Advertisements

“Martirët shqiptarë gjatë viteve 1846-1848”-Vepër me vlera të shumta shkencore e dokumentarepër historinë tonë

Gjilan, 1 janar 2018


Para pak kohe, kur është bërë përurimi i librit të Gjergj Gj. Gashi “Martirët shqiptarë gjatë viteve 1846-1848”, Biblioteka Rajonale e qytetit “Fan. S. Noli”, e pati bërë përzgjedhjen e veprave të autorit. Më këtë rast, u përzgjodh vepra në fjalë, e cila ka vlera shkencore e dokumentare dhe flet për golgotën e popullit shqiptar, i cili popull ka kaluar nëpër kohë të rënda të jetës së tij. U tha se, ia vlen të bëhet përurimi i këtij libri që ka vlera të shumta jo vetëm si zhanër dokumentar, por edhe si një histori e një kohe të popullit tonë të përvuajtur nëpër kohë të rënda.
Isak Ahmeti, krijues dhe studjues i letërsisë nga Stublla e Vitisë, pati shtuar se, vepra e Gjergj Gjergjit – Gashit, studjues dhe hulumtues i rrallë i kësaj fushe të dijes, e ka për subjekt përvuatjen e shqiptarëve (të besimit katolik) të katër katundeve të Malësisë së Karadakut, përkatësisht mesevee si janë të Stubllës, Vërnakollës, Binçës dhe Terziajve. “Kjo vepër studimore, e rrallë në mjedisin kulturor shqiptar, e mbështetur mbi dokumentet të shumta të fakteve dhe ngjarjeve historike si dhe mbi dëshmi të gjalla të atyre që edhe ishin gjallë, para se gjithash, paraqet hap pas hapi golgotën e Malësisë së Karadakut, përkatësisht të Martirëve shqiptarë gajtë viteve 1846-1848.

Në këtë libër, si pati shtuar I. Ahmeti, studjues – që përbëhet prej dy pjesëve dhe shtatë kapitujve, tregohen apo rrëfehen konkretisht e me hollësi të gjitha barbaritë osmane kundër katër katundeve shqiptare, ku tregohen vuajtjet e tyre, vuajtjet e njerëzve të thjeshtë, por të pathyeshëm për idealet e tyre, edhe për idealin e shqiptarisë… Ai pati shtuar edhe këtë se, “Në këtë vepër vërehet dukshëm akribia shkencore, ndjenja njerëzore, ndjenja qytetare dhe patriotike e dhembjes që ka autori për martirët shqiptarë.
Në këtë vepër shkencore fuqimisht jehon edhe këmbana e atdhedashurisë së autorit, që buron nga zemra e derdhet në këtë vepër, gjë që e bën mjaft fisnik qëllimin e autorit dhe atë që e paraqet para lexuesit”. Andaj, sipas I. Ahmetit, autori i librit ka hulumtuar shumë arkiva ndërkombëtare si në “Vjenë, Pariz, Romë, Vatikan, Stamboll, Selanik, Raguzë, Mesburg etj, por dhe në arhivat e këtyre vendeve: Prizren, Letnicë, Stubëll etj”.

Kështu, autori ka arritur të bëjë një vepër të një rëndësie të veçantë që shërben dhe vazhdon të shërbejë edhe si frymëzim për veprat letrare dhe artsitike të autorëve tanë. Të frymëzuar nga vepra në fjalë, shkrimtarët tanë të njohur, si Anton N. Berisha, Ibrahim Kadriu etj, kanë shkruar disa nga faqet më të bukura të prozës së sotme shqipe. Po ashtu, janë shkruar edhe dy drama shqipe të frymëzuar nga ky libër. Por, edhe poetët tanë, si: Mirko Gashi, Hida Halimi, Sabit Rrutemi, Mehmetali Rexhepi etj., kanë shkruar e vazhdojnë të shkruajnë edhe më për Martirët shqiptarë të Malësisë së Karadakut, si frymëzim nga libri i Gjergj Gjergjit – Gashit.

Po kështu, nga ky libër që flet për golgotën e shqiptarëve, është frymëzuar piktori ynë i madh, Demir Behluli, i cili ka bërë pikturat muarale në Kishën e Binçës”. Ndërsa, Bilall Maliqi, krijues nga Presheva, në vështrimin e tij me titull “Një libër me shumë rëndësi për hisotinë shqiptare”, i cili vështrim pati në spikamë librin e Gjergj Gj. Gashit “Martirët shqiptarë…”, i cili bën fjalë për “një ngjarje, në shikim të parë, por që pati një ndikim jo të vogël në hapësirën kombëtare dhe që, më pas, vuri në lëvizje edhe diplomacinë ndërkombëtare. Me fjalë të tjera, subjekti i këtij libri ka të bëjë me historinë e dhimbshme, por edhe shumë të lavdishme të popullatës së fshatrave të Malit të Zi të Shkupit: Stubëll, Binç, Vërnakollë e Terziaj”. Ai (B. Maliqi), duke folur për librin në fjalë, tha edhe këtë se, “Në një kohë kur po debatohet për ndryshimin e librave të historisë, me arsyetimin e mungesës së fakteve dhe shtrembërimet e ngjarjeve historike, libri që po e prezantojmë, ëshë dëshmia më e mirë e përkushtimit ndaj të së vërtetës shkencore e historike. Janë faktet që flasin, dokumentariteti i bollshëm dhe jo autori.

Të kesh, ndërkaq, mbi tridhjetë faqe burime të shfrytëzuara (për ngjarje që kap një zonë gjeografike jo të madhe dhe një kohë prej tri vitesh), të nxjerra nga arkiva e biblioteka të ndryshme të qendrave më të njohura ndërkombëtare, kërkon përgaditje të mirë profesionale, durim e përkushtim në punë”. Autori, si pati shtuar B. Maliqi, – nuk bën kompromise në argumentimin e ngjarjeve. Ai tregohet i rreptë, rigoroz dhe tejet i mprehtë, sikundër që do ta shohim edhe në veprat tjera të këtij studjuesi, si janë: “Vatikani dhe Arbëria”, “ Kosova, altari i Arbërisë” (tre vëllime) dhe mëse 20 vepra të tjera që i ka në dorëshkrim.
Ai (Gjergj Gjergji – Gashi, shquhet si autori i fushave të ndryshme, në pikturë, letërsi, poezi, roman, dramë, pupblicistikë etj. Atij i janë referuar studjues të shumtë vendorë e ndërkombëtarë”. Pas përurimit të librit, në sallën e KK të Gjilanit u zhvillua në debat rreth veprës në fjalë. Demir Behluli, piktor gjilanas, tha se, vepra e Gjergj Gjergjit – Gashit është një monument i rrallë i jetës jo vetëm dokumentare, por edhe i zhanrit të shkrimit shkencor.
“Unë e kam lexuar, e kam përpunuar dhe e kam studjuar disa herë veprën e autorit në fjalë, për faktin se, më është dashur që Kishën e Biçit ta paraqes taman si e ka rrëfyer Gjegj Gjergji – Gashi golgotën e popullit shqiptar në këto vite të rënda të jetës së tij. Unë jam frymëzuesi më i mirë, ku me kolegun tim Zeqirja Rexhepin, piktor, i cili tash gjendet në Kanada, kemi bërë pikturat murale në kishën e Binçit, të cilat piktura flasin rrugën e mundimshme të popullit shqiptar, i cili është keqtrajtuar më së keqi duke e dëbuar nga trojet e veta stërgjyshore. Sipas meje, nuk ka më bindshëm e më qartë se autori që ka përshkruar golgotën e banorëve të këtyre fshatrave që i përmendën më parë, ku, unë, duke lexuar veprën jam frymëzuar dhe këtë frymëzim e kam përjetësuar në artin e pikturimit mural.
Me fjalë të tjera, rruga e rëndë e kësaj golgote, ishte me shumë sakrifica, ku njerëzit janë dërmuar dhe janë marrë njëherë 25 vetë, mandej 50 e më vonë 75, të ciët, prej tyre janë kthyer në vendlindjet e tyre vetëm 70 vetë. Të tjerët, si rrëfen autori, janë hedhur në ujëra të detit”. Për këta martirë kanë shkruar shumë poetë e autorë të tjerë të fushave të artit letrar. Në përurimn e librit morën pjesë: Ramadan Mehmeti, Sarë Gjergji, Hysen Këqiku, Sabit Rrustemi, Tahir Arifi, Nijazi Ramadani, Bilall Maliqi, Demir Behluli, Reshat Ramadani e shumë të tjerë.

/Tefik Selimi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close