Advertisements

Ramush Haradinaj, në sprovë historike…

Ragip Rugova

Ramush Haradinaj, sot dhe këto ditë je në sprovë historike.
– Të zgjedhësh të ri-konfirmohesh në histori si skifterri i Dukagjinit që i shtinte frikën në palcë të ashtit okupatorit serb dhe fundrrinave tradhtare shqipfolëse duke u bërë frymë dhe dritë e vullnetit të popullit për t’u sakrifikuar për atdhe dhe liri, dhe si i tillë të shënosh këtë periudhë historike të kombit si pasues i denjë i Lekë Dukagjinit gjasht shekuj pas tij, ose,

– të ligesh dhe të përulesh para presioneve që sado vijnë nga jasht do të gjenin teren në brendi të personit tënd, duke shembur në masë të pa riparueshme portretin e patriotit dhe luftëtarit të pa mposhtshëm në të cilin do të duhej të marrin shembull gjeneratat të cilat do të vëhën në sprovë në të ardhmen.

I kuptojmë presionet që të rëndojnë nga një rrethim labilësh që mirëqenjën personale e ka vënë para atdheut, para shtetit dhe para një luftë shekullore për tokë dhe qiell të lirë shqiptarë. Por nuk do të të arsyetojmë nësë përkulesh. Sepse për mū ato vlera të shenjta t’u vranë vëllezërit të cilët më duart tua i shtine në dhē, dhe vet me tjerë vëllezër hapërove cepit të vdekjes për ta hapë rrugën e lirisë! Dorzimi dhe përkulja do të mirret si kulm i ligështisë për ty dhe jo vetëm për ty, duke mbetë shembull i një të madhi në luftë që tradhtoi idealet e atdheut për kajtje të paepura në liri!

Nuk presim të na prish në luftë. Presim që me qendresen tëndë sot dhe këto ditë të mos ia rrenosh shpresat këtij populli që dikush tjetër mund të jet pishtar në të ardhmën kur këtë e kërkon puna. Sepse po u shemb Ramushi vështirë se nga pluhuri i gërmadhës së tij do të ngritet një tjetër për dekada që na presin në këtë hapsirë që kurrë nuk do të ketë qetsi!

Kërkojmë prej teje – Ramush Haradinaj, të thuash JO! T’u thuash hienave që të kan rrethuar sot në Kuvend të Kosovës se, në kushte lufte për këto njete të liga që keni për tokë të Kosovës do ua drejtoja grykëhollën. Por meqë nuk jemi në luftë, në këto kushte paqe dhe jete demokratike që synojmë, nuk e keni përkrahjen time në këto skenare faqezeza. Presim t’u thuash JO, dhe t’u thuash, ju vazhdoni pa mua deri kur të vijë dita t’ju thërrasin të japni llogari!

Advertisements
x Shield Logo
This Site Is Protected By
The Shield →
%d bloggers like this: