e myshqet për të treguar lashtësinë dhe autoktoninë e shqiptarëve. Vepra “Unë jamë këtu”, “Qëndresë I-II”, “Për liri” e shumë të tjera, janë punime nga cikli “Gjurmë kohe”. Me këto autori është paraqitur për herë të parë më 2001 në eskpozitën “Arti Islam” në Prishtinë. Pikturat “I pamposhturi”, “Pa thyeshmëria”, “Shqiponja kthellojnë atdheun”, janë me përmbajtje politike dhe kanë elemente kombëtare. Po kështu, në vitin 2001, Musa Sadiku ka ekspozuar me gjeneratën e Fakultetitit të Arteve, me moto: “Gjenarata e 2001”. Ky cikël i pikturave të tij së bashku me disa tjerë, u shfaqën edhe në ekspozitën e dytë të tij pesonalë, më 2001 në Viti.
Kjo paraqitje e këtyre veprave nuk u realizua, nga fakti se qe i ftuar në Universitetin popullor shqiptar në Zvicrës. Këtu ka përgatitur t’i ekspozojë 28 piktura të teknikave të ndryshme. Më 2002, Musa Sadiku bëhet anëtar i Unionit të Artistëve pakfij të Evropës ku dhe merr pjesë në ekspsozitën koktive në Luksemburg. Në nëtor të vitit 2003, ai merr pjesë në Luksembubrg si antërar i UA pakufi të Evopës me 3 punime në ekspoizitën kolektive. Punimet e tij janë pritur mjaft mirë nga kritikët e artit pamor.
Ky piktor yni, më 2005, bëhet anëtar i Akademisë së Arteve Figurative të Evropës. Dhe, në maj të këtij viti (2005), Musa Sadiku dekorohet me medaljen e bronzit në ekspozitën kolektive të organizuar në Bruksel. Këtu marrin pjesë shumë arkitektë, piktorë, poetë nga shumë vende Evropiane. “Arti im, si shton z. Musa, – është çmuar lart. Sidomos, në Zhenevë, unë kam parë para syve të mi se si njerëzit nga Brazili e Japonia lotonin para pikturave të mia: “Unë jam këtu”, “15 prilli 1999”,”Gjenociti ’99”, që ua përkujtonin atyre luftën e fundit në Kosovë (1999). Pikturat e mia “rrëfejnën” masakrimin e fëmijëve, dëbimin e popullatës civile nga okupuesi serb etj.” Dhe, në muajin dhjetor të vitit 2005, Musa Sadiku qe i ftuar në shtetin Belg, të marri pjesë në ekspozitën kolektive të organizuar nga piktorët shqiptarë.
Këtu, ai merr pjesë me 6 piktura: “Lulë bozhuri”, “Në rrugë” dhe “Pejsazh”. Janë këto piktura të tij të punuara në teknikën e vajit. Në anën tjetër, Musa Sadikut ia kanë djegur 15 piktura të liridashësve shqiptarë nga paramilitarët serbë. Po në mesin e këtyre pikturave është djegur potreti i presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës. I është djegur edhe vepra: “S’ka ndalim”, që paraqet kohën e okupimit të shkollës shqipe nga organet e dhunshme serbe. Ai sot ka shumë vjet përvojë në punën arsimore. Është profesor pa asnjë mungesë në punë. Në vitin shkollor 2003/4, ai shpallet punëtori më i mirë në shkollë. Dhe, në veprat e tij shprehin simbolikisht jetën pa halle, paqën e qëndrushme, moto kjo që e thotë piktura e tij “Për dialog”. Aty shihet qartë shqiponja krenare me simolin tonë në ballë drejtuar Unionit Evoprian dhe tij botëror.
Shihet qartë se autori është një realist i artit, në të cilat vërehet njohja e mirë e gjeografisë, ku bën thirrje për paqë e dialog në globin gjeografik. Kjo më së miri vërehet në veprën e autorit “Drejt pavarësisë”, ku Kosova zhvishet prej mantelit sllavokomunist e Stalinist e okupatorit shovinist serb. Ngjyrat e e pikturave të Musa Sadikut janë të “ngrohta”e plot lirizëm e kolorit joshës që shprehin vendosmërinë e popullit shqiptar për liri e jetë…
Lejenda: Musa Sadiku, piktor
Disa piktura të tij

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close