Advertisements

Poetët janë të pavdekshëm …!

Gjilan, 2 janar 2018


Poetët janë të frymorë të çuditshëm në jetë. Ata e jetojnë me vargje, rima, strofa e me vepra të tyra poetike lirike. Pse jo? Edhe Abdullah Konusheci, poet, tash i ndjerë, na iku tinzisht. Tinzisht e mori vdekja e pamëshirshme. Na iku Abdullahu dhe mbeti një krijues i pavdekshëm. Tash e 5 vjet ai na mungon. Abdullah Konusheci qe një poet i madh një lirik. E madhe ishte edhe veprimtaria e lloj-llojshme e tij.
Ai ishte jo vetëm poet, por edhe studiues i letërsisë sonë shqipe. Vdiq pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 55-vjeçare. Por, poetët nuk vdesin! Jo! Ata ndërrojnë vetëm gjendjen “tjetër” të jetës së tyre. Vepra e tyre mbetesin gjallë. Ajo do të jetojë gjatë, gjatë sa të jetojnë njeriu.

Ai (Abdullahu) qe njeri paksa i hajthëm. Fytyra e tij të përkujton Migjenin e madh. Pse jo? E kishte lodhur pak sëmundja. Por, edhe në atë “lodhje” të rëndë, ai krijonte dhe s’e ndalte vargut dhe studimet nga letërsia. Ai nuk e vërente kohën, as vitet, por i vërente me dashuri të madhe librat, studimet, vargjet, veprat dhe botimin e tyre. Ai (Abdullalhu) ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jo vetëm kaq.
Abdullah Konushevci lindi më 1 maj 1958 në Prishtinë. Mbaroi fakultetin filozofik në Prishtinë e Zagreb. Punoi në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në gazetën “Rilindja”. Pas mbylljes së “Rilindjes”, mbeti pa punë. Ka botuar me qindra artikuj dhe recensione për letërsinë e shkruar dhe gojore, për çështje të gjuhësisë dhe onomastikës, si dhe ka përgatitur për shtyp një numër të madh veprash e revistash letrare. Shumë poezi të tij janë përkthyer anglisht, spanjisht, gjermanisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht. Ai ishte laureat i shumë çmimeve kombëtare për letërsinë si dhe autor i disa teksteve shkollore për letërsinë. Ka përkthyer nga gjuha angleze disa prej autorëve të letërsisë botërore, si: Hemingvein, Tagoren, Ludo Hupperts etj.

Veprimtaria e tij është e gjithanshme dhe shumë dimensionale. Ai, sidomos është dalluar poet, poet i ndjenjave të holla. Poezia e tij është një veçanti e rrallë e artit, e cila e thotë rizbulimin dhe pleksjen e bukurisë së lashtë me të sotmen, me gjetjen e kodit të mëvetësishëm të formulimit poetik të historisë, të etnopsikologjisë e të dashurisë, me urtinë e kthjelltësinë e vargut dhe me lojën e tij deri në kulmet magjike, me përmasën e re të gjeografisë poetike të etnisë, me shpirtëzimin dhe rikuptimësimin e mitit pellazgjiko – shqiptar, gjeti, në të vërtetë, “Fyellin Magjik” që e bëri vargun e tij emblematike jo vetëm për brezin e poetëve të viteve tetëdhjetë dhe, mbase, jo vetëm për poezinë shqipe.

Gjer më sot, ky poet yni, ka botuar këto vepra: “Pasqyrë dhe diell” (poezi, 1979); “Rënia e mollës” (poezi, 1981) ; “Qerrja e diellit”, ( poezi, 1983); “Loja e strucit” (poezi, 1987); “Të qenët të mosqenë” ( poezi, 1990); “Pikat AD” (poezi, 2002); “Dashni dhe vdekje” (poezi ,2011); “Lutje dashurie” poezi; “Gjuha shqipe XI”, (tekst shkollor, 2004, 2009); “Demaçi, vepra letrare”, (monografi, 2008); “Për poezinë” (artikuj dhe vështrime, 2008); “Romani ‘Gjarpinjtë e gjakut’ (artikuj të zgjedhur letrarë, 2011); “At Gjergj Fishta” (2011) ; “Gjinollët e Prishtinës” (monografi, 2013); “Toponomia e Gallapit” (2013) dhe “Jetë e dytë” (poezi dhe dramë, 2013). Ishte një krijues i madhe i letrave tona. Ai nuk do të harrohet, përkundrazi, do të çmohet dhe do të adhurohet nga të gjithë.
Letërsia shqipe e ka humbur një poet e një studjues të zellshëm të saj. Por, edhe pas kësaj “gjendjeje”, ai ka mbetur i pavdekshëm dhe vepra e tij do të jetojë dhe do të çmohet lart si art i jetës letrare tek ne./Tefik Selimi
Legjenda: Abdullah Konushevci, poet e studjues

Advertisements

Related posts

%d bloggers like this: