Advertisements

Posta e Maqedonisë emeton pullë postare me portretin e Skënderbeut

ATSH/.- Posta e Maqedonisë ka emetuar  pullën me portretin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes.

Ambasadori shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka, ka bërë të ditur këtë lajm përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Posta e Maqedonisë ka emetuar pullën postare për të nderuar 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, shkruan Reka.

Heroi ynë kombëtar, që bën krenar çdo shqiptar, u bë pjesë e historisë si një nga gjeneralët dhe strategët më të mëdhenj të kohës.

Ndonëse kishte me vete një ushtri të vogël, ai mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborret e ushtrisë osmane, më të organizuarat e kohës, si një burrë i madh shteti, që udhëhoqi luftën kundër pushtuesit osman. Skënderbeu shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close