Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Zyra e B E-së në Kosovë kundër iniciativës për shfuqizimin e Speciales

ATSH/.- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë shprehu sot shqetësimin në lidhje me iniciativën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Në vitin 2014, Kosova u angazhua me BE-në në themelimin e Dhomave të Specializuara. Ky ishte një hap i rëndësishëm për të demonstruar angazhimin e Kosovës për sundimin e ligjit. Si rezultat, BE mirëpriti krijimin e Dhomave të Specializuara nga Parlamenti i Kosovës në vitin 2015”, theksohet në njoftimin për shtyp të zyrës së BE-së.

Sipas zyrës së BE-së, çdo përpjekje për të shfuqizuar ose ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara dëmton seriozisht një angazhim të tillë dhe do të rrezikonte punën e përbashkët të BE-së dhe Kosovës për sundimin e ligjit të bërë vitet e fundit.

“Kjo do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në. BE-ja, pra, kërkon që krijuesit e nismës së Parlamentit ta tërheqin atë. Ajo mirëpret deklaratat e fundit publike nga udhëheqësit politikë në mbështetje të respektimit të detyrimeve të Kosovës. BE përgëzon mediat dhe shoqërinë civile për ngritjen e zërit të tyre kundër kësaj iniciative të dëmshme”, nënvizohet në njoftim.

Përmes kësaj komunikate Bashkimi Evropian shprehet se mbështet fuqishëm progresin e Kosovës në integrimin e saj evropian.

“Progresi i Kosovës drejt integrimit në BE, duke përfshirë përpjekjet e vërteta të Kosovës për të garantuar demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe pajtimin sot më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetje. Udhëheqësit e Kosovës duhet ta mbajnë Kosovën në mënyrë të vendosur në axhendën evropiane që rajoni i Ballkanit Perëndimor ndan, në përputhje me dëshirat dhe pritshmëritë e popullit të Kosovës”, përfundon njoftimi i zyrës së BE-së në Kosovë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close