Advertisements

FILLET E LASHTA TË SHTETIT DARDAN DHE ARTEFAKTET E PLAÇKITURA NGA SERBIA

Mbretëria Dardane zihet në gojë në shkrimet e autorëve antik në shekullin IV para erës së re e udhëhequr nga mbretërit (lat.rex, greqisht basieleos) kur kishte ushtri te rregulltë me mbi 20.000 ushtaŕë dhe prente monedha nga metalet e çmuara.
Mirëpo zbulimi i “varrit princor” të një çifti aristokratesh dardanë nga shekulli VI para erës sonë ne Banje (Ilixhe) të Pejës pas vitit 1960 me stoli të shumta prej argjendi dhe pajisje të shtrejțë luftarake(armë, helmetë ilire) dëshmon që dardanët kishin pasur një institucion të organizuar shtetëror të nivelit të lartë së paku dy shekuj më herët.

Para okupimit romak ardianët kishin qenë forca më e madhe detare ndërsa dardanët forca më e madhe tokësore në mesin e ilirëve.
Romakëve iu deshten disa shekuj luftërash të përgjakshme që ta okupojnë Dardaninë por rezistenca e organizuar e dardanëve kundër okupimit e romanizimit kishte vazhhduar deri kah fundi i shekullit Ii të erës sonë.
Pas okupimit romakët i kishin ngritur disa nga vendbanimet dardane ne rang kolonie(Scupi) e disa te tjerë në rang municipiumi romak(Ulpiana, Municipium Dardanorum, Municipium ne Dresnik, Municipium në Gradinë të Pejës).
PËR FAT TË KEQ EDHE KËTO ARTEFAKTE NGA BANJA E PEJËS SI EDHE SHUMË TË TJERA JANË PLAÇKITUR DHE GJENDEN NE SERBI PËRKUNDËR MARRVESHJES SË ARRITUR NE BRUKSEL PER KTHIMIN E TYRE !/Naser Ferri 

Advertisements

Related posts

%d bloggers like this: