Advertisements

Burebista dhe Gecët

Të parët ashtu siç ishim , e prej të parëve ardhacakët e mësuan se çka është jeta , civilizimi dhe se si hahet buka , është për tu çuditur se si mbetëm. I kuptoj të gjitha lakmitë e pushtuesve , por i urrej shumë shtrembërimet historike që na i bënë .Nga ne mësuan shkrim lexim , e me ato shkronja që i mësuan nga dhe me gjuhët e tyre shkatërruan të kaluarën tonë duke ia përshtatur atë dëshirës së tyre me një qëllim madhor për ata ; përvetësimin i saj.
Në këtë vazhdë të gërvishtjeve të mia nëpër lashtësi bie ndesh me “shkrimet “ historike romake dhe greke të cilat janë asgjë më shumë se sa “ pronësim “ i të huajes , një vjedhje e pamëshirshme.

E kam edhe një vërejtje të madhe për rumunët e sotëm dhe historianët e tyre se sa me zell e shkruajnë gjëja se historinë e tyre të , por vetveten nuk e pranojnë si të tillë. Gjatë viteve të 90-ta ishte një kërkesë publike- shtetërore që të gjithë rumunet të quhen Dak ; kërkesë kjo e cila u refuzua mbi 99 % nga vet rumunët. Tek e fundit e tyre është se si e ndjejnë veten por më pengon që të shkruarit e lashtësisë nuk e bëjnë seriozisht duke e cekur të vërtetën
Të parët e tokave ku jetojnë romunët ishin pellazget , e pastaj thrakasit . Thrakasit ishin të shtrirë edhe më gjerë ne të të gjithë Bullgarinë e sotme e deri tek kufinjt e Maqedonëve të Lekes së Madh.. Romunet e sotem janë një përzierje e pa dijshme se nga kush . Ata deri vonë mendonin ndryshe dhe ishin me ne. Por ?
Burebista ( greq. e vjetër : Βυρεβίστας, Βοιρεβίστας ) ishte një Mbret thrakas i fiseve Gete dhe Dake nga viti 83 pr.Kr – 44 pas Kr. duke e e krijuar Mbretërinë e Dakisë , një territor të madh në mes lumenjve të Tises , Danubit dhe Dniestres.. Kjo shtrirje është sipas burime greke. Thuhet se në valet e sulmeve dhe egzistencën iu ndihmun mallet Karpate ( fisi thrakas i Karpëve do të jetë temë në veti )

Gjatë mbretërimit të Burebistes , shoqëria Gete ( Gece ) e kohës filloi së zhvilluari të një shoqëria skllavopronare . Burebista u vra nga një grushtshtet nga aristokracia Dake ( Gete ,fxh ) sepse nuk e donin cenrtralizimin e shtetit të tyre , sepse ndiheshin të humbur . E keqja si gjithmonë sjellë ndarjen dhe kështu Mbretëria e Getëve u nda në katër pjesë të udhëhequr nga elita fetare.

Pllakë e kohës së përmendur e gjetur në Rumani. Unë i shoh plisat , po ju ?
Kur jemi tek Burebista të themi edhe këtë se emri i tij ishte Burrëbisha, i thirrur kështu falë ashpërsisë së tij si mbret .
Sipas monedhave metalike te gjetura në Transilvania ( Pjesë e Rumanisë ) gruaja e Burrëbishes quhet Zina – një perandoreshë dhe priftëreshë e madhe e thrakasve.
Këshilltari i Zines ishte Prifti i Madh Deçeneu , i cili i mësonte Thrakasit të jetojnë sipas LIgjeve të Natyres . Ai bile e kishte nxjerrë edhe kalendarin thrakas që viti 713 pr. Kr. ishte viti 1 , që ishteviti i lindjes i Zamolsit . Interesante është të ceket se ai shkonte në Egjypt për të takuar priftë egjyptas dhe të mëson nga misteret e Pellazgëve , që të unifikon shpirtin dhe politiken e thrakasave. (He went to Egypt where he taught the Egyptian priests the sacerdotal misteries of the Pelasgians, then returns to Dacia where together with Burebista unifies both spiritually and politically the Thracians.)

Sipas Strabonit (c. 63 BC.-c. 19 AD ), kur Burrëbisha bëhet mbret ai e gjeti Thrakinë të lodhur edhe ekonomikisht dhe me reformat e tia e ktheu në “ Perandori “ të vërtetë. Strabo shkruan që ai i ksihte në gadishmeri mbi 200 mijë ushtar . Ai pushtoi shumë toka (shikoje hartën ne te kuqe )

Kur jemi tek Burrëbisha më duhet pa tjetër të ceku fisin e tij të madh thrakas që quheshin Getët
(sipas grekëve Γέται, Γέτης ) a ju duket diçka e dyshimtë në emrin e Getëve , kur greqishte i mungonte shkronja c ? Pra ata ishin Gecët .

Të shikojmë që Straboni i përmend si Getë dhe Dakë (Geographica (c. 7 BC – 20 AD ), dhe e shton se ta e flisnin të njëjtën gjuhë . Plini Plaku në Naturalis Historia (Natural History), c. 77–79 pas Kr. shkruan gjithashte se e flisnin një gjuhë . Appiani gjithashtu. Kurse Justini ( Historian i shek 3 Pas Kr. )shkruan se Dakët ishin pasardhës të Gecëve (Epitome of Pompeius Trogus:” “Daci quoque suboles Getarum sunt”

Literaturë interesante jo vetëm për studiuesit janë : Duridanov, Ivan. “The Thracian, Dacian and Paeonian languages”. Giurescu, Constantin C. (1973)). Formarea poporului român. Boia, Lucian (2004). Romania: Borderland of Europe. 44. Jump up↑ Pliny the Elder: The Natural History. John Bostock, M.D., F.R.S., H.T. Riley, Esq., B.A., Ed. Dacia: Landscape, Colonization and Romanization by Ioana A Oltean,2007 , Thracian Kings, University of Michigan: The Thracians 700 BC-AD 46 by Christopher Webber.

Shkroi:/Fahri Xharra, 02.01.18 – Gjakovë

 

Advertisements

Related posts

%d bloggers like this: