Advertisements

Shaban Murati na e shpjegon të vërtetën ballkanike

Sa kënaqësi lexoj shkrimet e Z.Shaban Murati ; edhe pse janë rrëqethëse nga ato që i parasheh por janë aq mjeshtërisht të ndërtuara që të bëjnë kureshtar për ato që shkruhet dhe të cilat nuk mund t`i gjesh askund në mediumet shqiptare.
Publiku shqiptar i 20 vjetëve të fundit ka degjeneruar aq shumë sa që neve më shumë na bën përshtypje një vrasje ordinere së cilës i japim hapësirë të madhe mediatike se sa një parashikim i kompletuar për një përgatitje të rrezikshme për ne si komb.

Shikoni , kur e lexon analizën « Formati i “Traktatit të Bukureshtit” në Beograd dhe Shqipëria « (04.12.17gsh.al ) shkruar nga Shaban Murati , maestro i diplomacisë,të shkon mendja se mos vallë me qëllim mediumet shqiptare flasin për gjëra pak të rëndësishme për ne dhe i anashkalojnë qenësoret që mund të jenë shumë fatkëqija për të nesërmen shqiptare.

« Nuk besoj se ka ndodhur ndonjëherë në historinë diplomatike të Ballkanit, e ndoshta edhe të Europës, që brenda dy muajve një grup i ngushtë rajonal shtetesh të organizojnë dy samite të kryetarëve të shtetit dhe të qeverive, siç po veprojnë së bashku Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Rumania «  -shkruan Shaban Murati , dhe me të vërtetë kjo tregon një lëvizje sa dinake aq edhe e pabesë në Ballkan.
« Duke qenë se asnjë nga katër kryeqytetet e përfshira nuk po i rrëfen publikut vendës dhe rajonal se çfarë urgjence apo gjë e jashtëzakonshme ka ndodhur apo pritet të ndodhë, që i shtyu të mbyllen shpejt me njëri-tjetrin në një samit të dytë brenda dy muajve, analiza të çon tek pikëpyetje e dyshime normale. » Ata mund të mblidhen ,por a nuk është e dyshimtë ky «  samit «  qoftë formati, qoftë koha e krijimit të grupimit, qoftë ngutja dhe agjenda . A e shihni se si dalin jashtë shtratit të integrimit europian të rajonit dhe të bashkëpunimit të përgjithshëm ballkanik. ?

Në analizën e Z. Shaban Murati lexojmë : « Për sa i përket perspektivës europiane të rajonit, është naive të mendohet se për këtë po mblidhen me urgjencë dy herë brenda dy muajve udhëheqësit e katër shteteve. Perspektiva europiane e Ballkanit është mandat dhe kompetencë e BE dhe jo e anëtarëve të vegjël e të varfër të BE nga Ballkani  » . Atëherë si mundet që për “zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor do të jenë pjesë e bisedimeve, po ashtu edhe ruajtja dhe forcimi i stabilitetit dhe perspektiva europiane e rajonit”.

Ballkani është pjesë e Europës dhe kështu « Nuk mund të mos shtrosh pyetjen se ç’punë ka ky grupim i mbyllur ballkanik të diskutojë çështjet dhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, pa qenë të pranishme vendet e Ballkanit Perëndimor. As BE, as NATO, as OSBE e as Këshilli i Europës “

A i ndjekë Shqipëria « me vëmendje këto zhvillime, sepse ka shumë përpjekje për ta hutuar atë me produkte të diplomacisë meskine ballkanike, të cilat gjatë 105 viteve të shtetit shqiptar kanë synuar ta mbajnë në statusin e shtetit të kategorisë së dytë, për të mos thënë të shtetit raja. » ?
Nuk e sheh Shqipëria që askush nuk e përfillë ?

Pak vëmendje ju lutem : « Element negativ, që del nga formati i samitit të Beogradit është se nga katër shtete të tij, tri shtete nuk e njohin Kosovën dhe Serbia çdo ditë rivendikon territorin e saj, njësoj si në kohën e “Traktatit të Bukureshtit”. » pyetja “As diplomacitë përkatëse dhe as mediat greke, serbe, bullgare e rumune nuk shpjegojnë se cili është boshti, që i lidh katër shtetet e këtij grupi sektar ballkanik dhe që i ndan nga shtetet e tjera të rajonit?”

Z. Shaban Murati me të drejt e peshon me mjeshtri diplomatike që « Shtysat e krijimit të aleancës së samitit të Beogradit mbeten të errëta dhe në rastin më indulgjent, mund të thuash se shprehin mentalitetin e vjetër të shekullit të kaluar të krijimit të Ligave të ndryshme diplomatike ballkanike, Liga e shteteve të kategorisë së parë, Liga e shteteve të kategorisë së dytë, etj. Kjo frymë nuk mund të mos risjellë në kujtesë që, për rastësi ose jo, formati i kësaj aleance të re është formati i shteteve, që nënshkruan “Traktatin e Bukureshtit” në 10 gusht 1913, pas mbarimit të luftës së dytë ballkanike, me pasojat e njohura negative për hartat politike të territoreve ballkanike. «

Edhe një gjë që neve duhet t`a mendojmë dhe shestojmë me vëmendje :Pse Mali i Zi nuk ishte pjesë e këtij takimi ? Për herë të parë në historinë e fundit 200 vjeçare në takimet e « fshehta « të shteteve ortodokse të Ballkanit nuk merr pjesë Mali i Zi . Pse ? A e tregon kjo që Mali i Zi përfundimisht i takon Perëndimit ?

Z. Shaban Murati me të drejt e plotë vendosmëri e shkruan : « Shqipëria duhet të shërojë sa më parë sëmundjen e saj të përjetshme të internacionalizmit, që e ka penguar të vendosë raporte reale barazie me shtetet e tjera në Ballkan. Shqipëria duhet ta thotë me forcë fjalën e saj për zhvillimet diplomatike në rajon. Faktor në rajon bëhesh duke u shprehur me vendosmëri për çka ndodh në Ballkan dhe jo duke qëndruar si mumje në cep të odës ballkanike »
Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe në rajon ka dy shtete shqiptare, nuk ka justifikim për asnjë formë inferioriteti dhe kompleksi shtetëror e diplomatik.

Fahri Xharra, 05.12.2012
Gjakovë

Advertisements
x Shield Logo
This Site Is Protected By
The Shield →
%d bloggers like this: