Advertisements

Ambasadorja amerikane në OKB ,Haley uron Kosovën

ATSH/-Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Nikki Haley i dërgoi një mesazh urimi Kosovës në 10 vjetorin e Pavarësisë.

“Urime në emër të Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan në përvjetorin tuaj të 10-të të pavarësisë. Ne jemi kaq krenarë për miqësinë që Shtetet e Bashkuara kanë me Kosovën. Ju keni bërë përpjekje të jashtëzakonshme në ndërtimin e demokracisë. Presim me padurim që të punojmë me ju dhe do të ndihmojmë të ecni përpara edhe në 10 vitet e ardhshme”, thotë ambasadorja Haley përmes një videomesazhi.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: