Advertisements

Pacollët dhe politikat e tyre proorientale

Xhelil ARIFI-Gjilan


Lajmi i transmetuar nga ATSH,thotë:
-Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka nisur vizitën e tij dy-ditore në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në ditën e parë të vizitës së tij, Ministri Pacolli mbajti një fjalim në konferencën e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Diplomacinë Kulturore (IICD), me temën “The Neë Nexus – Diplomacy, Security and Digital Nation State”, ngjarje kjo, që ka bashkuar shumë ministra e akademik nga shtete të ndryshme të botës.
Ministri i Jashtëm Pacolli, vizitën zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe e vazhdon edhe nesër, ku do të pritet në takime nga përfaqësues të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

S’ka plasë nami se Pacolli si ministër i Punëve të Jashtme u takua me këtë e atë nga diplomacitë botërore se atë punë ka dhe do ta ketë,por ajo diplomacia e tij disi pro-orientale se s’po mund ti ndahet vizitave dhe lavdeve që ai bënë në vendet ku proklamohet dhe,mbrohet dhe sponzorizohet kultura dhe politika e ekspansionit islamik!

Ishte kohë ma parë edhe në Turqi,e u solle u sorollap me shumë të tillë që bartin fustane e kalërojnë devetë,dhe nuk kurseu fjalë të mëdha për këto vende e sundimtarë të këtyre vendeve duke i quajtur vëllezer e motra e çka jo,sikur kishte bërë edhe kur vizitonte ahere Gadafin i cili i bënte të luajnë vallen e tij!

Siç duket këta nga Pacollët nuk e kanë problem këtë punën e tëhuajsimit të kultures sonë dhe nderthurrjen e saj me atë orientale dhe ndoshta edhe kapitullimin total duke e asimiluar fare!
A nuk po bëjnë namin e zi këta kur po kërkojnë që në hapësirat e Universitetit të Prishtinës të ndërtohet një qender e madhe islamike nën mbulesen e demagogjisë tipike erdoganeske se do jetë moderne.Edhe ky Pacolledhe Selimi,kandidat për kryetar Prishtine e i cili nuk u bë dot nga qytetarët kryetar por e bëri Shpendi faktor ,duke e bërë nënkryetar.

E po që kjo punë nuk është nga sot por ka rrënjë tregon edhe rasti i një mësuesi *Emëri i njohur për ne,i cili në vitet 70-ta,69-70 kishte kishte punuar në Marevc si mësimdhënës dhe ishte një nga ata ma të sukseshmit dhe ma patriotët e kohës dhe përballej edhe me shtetin e atëhershëm jugosllav dhe me injorancen e familjeve të cilat për hirë të orientit mohonin edhe historinë e lavdishme shqiptare.Ky mësues para se të binte në burgjet e Jugosllavisë së atëhershem nxënësit e vet i kishte veshur me fanela që kishin të qendisur shqiponjën në gjokës,por kur i ofroi gjyshit të këtyre pacollëve fotografinë e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ai e refuzoi me arsyetimin dhe fjalët “S’ma dojnë në shpi” se ai ishte fanë-katolik!!
E si do të ishte ndryshe sot me pinjollët e kësaj familje kur kjo kulturë mund ta quajmë edhe antikombëtare ka egzistua edhe ma heret se këta të bëheshin faktorë politik!?E mos ti përmendim flirtet e pacollëve (Mos të keqkuptohemi,bëhet fjalë për Pacollët në kuptimin e ngushtë të kësaj familje jo për të tjerët që mbajnë këtë mbiemër) me orientin sllav ,Rusi e Kazakistan./Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close