Advertisements

Dokumenti Britanik për Ballkanin Perëndimor:Mosmarrveshjet e pazgjidhura në mes të Kosovës dhe Serbisë rrzik potencial për konflikt të ri

Komiteti Dhomës së Lordëve të Britanisë së madhe ka nxjerrë një dokument me titull “Mbretëria e Bashkuar dhe ardhmëria e Ballkanit”,ku vlerësohet gjendja në Ballkanin Perëndimor si -burim jostabiliteti në Europë,nga të gjitha vendet e rajonit (Shqipëria.Serbia,Kosova,Bosnia,Maqedonia,Mali i Zi) të cilat kanë mbetur të robruara në vitin 1990,ndërsa nacionalizmin në këto hapësira e quan edhe “ma të rrezikshëm se islami radikal”.

Në mes tjerash ku shkruhet për rreziqet për konflikte të reja që sjell situata në Ballkanin Perëndimor,aty radhitet si potencialisht nxitës të konfliktit edhe mardhëniet e pazgjidhura në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Sa ma gjatë që kjo mosmarrëveshje nuk zgjidhet për një kohë të gjatë, është një rrezik i madh që çështja e kufijve në të gjithë rajonin të rihapet, së pari në Bosnjë dhe Maqedoni, dhe pastaj, ashtu si në vitet 1990, kudo rreth e rrotull – shkruhet ndër të tjera në këtë dokument, ndërsa Pedi Eshdaun beson se “nëse situata në Bosnjë do të përkeqësohet, i gjithë Ballkani do të shkatërrohet”./Proinformacion.com

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: