Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Braziliani Coutinho te Barcelona…

ATSH-AFP/. – Philippe Coutinho te FC Barcelona? Mediat spanjolle dhe britanike kane shkruar të shtunën per ardhjen në Katalonjë të mesfushorit brazilian te Liverpulit, një transferim astronomik që do ta bënte atë lojtarin e tretë më të shtrenjtë në histori.

Pas diskutimit të së shtunës në mëngjes te një “marrëveshje në parim”, e përditshmja katalanase Sport siguroi pasditen e vonë se dy klubet kishin arritur një marrëveshje rreth një shume prej 120 milionë euro plus 40 milionë bonuse. Në Angli, Telegrafi përmendi shumën prej 142 milionë paund, ose 160 milionë euro.

“Philippe Coutinho do të jetë lojtari i FC Barcelona për pesë sezonet e ardhshme, pasi klubi blaugrana ka arritur një marrëveshje me Liverpulin,” theksonte Sport, duke cituar burime pranë lojtarit.

Mundo Deportivo, e përditshmja sportive e Barcelonës, konfirmoi marrëveshjen, e cila u nënshkrua të shtunën, duke cituar një marrëveshje pesëvjeçare që vazhdon deri në vitin 2023. 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close