President slloven Borut Pahor nesër për vizitë në Kosovë
ATSH/.- Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë ku do të takohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Zyra për media e Presidencës ka bërë publike edhe axhendën e takimeve të presidentit Thaçi me homologun e tij nga Sllovenia.
Në orën 15:00 për presidentin slloven do të bëhet pritje ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova”, ku pas kësaj do të ketë një takim të përbashkët të të dy delegacioneve, ndërsa në orën 16:10 është parashikuar deklarata për media e dy presidentëve.
Vizita e Pahor është në kuadër të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Comments are closed.