Advertisements

Po Shqiptarët në Palestinë ,çfarë bënin atje?!

Si është kjo puna e shqiptarit.Kaq shumë ishin ata.I gjenë gjithandej në shërbim të gjithkujt.
Ishin mish për top dhe luftuan për perandorinë osmane biles edhe u shquan shumë sa arriten në majat ma të larta,dhe shkuan deri në Jemen për të luftuar.Në fakt u dërguan.
Shqiptarët luftuan dhe u shquan si luftëtar të aftë që nga kohërat ma të lashta.Luftuan për Aleksandrin e Madh,Pirron,për Bizantin e në Betejën e Kosovës,Gjergj Kastriotin,bënë luften qytetare dhe bashkuan Italinë,Ali Pasha ia theu turinjtë Perandorisë Osmane,bënë Greqinë..Vetëm Shqipërinë se bënë dot deri më sot!

Po ata bënë edhe Egjiptin,kujtoni mbretin Faruk.Shqiptarët kaq shumë dhe kaq të zotë sa edhe në Afrikën Veriore përzinë lamshin e tyre.Shqiptar kishte edhe në Siri,jo vetëm sa për të thënë por lan edhe gjurmë.


Po këta në Palestinë.Çfarë bëjnë ata në Palestinë?Janë pengje të perandorisë dhe bëjnë çizme/këpucë për ushtrinë e Sulltanit.Kështu të pakten shkruan Matthew Ward i cili ka nxjerrë këtë foto në faqen -HistoryNeedsYou në Twitter dhe ka shkruar :#Cobblers making boots for the Ottoman army in #Palestine 1917 .
-Këpuctarët (shqiptar) duke bërë çizme për ushtrinë osmane në #Palestine 1917.Se a janë në Palestinë?Porse Shqiptar janë,pa dyshim.Dhe ata mbikqyrësit Turq janë.

/Xhelil ARIFI/Proinformacion.com

Advertisements
x Shield Logo
This Site Is Protected By
The Shield →
%d bloggers like this: