Advertisements

“Ros 128b”,planeta 11 vjet larg Tokës e cila përmbanë ujë dhe kushte të tjera për jetë!

Njerëzimi është në kërkim permanent të botërave aliene të cilat i ngjajnë kësaj tonës dhe përmbajnë kushte për jetesë.Së fundmi astronomët kanë zbuluar një planetë për të cilën thonë se është një nga kandidatët më të afërt i cili ka kushte përafersisht të njejta me Token si dhe më i përshtatshmi për ta kolonizuar ndonjëhere!

Është kjo planeta “Ros 128b”,11 vjet drite larg nga Toka ,e cila ka në sipërfaqen e saje ujë dhe disa karakteristika në atmosferë të cilat do të mund ta bënin atë të banueshme.Është e madhe pothuajse sikur Toka dhe viti i saj zgjatë pak ma pak se 10 ditë të Tokës.Astronomët thonë se “Ros 128b”,mundëson kushte të mira për jetesë.
Shkencëtarët besojnë se temperaturat në këtë planet vriojnë në mes të 60 minus gradë dhe plus 20 gradë celzius.

Në NASA besojnë se atje ka disa kushte ma të mira për jetesë se në disa planete në fqinjësi të Tokes.”Ros 128b”,ndodhet mjaft afer yllit të saj,për shkak së cilës edhe ka orbitim të shkurtë,por nuk është e expozueme temperatures së lartë ,për shkak se ylli është i ftohur dhe nuk emiton rrezatim.Planeta është zbuluar me spektografin “HARPS”,i instaluar në Kil,shkruan në magazinën “Astronomia dhe astrofizika”.
Edhe pse ndodhet mjaft afer yllit të saj, “Ros 128b”,merr vetëm 1,38 herë rrezatim ma të madh se sa toka nga Dielli.Ka një anë të planetit që është e kthyer gjithmonë nga ylli i saj si dhe një tjeter në anën e kundërt të errët,gjë e cila i bënë astronomët pakëza skeptik në lidhje me atë nëse kjo planetë është ideale për jetë.

Advertisements
x Shield Logo
This Site Is Protected By
The Shield →
%d bloggers like this: