Advertisements

Gjilani për herë të parë këtë vit po përjeton borën e dendur dhe po zhytet në të #Pamje

Kishim pritur ardhjen e vitit të ri në pothuajse kushte klime pranveretë hershme.Dhe janari,i vitit 2018 pothuajse po shkonte nga përfundimi dhe vazhdonte të mbretronte mot me temperatura mbi mesatare për këtë muaj i cili në fakt do të duhej të ishte një nga ma të ftohtit e vitit.

Por sot aty diku në orët e mesditës filloi një borë e cila reshi me intensitet të dendur ,dhe vazhdoi kështu për ca orë të tëra ,e cila edhe tani po vazhdon të reshë me intensitet të tillë dhe për pak orë filloi ta zhytë Gjilanin në borë.

Tani pritet që edhe në ditët në vijim të mbretroje një mot i tillë ,kështu që mbetet shpresa që njerëzia të jetë përgatitur dhe të mos i befasojë ky mot ,se ishin mësuar që këtë vit ta kenë “verë” në dimër.Se sa për ato mekanizmat komunal,jemi mësuar ti zë bora në gjumë.
Xhelil Arifi/Proinformacion.com

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: