Advertisements

Studimi:Befasuese,gripi nuk përhapet vetëm ashtu siç kemi menduar deri më tani

Gripi dhe mënyra e përhapjes deri më tani ka qenë diçka e njohur për medicinën dhe të gjithë ne.Por në të vërtetë a është ashtu siç kemi menduar se ai përhapet.
Një studim i ri ,megjithate thotë se nuk është ashtu siç kemi menduar deri më tani,se gripi merret përmes ekspozimit pikëzave të vogla të cilat përhapen gjatë kollitjes apo teshtijes.Në fakt gripi merret,ose përhapet thjeshtë përmes frymëmarrjes.
Një studim nga studiuesit në Universitetin e San Jose dhe Berkeley ka ofruar dëshmi të reja të karakteristikave të transmetimit të gripit përmes ajrit dhe sa lehtë i transmetohet njerëzve të tjerë.

Shkencëtarët kanë zbuluar sasi të mëdha të viruseve infektive në frymën e pacientëve të sëmurë prej influencës.
– Gjetjet e studimit tregojnë se pastrimi i sipërfaqeve, larja e duarve dhe shmangia e njerëzve që kolliten nuk siguron mbrojtje të plotë kundër gripit. Qëndrimi në shtëpi dhe shmangia e vendeve publike mund të nënvizojnë ndryshimin në përhapjen e virusit të influencës – thotë Sheril Erman, dekan i Kolegjit të Inxhinierisë në Universitetin e San José.
Për katër muaj, hulumtuesit monitoruan dhe regjistruan një virus në 142 pjesëmarrës të studimit të cilët u konfirmuan të kishin grip, derisa merrnin frymë normalisht, ishin duke folur, duke kollitur ose duke teshtire.

Ata pastaj vlerësuan nivelin e shfaqjes natyrore të gripit aerosol – pikat e vogla që mbeten në ajër për një kohë të gjatë.
Pjesëmarrësit dhanë 218 mostra nga nazofaringa- pjesa e sipërme e fytit menjëherë pas hundës, si dhe numri i njëjtë i mostrave – gjatë një periudhe prej 30 minutash – nga një shpërthim, kollitje spontane ose teshtitje në ditën e parë, të dytë dhe të tretë pas marrjes së simptomave të gripit.

Mostrat kanë treguar se një numër i konsiderueshëm i pacientëve nxjerrin në mënyrë rutinore një virus infektiv në grimca të vogla aerosoli që mund të transmetohen nga ajri.
Çuditërisht, studimi sugjeron që kollitja dhe teshtitka nuk duhet domosdoshmërisht të jenë ngjitëse.
– Ne zbuluam që pacientët me influencë infektonin ajrin rreth vetes vetëm duke marrë frymë, pa kollitje ose teshtitje.Një person i infektuar duhet të rrijë në shtëpi pa qenë në vendin e punës dhe të infektojë një tjetër – thotë Donald Milton, një profesor në Universitetin e Maryland.
Studimi u botua të enjten në “koleksionin e Akademisë Kombëtare të Shkencave”.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: