Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Krenaria dhe turpi i kombit

Fahri XHARRA


Kur turpi futet në mendje dhe e krijon ndjenjen e krenarisë.Kur turpi ta mbush mendjen qe s`e je duke bër shumë. Kur turpi bëhet pjesë e pandashme e jetës dhe e veprimeve . Kur turpi te jep guxim që t`a kesh krenari , atëherë shkon pikë për pikë në zbatimin e këtij urdhëri: «Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij!..Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere, vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re !!…..Para se të
kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe !!»….. Po kush janë këta që me ngulm po punojnë në zbatimin e asaj që u tha më lartë? Pra kush janë këta ”jazegjinj” që po mundohen të na fshijnë kujtesën dhe po duan të na shkruajnë libra të reja ,të na krijojnë një histori të re dhe me këte të na tjetërsojnë në atë mënyrë që nesër mos ta njofim vetvetën.

“Kur e përfunduam intervistën, mbreti Hussein më tha se do të më përcillte deri te hyrja e pallatit mbretëror. Madje vuri në dukje se kishte rezervuar një surprizë për mua, gazetaren shqiptare që kisha shkuar nga larg për opinionin e tij. Ndërsa zbrisnim shkallët e pallatit, në të dy anët e tyre na nderonin me qëndrim gatitu 60 roja të gjata e të veshura me uniformë ceremoniali. Diku më tha se mund të komunikoja me ta. “Anglisht”, i thashë. “Jo, shqip”, më tha ai, duke u ndalur para tyre. “Shqip?!” “Po, po shqip”, këmbënguli mbreti Hussein. “Si ka mundësi”, e pyeta unë e habitur. “Këta të gjithë janë shqiptarë”, sqaroi ai surprizën që kishte vendosur të më bënte në ndarje e sipër. Kur i thashë se pse kishte zgjedhur pikërisht shqiptarët për t’i bërë roja, mbreti Hussein shpjegoi se ata janë besnikë dhe trima. (Në arkivin e “CNN” dhe “Zërit të Amerikës”, një vend të veçantë zë dhe dosja e gazetares shqiptare, Nexhmije Zaimi. )
60 roja shqiptare në pallatin mbretëror të Jordanisë ,si njerëz trima dhe besnik ! Kësaj i thonë ’krenari”? Po,vetëm sikur t`ishin ata 60 doktora shkencash ose 60 astronaut që kanë shkelur në Hënë me anijet kozmike jordaneze , atëherë kishte për të qenë krenari kombëtare edhe pse i paskan shërbyer një mbretërije të huaj. Por sidoqoft, të shkojmë më tutje.

Ç´është krenaria?

“Historia e Shqipërisë nuk është një histori renegatësh dhe as histori shërbëtorësh, por histori qëndrese me në krye Gjergj Kastriotin. Është histori kryengritjesh e luftërash për liri,histori përpjekjesh për ruajtjen e gjuhës, të kuturës e të identitetit. Është histori e përpjekjeve titanike për Rilindje Kombëtare, për shkrimin shqip, histori e përpjekjeve dhe sakrificave të panumërta për liri, pavarësi dhe sovranitet kombëtar. Është histori e përpjekjes së pandalur të shqiptarëve për të jetuar të lirë me shtetin, kulturën dhe identitetin e tyre si të gjithë popujt e tjerë të qytetëruar të Evropës.” dhe gjithë kësaj i mëshon shkelm ti?
Pse e mohojmë vetvetën?

Përbuzja e vlerave kombëtare ,sot po shihet si një interes i posaçëm dhe me këtë po e shofim lindjen e një vagabondizmi intelektual në botën shqiptare. Përderi sa ikësi apo refugjati është i kujdesur të gjenë strehim, vagabondi (bredhësi) e dëshirë vetëm të veten ,lirisht sipas shijës së tij. Është një ndryshim në këtë krahasim në mes refugjatit dhe vagabondit se bredhësi nuk dëshiron shpëtim sepse ikja i e tij ( apo e atyre) ndërthurë shumë gjëra sepse ai nuk dëshiron as shtëpi e as vend që kishte për ta përkufizuar apoa iidentifikuar.
Vagabondët e kombit duke i gjuajtur vlerat , ligjet e vazhdimësisë dhe obligimet e tij ndaj vetvetës mundohen të jetojnë jetën e tyre me përcaktimet e tyre dhe kështu është vazhdimisht në grindje me rregullat që na i imponon e vërteta. Të gjitha këto e çojnë në rrugën e kundërshtimit dhe e merr pamjen dhe sjelljen e anarkistit dhe nadelsi një bredhës ( endacak , vagabond ) intelektual…. me bredhje shkrimesh dhe futjen një terren mendor të cilin (nuk) e njofin . Humbje dhe më vonë ikje nga vetvetja.

Po e përfundoj me keqardhëje që fjalët e Konicës na jane ende aktuale:” “…Ç’është liria? – Më mbetet pakë kohë akoma. Dua të marr shpatën, t’u çanj kokën gomarëve, edhe, në vënt të tmerit, të kllas këtë: ç’është liria? Të mos të kisha nisur këtë fletën (vaftë në djall!) s’do të humbja kokën time të mësonj gomarëve ç’është liria? Dy muaj janë që u nis kio punë dhe që tani jam lodhur nga shkaku i gomarëve. Më mirë të shesë pleh njeriu se të nis punë për shqiptarët. Janë nj’a 50 shqipëtarë që kuptojnë ç’është liria: ata nukë më shkrojtin gomarërira. Se dinë që ësht’ i lirë njeriu të thotë si e ka në funt të shpirtit. Po të tjerët janë gomarë, dhe, si të shtyp 12 numëra; mbas fjalës që dhaçë, a e dini ç’kam për të bërë? Qibarët le të mbyllin veshët: kam niet të vete të shes mut, në vend që të mbanj të përkohëshmen; më mirë të shesë mut njeriu, se të shkrojë për shqipëtarët. Gomarëve pra le të përpiqem akoma njëherë t’u mbush kokën me këtë: Ç’është liria? Liria është të mundet njeriu: 1) të besojë ç’i do zëmbëra; 2) të thotë ç’i do zëmbëra; 3) të shkrojë ç’i do zëmbëra; 4) të bëjë ç’i do zëmbëra, veç ato që janë kundrë lirisë tjatëri njeriu.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close