Advertisements

U vlerësua lart Portreti letrar i Agim Gjakovës …

Gjilan, 2 dhjetor


Në ambientin e Bibliotekës së Re, në Gjilan, e në kuadër të Manifestimit, “Vjeshta letrare e Gjilanit’, edicioni i tetë, sot, para një numri të këndshëm të artdashësve, është shënuar me studime e vështrime letrare “Portreti letrar i Agim Gjakovës”, shkrimtar i anatemuar mbi 40 vjet në Shqipëri e Kosovë.

Fillimisht, Qazim Azizi, drejtor i bibliotekës në fjalë, tha se, kjo është shtëpia e të gjithëve që “krijon” art, ku veprat e të gjithë krijuesve tanë ruhen dhe e kanë vendin e tyre. “Ky vend është i dedikuar krijuesve dhe lexuesve artdashës, të cilët vijnë këtu dhe e shijojnë vlerën e librit, shokut më të ngusht të njeriut. “E kam njohur Agim Gjakovën shkrimtar vetëm nëpërmjet veprava të tij, të cilat më kanë lënë mbresa të pashlyera. Ai, sa dij unë, është endur herë në Shqipëri e herë në Kosovë. Këtë “lëvizje” nuk e ka bërë për relaksim, por ka qenë i përcjellur nga një sistem i një kohe, të cilit kanë dashur t’ia shtypnin fjalën e tij të lirë. Uroj të kenë shëndet dhe suksese të tjera!”

Sabit Rrustemi, udhëheqës i manifestimit “Vjeshta letrare…” tha se ky shkrimtar yni, sot gjendet para nesh. Por, ky njeri, para njëkohe, ka qenë i maltretuar dhe i përndjekur nga regjimi i një kohe të perënduar. “Gjilani është vendi i parë që po e përkrah dhe po e nderon këtë shkrimtar të madh të letrave tona, i cili na ka dhënë mjaft vepra letrare, të cilat janë e një rëndësie të veçantë shkrimore. E gjithë opuesi i tij letrar, si ai poetik, prozaik, dramatik por edhe ai publicistik e skenar filmash, është jo vetëm i shumëllojshëm, por është një kënd vështrimi tjetër nga krijuesit tjerë. Ky është Agim Gakova, një emër i madh i letrave tona shqipe”!

Anton N. Berisha, profesor dhe studiues i letërsisë sonë tha se, para se të flas, dua të shtoj se, unë kam shkruar një studim për poezinë e Agim Gjakovës dhe kam vërejtur se ia vlen edhe të shkruhet e të studiohet poetika e tij. “Janë disa krijues që krijonë heshtur, gjë që e vlerësoj si diçka në vete. Kur është fjala tek arti, ky autor ka krijuar më tepër se 20 vepra letrare të zhanreve të ndryshme. Bëhet pyetja: pse flasim për letërsinë? Pse…?! Sepse, kjo është pjesa e ndjeshme e shpirtit tonë. Kjo është uni ynë. Na mungoi një autor, se koha e pengoi. Të jesh shkrimtar i ke të mbështeturat në vetëvete. Pra, secili posedon një etje shpirtërore dhe këtë etje e ka të shprehur në art,se na pëlqen. Ja në poezinë “Përcaktori”, shihet se është “prodhimn” i autorit. “Ti s’jeton për vete”. Kjo është botë univerzale poetike. Njeriu (poeti) nuk jeton vetëm për vete, por edhe për të tjerët.

Pra, poeti Agim Gjakova, në poezinë e tij ka paraqitur revoltë, padrejtësi se ai nuk jeton vetëm për vete, por edhe për të tjerët. Këtu është porosia e poeit. Agim Gjakova, si poet, këtë gjendje e ka përjetuar sa ka jetuar në Beograd. Ai shprehet si E. Mekuli në poezinë kur sheh shqiptarin me sharrë në krah. Pra, aty sheh zymtësinë e njeriut tonë, ku poezia e tij del si një revolë e kësaj gjedjeje. Pra, poezia e tij nuk ka fjalë të mëdha. Poeti don fjalë pak. Atij i mungon liria, të cilën e don sikur e duan të tjerët. Kjo gjendje e vështirë e poetit nuk e gjunjëzon atë, por e bën më të fuqishëm në kuptimin e qëndresës. Kjo qëndresë nuk ishte e rastit. Është një shpirt i papajtueshmërisë.

Anton N. Berisha shtoi edhe këtë se, “duke folur për poezinë e dashurisë, ai, sikur të gjithë të tjerët, këtë motiv e ka shprehur duke ndjerë shpritin e vet ndaj të tjerëve. Lidhjet tona të dashurisë janë të pandashme dhe hyjnore. S’ka ndryshe. Edhe kjo poetikë e tij është një e shprehur fort në mënyrën natyrale dhe pa himnizime”.

Kosovare Krasniqi, studiuese e letërsisë nga Prishtina, tha se, pak e kam njohur këtë krijues, sepse më ka shkuar mendja tjetër. Por, më doli krejt ndryshe. Ja po e shoh edhe nga afër sot, kur jam marrë edhe unë me poezinë e tij në aspektin e dhembjes dhe krenarisë.””Poeti Agim Gjakova nuk ishte nga ata poetë që e njeh jetën e gëzimit e të dëfrimit. Ai më shumë njohu vuajtjet shpirtërore, dëshprimin e vet dhe të njerëzve të tij në Kosovë. Pra, poetit nuk i duhet zëri të bërtasë për vuajtjet e tij, atij iu desh letra e bardhë dhe pena për të shkruar vargjet e tij. Ajo (Kosovarja) shtoi se, -në vargje ai gjeti prehjen e vet shpertërore. Fjala artisike, pena dhe poezia bëhen “armë” me të cilat luftoi ai. Në vitin 1962 boton vëllimin e parë poetik “…dhe thonë se ka paqe në botë”, kur në vargjet e poezisë së tij vëllimi, “Përshëndetje shokëve dhe qytetit tim, Gjakovës”. Këtu, në poezi i kujton kohën e fëmijërisë së tij kur i bënin një mijë çapkënllëqe të lezetshme, edhe kur u kanosej rreziku”. Kosovare Krasniqi ka ashtuar edhe këtë se, “liria për Kosovën në atë kohë ishte vetëm e ëndërruar, dhe kjo e vërtetë ishte le lehtë të kuptohej. Poema e poetit Agim Gjakova “… Dhe thonë se paqe ka në botë është poemë shumëdimensionale. Tema e kësaj poeme është Kosova e një kohe. Fati tragjik i popullit të Kosovës është edhe njëri nga motivet e kësajj poezie.

Poeti Agim Gjakova, edhe pse ishte i deportuar në Shqipëri ng UDB-ja serbe, përballë atij realiteti që ishte në Kosovë, nuk qëndroi duarkryq, por fugurën e Kosovës e bëri “ëmblemë” në vargjet e tij. Pra, në poezinë e tij ndihet drama e poetit të privuar nga atdheu i tij, nga vendlindja e tij nga të afërmit e tij, nga gjithçka e tij. Pra, Kosova u kthye në kryefjalë të poezisë së tij”.

Në mungesë të Behar Gjokës, shkrimin e tij e lexoi Vera P, e cila tha se, shkrimi i autori në fjalë është i titulluar “Shkrimi letrar gjithëgjinor”, ku kjo analizë është shkruar para botimit të veprave të fundit të shkrimtarit ”romanet “Mëhallat e kolegëve”. “Shkrimtari Agim Gjakova, një emër i dalluar dhe krejt origjinal i harkut kohor të letërsisë bashkëkohore shqipe, pra i të dy kohëve, para dhe mbas ’90, si dhe i të dyja anëve të kufirit, pamëdyshje me një prirje të shpallur dhe krejt të fuqishme atdhetare, por po kaq edhe shoqërore, të cilën nuk e vranë dot as ashpërsia e terrorit serb, po kaq as hipokrizia dhe ideologjia e sistemit monist, madje e shtrirë në gjithë jetën e tij, e jetuar në Kosovë dhe Shqipëri, ku përveçohet natyrshëm nga autorët e tjerë të letrave shqipe, pamëdyshje i të gjithë trevave shqiptare, jo vetëm për rrafshet etematikës dhe motiveve të parapëlqyera dhe të lëvruara kaq gjerësisht në librat e shumtë, në poezi dhe prozë, në dramatikë dhe publicistikë, por sidomos për larminë gjinore të sendërtuar në veprën e gjerë dhe të pasur shkrimore, ku lehtësisht dhe me argumente të thelluara shkencore, në këtë trashëgimi letërsi shkrimore, mund të përveçohet lirika epika dhe dramatika, njëkohësisht edhe publicistika”.

Sabit Rrustemi tha se, ky njeri ka 82 vjet jetë, 40 vjet i larguar në Shqipëri dhe 65 vjet krijimtari. Ky është Agim Gjakova, një emër i përveçëm i letërsisë sonë.
Në fund të këtij evenimenti kulturor, Agim Gjakova, shkrimtar, në fjalën e tij përshëndetëse, tha se ndihet shumë i nderua prej organizatorit të këtij manifestimi kulturor “Vjeshta letrare…” sepse të paktë janë ata që kanë organizuar një “festë” të tillë si ky sot. “Nuk po ju flas për veprat e mia, për të cilat folën parfolësit e mi. Po dua shkurt t’ju rrëfej për jetën time të nëpërkëmbur si atë kohë në Shqipëri dhe këtu nga një regjim i huaj. Unë kam qenë gjithënjë njeri rebel. Rebel dhe më shtyrën në hi. Edhe në Beograd, sa jetova, isha rebel. Nuk e ndjeva kurrë vetën të qetë.

Gjatë qëndrimit tim në Shqipëri, isha i përndjekur gjatë gjithë kohës nga Sigurimi i Shtetit. Edhe për krijimtarinë time në Kosovë se pata frymën demokratike, isha gjysmë i injoruar dhe gjysmë i izoluar. Dhe, jo vetëm kaq. Unë, në plenumin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, më 1967, pata diskutuar për trajtimin e letërsisë të subjekteve nga jeta e dhunuar e shqiptarëve të Kosovës, kjo fjalë ime është pritur shumë keq nga “elita partiake drejtuese” shqiptare. Gati të gjitha veprat i kam botuar me mundësitë e mia. Pak kush më ka ndihmuar. Edhe këtu nuk kam gjetur përkrahje nga institucionet e këtij vendi për t’i botua veprat. Pra, të jesh apo t’mos jesh shkrimtar?! Është një vokacion i rëndësishëm që të jep impuls për të shkruar art të jetës. Ju falemnderit”!/Tefik Selimi

Advertisements
x Shield Logo
This Site Is Protected By
The Shield →
%d bloggers like this: