Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Qeveria e Kosovës vendosi rritje pagash 4% nga 1 janari 2018

ATSH– Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, në një mbledhje sot pasdite, vendosi për rritjen e pagave 4%, duke filluar nga 1 janar 2018, për të gjitha kategoritë që paguhen nga buxheti i shtetit.

Rritja bëhet në pagën bazë, duke përfshirë mjetet financiare prej 30 euro për punëtorët e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës si dhe 44 euro për punëtorët shëndetësor.

Rritja aplikohet edhe në shpërblimin e anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në këtë ngritje nuk do të përfshihen të gjithë ata që kanë përfituar ngritjen e pagave, sipas vendimit të qeverisë së Kosovës, të datës 20 dhjetor 2017.

Qeveria vendosi edhe për ngritjen e shumës së kompensimit për skemat e ndihmave sociale për 20 për qind, sipas numrit të anëtarëve të familjes, duke filluar nga 1 janari 2018.

Me vendimin e miratuar nga qeveria e Kosovës ndahen 54,850 euro për mbulimin e shpenzimeve për manifestimin multikulturor “Flaka e Janarit” 2018 në Gjilan.

Kabineti qeveritar miratoi vendimin për themelimin e Bordit Këshillëdhënës të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës formoi komisionin ndërministror për shënimin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Komisioni është i mandatuar t’i bëj të gjitha parapërgatitjet si dhe axhendën e shënimit të këtij jubileu.

Kryeministri Haradinaj informoi për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa qeveria miratoi propozimin që shefi i kabinetit të tij, Avni Arifi, të jetë shef i delegacionit kosovar në këto bisedime me ndërmjetësimin e Brukselit.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, informoi kabinetin qeveritar rreth procesit të përmbylljes së Misionit të EULEX-it në Kosovë, si dhe për hapat që janë marrë për plotësimin e vakumeve ligjore.

Janë evidentuar 8 ligje që duhet të plotësohen dhe ndryshohen në këtë proces.

Kabineti qeveritar miratoi propozimin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, për ndarjen e 65 mijë eurove për të mbështetur funksionimin e qendrave për strehimin e viktimave të dhunës në familje./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close