Advertisements

Bill Clinton,George W. Bush ,Madeleine Albright,Condoleezza Rice,Wesley Clark, urojnë popullin e Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë

Këta persona të mëdhenj të politikes amerikane e botërore në kohen kur po merreshin vendime tër rëndësishme për Kosovën dhe popullin e saj ,ish presidenti i SHBA Bill Clinton,George W. Bush dhe bashkshortja Lora,Madeleine Albright,Condoleezza Rice,Wesley Clark ,kanë uruar popullin e Kosovës për dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në një video mesazh , Presidenti Clinton tha se Kosova “gjithmonë do të ketë një vend të veçantë në zemrën e tij”.
“Unë jam jashtëzakonisht falenderues që si President i Shteteve të Bashkuara mund t’ju ndihmoja për të arritur të ardhmen në liri dhe tolerancë”, tha Clinton.
Ai nënvizoi se beson se “vendi i merituar” i Kosovës është anëtarësimi i plotë në Kombet e Bashkuara, BE, NATO dhe në bashkësinë ndërkombëtare në tërësi”.

Po ashtu Ish-Presidenti i SHBA Xhorxh Bush e përgëzoi popullin e Kosovës në emër të gruas së tij, Lore, me mesazhin “Në këtë çast momenti ne duam të keni një të ardhme paqësore, demokratike dhe të pasur”.

Edhe ish-Komandanti i forcave të NATO-s në Evropë gjatë kohës së sulmit ndaj RFJ-së, gjenerali Wesley Clarke poshtë imazhit të Kosovës nga ajo kohë shkroi : “Urime për popullin e Kosovës, ne festojmë dhjetë vjet pavarësie”.Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close