Advertisements

Bajram Kabashi, ish-gazetar i Gazetës “Rilindja” shkruan për “vrasësin kryesor” të Xhemajl Mustafës

Bajram Kabashi  ish-gazetar i Gazetës “Rilindja”

Vërtetojeni se a është Agron Sylejmani vrasësi i Xhemajl Mustafës, por mos e harroni kurrë “vrasësin kryesor” të tij , ata që më provokuan mua prej fillimit të nëntorit e deri më 23 nëntor 2000 , kur po të njejtit “shokë” e lanë “në lloq” Xhemajl Mustafën e ndjerë ; shoqërinë “elite” – , halabake e kriminele të LDK-së, të fshehur pas e-mailit të sajuar bujarbukoshi@yahoo.com .
Nëse i ikni edhe më tej sugjerimit tim, kjo do të thotë që “kriminelët e bashkuar” duan ta fshehin të vërtetën e njëmend për vrasjen e Xhemajl Mustafës dhe intrigat e ffliqta të “sigurimeve shtetërore partiake” , në mënyrë që fajin t’ia hudhin mbi supe një mercenari të shkretë për mend.
***

Dëshmitari Shkumbin Mehmeti: Xhemail Mustafën e vrau Agron Sylejmani. Kjo është e mundur, sado që drejtësia shpresoj ta vërtetoj pohimin e tij.
ps!
Që nga 23 nëntori i vitit 2014 jam duke shkruare vazhdimisht për vrasjen e kolegut tim nga ish-Gazeta Rilindja, Xhemajl Mustafës. Pohimi im mbetët ai i njejti se vrasësit e vërtetë të Xhemajl Mustafës janë ata që më kan provokuar në emër të Bujar Bukoshit, duke më shkruar që nga fillimi i nëntorit e deri më 23 nëntor 2000 kur e vranë Xhemajlin, përmes e-mailit të sajuar: bujarbukoshi@yahoo.com
Po del ajo që e kam thënë se vrasësi (apo vrasësit) që ia morën jetën atij e tjetrit janë mercenar, njerëz të paguar për krimin.
Kush i pagoi?
Po e sqaroj edhe një herë: Shoqëria halabake “bujarbukoshase” që më provokoj mua dhe e la “në lloq shokun e tyre të ngushtë” Xhemajl Mustafën , është elita kulturore,publicistike dhe policore e LDK (më të “mëdhenjt” e kësaj partie) dhe të infiltruarit tek ta nga partia kundështare, “fituesja e luftës”.
Zgjidhni problemet dhe lirojeni Kosovën nga krimi o kriminel të bashkuar dhe mos u mundoni t’ua shprazni fajet atyre që i keni paguar me para për të bërë krime.
Ndonjë naiv/naive mund të thotë pse ore ky nuk e njohton policinë dhe prokurorinë për këtë …
E pse ta lajmëroj une policinë e prokurorinë? A nuk lajmërova asgjë që nga nëntori i vitit 2014 , a ?
Pse Policia e Kosovës dhe Prokuroria nuk i zbuluan ata provokator të mjerë, këta armiqë të vendit të vet ?
Mua nuk deshtën të më shihnin e as që të më dëgjonin gjat gjithë kësaj kohe e pse ndodhë kjo , është fakt (i trishtueshëm) në vete. Kriminelët e bashkuar duan të heshtin “dhe të më injorojnë” mua, “të cmendurin”!?…
Njësoj edhe mjetet e tyre “të informimit publik”!
Rujuani “ftyrat” kriminelëve të bashkuar dhe nëse mundeni mbyllni cështjet e krimeve të tilla me dënimin e një mercenari.

Më 12.01.2018

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close