Advertisements

Pjesë të mëdha të Europes kaplohen nga mot i keq me stuhi bore

Përderisa tek ne mbretron mot metemperatura jo normale të ngrohta për këtë stinë viti Europen e ka kapluar mot i keq sidomos Britania e Madhe dhe Gjermania po ballafaqohen me këtë ku janë anuluar me qindra fluturime avionësh.
Fluturimet janë anuluar ose vonuar në të gjithë Britaninë e Madhe dhe në Gjermani. Sipas “Independent”, qindra fluturime u anuluan nga të dyja aeroportet Hitrou dhe Stansted në Londër, aeroporti në Birmingham dhe aeroporti i East Midlands në Leicestershire. Aeroportet e Stansted dhe Luton u mbyllën në gjysmën e parë të ditës.

Stuhitë në Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera kanë shkaktuar probleme të mëdha për dhjetëra mijëra pasagjerë.
Ka edhe probleme në trafikun ajror në Gjermani dhe sipas zëdhënësit të aeroportit në Frankfurt, më shumë se 300 fluturime janë anuluar dhe qindra janë shtyrë për shkak të dëborës dhe akullit që penguan pistat në aeroportin më të madh gjerman.

Rreth 330 fluturime u anulluan nga 17 orë pasi bora e fortë dhe temperaturat goditën rajonin rreth kryeqytetit financiar të Gjermanisë, njoftoi për AFP një zëdhënës i Fraport, e cila menaxhon aeroportin .
Autoritetet e departamentit të Pa-de-Calais në Francë, ku një paralajmërim meteorologjik portokalli u lëshua për shkak të erërave të forta, tha se tragetët, që mbanin më shumë se 300 vetë, u bllokuan nën erërat e stuhisë në Calais, në veri të vendit, por askush plagosur.

Advertisements

Related posts

%d bloggers like this: