Advertisements

Daçiqi,ky bir shkine…

Shkroi: Xhelil Arifi


Daçiqi është një “qen në lëkurë qengji”,mund të thoshte një diplomat dashamirës,duke ju këshilluar që të keni kujdes me të.Ai është i njejti njeri që ka koegzistuar politikisht me të njejtin person i cili ka qenë përgjegjësi më i madh i një tragjedie shqiptare,edhe atë në pozitat ma të larta politike edhe urdhërdhënëse në atë kohë.
Ai është edhe sot në pozita të larta shtetrore në Serbi ,dhe përditë krekoset me kontributin e tij destruktiv kundrejt pavarësisë së Kosovës,e njerëzit tanë bëjnë selfie me të!!

Ai ka bërë një ekip prej 20 ekspertësh siç thotë ai,me të cilët me gjithë shpirtin mundohet ti shkaktoje dëme pavarësisë së Kosvovës nëpër botë,me të cilët ose udhëton ose i dërgon për ta shantazhuar këtë shtet të ri.Doren në zemër me sukses ma të madh nëpër vendet e ashtu quajtura “Banana shtete”,por që dëmi është evident,ndoshta edhe në pjesen e botës së trazuar ku për shkak të extremizmit global pësojnë edhe vendet e vogla,siç është Kosova.
Daçiqi kur flet për tre shtete të cilat kinse e kanë “terhequr “njohjen e pavarësisë së Kosovës ,i trimruar nga politika destruktive e Putinit si dhe nga aleati i quditshëm ,Spanja zyrtare e cila ka deklaruar “Edhe Srbia po ta njohe Kosovën Spanja nuk do ta njohë”,ai bënë zhurmën dhe propagandën e shantazhimit ,dhe dekorohet me medalje nga ma të lartat ruse për kontributin e tij në mardhëniet Ruso-Serbe.

Daçiqi është z.Kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme i qeverisë së Serbisë aty ku shkojnë dhe marrin urdhëra dhe këshilla ministrat e qeverisë së Kosovës-Lista srpska,për të vepruar s’bashku në minimin e pavarësisë së re të Kosovës.
Edhe Daçiqi është nga Kosova,thonë .Po është e vërtetë se ai ka lindur në Prizeren,por si një bir i një shkau nga Kurshumlia i cili ka qenë në detyrë polici për ti shtypur shqiptarët dhe veprimet e tyre drejt lirisë atje.

Ai është rritur me shqiptarët dhe i njeh ata edhe iu këndon këngë,por prapa ua krijon varrin.Ai e di se Shqiptarët po merren me njëri tjetrin dhe me orientin dhe s’kan kohë të merren me të dhe me punët e ndyera të tij,megjithate kur iu ipet rasti bëjnë foto me Daçiqin.
Daçiqi është vet fytyra djallëzore e ish regjimit millosheviqian,e cila si kontinuitet i lloj lloj momerandumi për shfarosjen e shqiptarëve,vazhdon edhe sot nën petkun e demokracisë,me pothuajse të njejtin ekip.Prandaj mos u ngutni me ba selfie,me Daçiqin se mund të kaloni si ata që bënë me Gadafin dhe një gjë është e sigurtë,Daçiqi nuk do të fitoje Nobelin për paqe.

Ishte kjo sa për t’iu kujtuar shqiptarëve se me kë kanë të bëjnë,është aktual ai…E kanë thënë edhe pleqtë tanë “Shkavit besë nuk i zihet”.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close