Advertisements

Kryeministri Haradinaj:Tri komunat e Luginës së Preshevës,do vazhdojnë të përkrahen nga Kosova

/ATSH/.- Kryeministri Ramush Haradinaj, shprehu sot përkrahjen e Kosovës për banorët dhe autoritetet lokale në tri komunat e Luginës së Preshevës.

Gjatë një takimi me udhëheqësit e koalicionit fitues të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Preshevës, Shqiprim Arifin dhe Sami Salihun, Haradinaj theksoi se “duhet të forcohen lidhjet dhe të vazhdojë komunikimi i rregullt për t’u angazhuar së bashku në zgjidhjen e problemeve dhe avancimin të zhvillimit e fuqizimit të rolit të kësaj pjese të rëndësishme”.

Kryeministri u njoh edhe me gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në veçanti në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në takim, u bisedua edhe për mundësitë e përkrahjes së Luginës në fushën ekonomike, të infrastrukturës, kulturës dhe arsimit.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close