Advertisements

Fehmi Korça dhe vdekja e tij para kohe…!

Në 5-vjetorin e vdekjes

Gjilan, 10 janar 2018


Legjenda: Femi Korça, poet qe na mungon

Poetët nuk vdesin! Jo! Ata lindin për të mos vdekur! Pse jo? Nuk vdesin, sepse natyra i ka falë të jetojnë gjatë dhe të janë të “pavdekshëm”! Kur poetët jetojnë në mendjen e popullit, ata nuk vdesin, por vetëm ndërrojnë jetën “tjetër” të tyre. Ata kanë jetuar e “jetojnë” me vargje, rima, strofa, fjalë e me veprat e tyre lirike arstistike. Pse jo? Ata janë thërmia në botë, por syt e tyre janë të “mëdhenj” dhe e shohin rruzullin tokësor. Kjo është bota e tyre magjike, e cila, me fjalë e vargje, e hijeshojnë botën dhe njerëzit. Pra, poetët “jetojnë” edhe pas jetës “tjetër”!
Edhe poetët, si Naimi ynë i madh, Samiu, Fishta, V. Pasha, Asdreni, Gurakuqi, Gavril D. i Riu, Jeronim De Rada, Santori, Pushkini, Jesenini, Lermantovi, Gëte, V. Hygo, F. Petrarka, Dante Aligieri e shumë e shumë të tjerë, ata nuk kanë vdekur, por veprat e tyre flasin, interpretohen, recitohen, adhurohen e bëhen “alem” për popullin – lexuesin. S’ka me poetët!
Këta krijues: poetë, shkrimtarë, dramaturgë, novelistë, romansierë e të tjerë, janë të shenjtë si dëshmorët e kombit. E bëra një digresion, për faktin, se, kur këta poetë e shkrimtarë i përmendim shumë herë për të mirë dhe i citojmë veprat e tyre, sikur ata vetëm fizikisht kanë ikur nga bota e të gjallëve dhe jetojnë si të pavdekshëm. Por, nga një herë, poetët na “ikin”para kohe. I merr vdekja e pamëshirëshme. I merrr me ëndrrat e tyre të pandalura. Kjo të tmerron dhe secili njeri ndjen dhimbje për poetin, krijuesin e mirë të artit.
Kështu ngjau me poetin Fehmi Korçën, poet gjilanas. Ai, tash e pesë vjet ndërroi jetë. Ndërroi jetën, për të mos vdekur kurrë. Iku me hije, por vepra e tij mbeti për ta përkujtuar “zërin” e fjalës së bukur të artit. Iku para kohe poeti gjilanas, Fehmi Korça në moshën e rë, 44-vjeçare. Një vdekje që dhemb dhe është për dhimbje. Ai sapo hyri në artin e letërsisë dhe e filloi krijimtarinë e tij letrare ta qëndisi si dallëndyshja folenë e tyre aty nën pullaz ku kënga jehonë gjatë, gjatë…
E filloi dhe, këto nisje të tij të para ishin sa të këndshme, aqë tërheqëse dhe interesante. Ishin nisje fort të bukura poetike. Ishin perla të artit letrar. Të përkujton poetin Migjenin, i cili iku para kohe dhe e mori sëmundja në Torre Peliçe të Italisë; apo para kohe na iku edhe Hevzi Nela, një poet nga Kukësi, i cili vdiq në kohë komunizmi, por iku para kohe edhe Ali Podrimja, Beqir Musliu e shumë të tjerë.
Fehmi Korça është i lindur më 25 gusht 1969 në fshatin Gëmincë, Malësia e Gallapit, komuna e Kamenicës. Shkollën fillore dhe të mesmën e ka mbaruar në Gjilan. Si ish-student i Fakultetit Filologjikë – dega Gjuhë dhe letërsi shqipe u largua nga vendlindja, më vitin 1991 dhe emigroi në Gjermani, ku ai po jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijë. Në Gjermani përpos kursit të gjuhës gjermane, ai do të vazhdojë edhe studimet.
Qysh i ri, Fehmi Korça u mor me shkrime që nga bankat e shkollës fillore. Më vitin 1996 shkroi dramën “Plisi në shtizë”, ku u luajte nga një grup të amatorëve dhe ishte regjisor i dramës, e cila u shfaq në disa qytete të Gjermanisë. Në vitin 2011, në Tiranë, botoi vëllimin poetik “Nuk jam larg”. Jo vetëm kaq.
Vdekja e befasishme dhe tinzare e poetit të ri ia ndërpreu hovin e krijimtarisë së tij poetike. Poeti Fehmi Korça vlerësohet nga poetët më të angazhuar të brezit të ri. Emrigroi shumë i ri në botën e jashtme. Këtë jetë të kurbetit, Fehmiu e përjetoi gjer në palcë. Për te, kurbeti ishte një plagë e rëndë. E ndryente në vete jetën e shqiptarit në kurbet. Prandaj, kurbeti, kjo plagë e rëndë, e detyroi të ndahet nga familja dhe të gjendet larg atdhetu, larg familjes dhe larg Kosovës… Atje punoi për kafshatën e gojës. Kjo bukë e hidhur, për shqiptarët mbetet dhimbja më e madhe kombëtare.
Atdhetarët shqiptarë të përndjekur nga dhuna e hekurt pushtuese, qenë detyruar të braktisin trojet e tyre dhe të strehohen nëpër vende të ndryshme të Europës, por asnjëherë nuk e kanë rreshtur punën për ngritjen e vetdijës kombëtare. Ata edhe me pushkë edhe me penë kanë luftuar për të mirën e mëmëdheut. Jetë e hidhur në mërgim, atje ku njeriu dergjet me mallin për atdhe. Shumë njerëz kanë vdekur me mallin e atdheut, në kohën kur kryevrasësi serb nuk i linte as të vdekur të i bënin varr në tokat e tyre. Jetës nuk i dihet, ajo është si hije, sot për nesër. Kjo është dhimbje, e cila nuk do të na lirojë kujtesën e pikëllimit për te.
Fehmi Korça ishte mik i madh, i dashur, i urtër e poet me talent dhe i shijes së hollë të artit letrar. E, ju familjarë, jemi të bindur se ju do të bëheni të fortë, sepse, kjo dhimbje është edhe jona, por më e madhe dhe e paharrurar është e juaja. Prandaj, dhimbjet do t’i ndajmë dhe përballojmë së bashku në këto momente të rënda. I nderuar dhe i kujtuar për jetë do të mbetet emri i veprimtarit dhe poetit Fehmi Korça, në mërgatën shqiptare dhe kudo në trojet tona shqiptare”. Fehmi Korça vdiq në vitin 2013. Një vdekje e dhimbshme dhe para kohe!

/ Tefik Selimi/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close