Advertisements

FAO: Çmimet botërore të produkteve ushqimore janë duke u rritur

/ATSH-AFP/ – Çmimet botërore të prodhimeve ushqimore janë rritur me 8,2 për qind në 2017 në raport me 2016, veçanërisht me një rritje të çmimit të qumështit, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ushqimin dhe bujqësinë (FAO).

Treguesi nga agjencia e OKB-së shfaq një mesatare prej 174,6 pikë gjatë vitit 2017, mesatarja më e lartë që prej 2014.

Edhe pse, vetëm në muajin dhjetor, treguesi ka rënë me 3,3 pikë në raport me muajin nëntor duke arritur në 169,8 pikë.

Vitin e kaluar, në përjashtim të sheqerit, të gjitha prodhimet ushqimore bazë kanë pësuar rritje.

Ndërkohë që një rritje botërore e çmimit të gjalpit, rritja më e madhe është regjistruar nga prodhimet e qumështit, me një rritje prej 31,5 për qind në raport me vitin 2016.

Në muajin dhjetor, ajo u ngadalësua duke humbur 9,7 për qind për shkak të sasive të mëdha destinuar për eksport dhe kërkesa e ulët për qumështin pluhur.

Treguesi FAO i çmimeve të vajrave vegjetal ka regjistruar rritje në fund të vitit me tre për qind në raport me mesatare e vitit 2016.

Përsa i përket drithërave, treguesi ka njohur një rritje prej 3,2 për qind në raport me vitin 2016, por ka mbetur 37 për qind në pikun e tij, rekord i regjistruar në 2011.

Treguesi për mishin ka shfaqur një rritje prej nëntë për qind në 2016 në raport me nivelin e tij të 2016./

Advertisements
%d bloggers like this: