Advertisements
News and Magazine

Antigonea “Qyteti i Dashurisë” që u themelua nga Pirro

ATSH– Antigonea antike ka mbërritur deri në ditët tona me emrin e një përmbledhje fshatrash me emërtime dëshmorësh si  “Arshi Lengo” dhe “Asim Zeneli”, por qyteti antik i Antigonesë u themelua nga Pirro, mbreti i Molosëve, në vitin 295 para Krishtit.

Qytet që u ngrit nga dashuria dhe u shemb nga urrejtja. Dihet historia e dashurisë së Pirros me Antigonën e Ptolemejve, dashuri e cila ngriti këtë qytet që jetoi vetëm 100 vjet dhe u shkatërrua nga romakët si hakmarrje ndaj përkrahësve të Aleksandrit të Madh.

Molosët ishin një nga tre fiset e Epirit në jug të Shqipërisë së sotme dhe veriut të Greqisë.

Antigonea u zhvillua si një qendër e rëndësishme ekonomike, sociale, kulturore dhe politike
dhe në fund të shekullit të 3-të dhe në fillim të shekullit të 2-të para Krishtit mori formën e “polis” (qytet – shtet) dhe u kthye në një nga vendet më të rëndësishme të antikitetit.
Pirroja i vuri emrin qytetit “Antigonea”, sipas emrit të gruas së tij të parë, vajza që mbante në damar gjakun e Ptolemejve në oborrin e të cilëve u rrit Pirro dhe ku u njoh me Antigonën.

Përveç gruas së tij, Pirroja nderoi edhe vjehrrën, Berenisën duke i vënë emrin e saj një qyteti të Epirit.

Antigonea, qyteti që lindi nga dashuria dhe u dogj nga urrejtja romake, sot përfaqësohet nga një grumbull rrënojash murale në kodrat e buta e pjellore të Luginës së Drinos.

Rreth parkut antik, janë ngritur disa fshatra me emra të ndryshëm por që në themel kanë Antigonenë e Pirros.

Sot, themelet e qytetit dhe rrënojat e tij shërbejnë si dëshmi e një historie  të lavdishme të zotërimeve të qytetit të “Dashurisë”.

Vizitorë të shumtë ngjiten drejt tij për të parë nga afër lavdinë e dikurshme të këtyre rrënojave.

Ndodhet fare pranë qytetit të Gjirokastrës dhe rruga drejt këtij parku arkeologjikë është mjaftë e mirë.

Mbështetja dhe zhvillimi ekonomik i këtyre fshatrave dhe në veçanti i Antigonesë, do të sillte mjaft vizitorë të huaj dhe vendas, që të shikonin nga afër themelet ku u ngrit qyteti i dashurisë dhe se si trashëgimtarët e Pirros jetojnë, punojnë dhe zhvillojnë trashëgiminë e tij.

Në Luginën e Drinos ka dhe mjaft fshatra të tjerë që janë pjesë e projektit të 100 fshatrave me prioritet në zhvillimin e tyre ekonomik dhe turistik.N.Lena /

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close