Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Edhe po të jetonim në një hologram,çka…?

Kjo puna e përceptimit të realitetit tonë ku jetojmë si një hologram ose si pasoje e një hologrami ka filluar ti intrigoje gjithnjë e ma shumë edhe shkencëtarët.
Në fund të viteve ’90, fizikantët zbuluan lidhjen e pabesueshme midis dy koncepteve në dukje të palidhura në fizikën teorike. Kjo lidhje është pothuajse e pashpjegueshme teknike, por mund të ketë pasoja të gjera për kuptimin tonë të gravitetit dhe madje edhe të universit.
Për ta ilustruar sadopak këtë lidhje po fillojmë me vrimat e zeza.

Studiuesit zbuluan se kur një grimë/bit e informacionit hyn në vrimën e zezë, sipërfaqja e saj rritet me një sasi shumë të saktë: katrori i gjatsisë Planck (1.616252 × 10-35 metra).
Në shikim të parë, nuk duket interesante të shihet që vrima e zezë është zmadhuar kur ka materie ose energji, por ajo që është e habitshme këtu është se në vend të vëllimit rritet sipërfaqja e saj, e cila rritet në përpjesëtim të drejtpërdrejtë me informacionin e inputeve, gjë që është kundershtim total me të tjera objekte në univers, shkruan “Spaces”.
Shumica e objekteve të mirënjohura që “konsumojnë” një pjesë të informacionit do të rrisin volumin e tyre nga një njësi dhe sipërfaqja është vetëm një fraksion. Por me vrimat e zeza, situata është e kundërt.

Sikur ky informacion të mos ishte brenda vrimës së zezë, veçse ishte mbërthyer tashmë në sipërfaqen e saj. Një vrimë e zezë, një objekt tërësisht tre-dimensional në universin tonë 3D, mund të paraqitet plotësisht vetëm nga sipërfaqja e saj dy-dimensionale.
Dhe pikërisht kështu funksionon hologrami.
Hologrami është një shfaqje e sistemit me ndihmën e përmasave më të vogla në të cilat të gjitha informatat e sistemit origjinal ende mund të paketohen.

Për shembull, jetojmë në tre dimensione (hapësinore). Kur pozoni për selfie, kamera regjistron një pamje dy-dimensionale të fytyrës tuaj, por nuk kap të gjitha informatat. Kur e shihni më pas foton dhe përzgjidhni një filtër, nuk mund ta shihni pëllëmbën e dorës, pavarësisht se si rrotullohet imazhi.
Regjistrimi i hologramit do ta ruante këtë informacion. Megjithëse është një pikëpamje dy-dimensionale, ne ende mund ta shohim atë nga të gjitha këndet tridimensionale.
Duke përshkruar një vrimë të zezë si një hologram mund të zgjidhë të ashtuquajturin paradoksi i informacionit, domethënë, për t’iu përgjigjur pyetjes se ku shkon informacioni kur një vrimë e zezë konsumon materien.

Ekziston një tjetër aplikim i teknikave holografike të quajtura AdS-CFT, një zgjidhje e veçantë e teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit që përshkruan një univers plotësisht bosh me lakim hapësinor negativ. Është një univers mjaft i mërzitshëm pa materie ose energji. Megjithëse jo yni, ndonjnjë univers është.
Pra, jetojmë në një hologram? Nëse parimet holografike janë të dobishme për të zgjidhur problemin, kjo nuk do të thotë që ne jetojmë në një hologram.
A është universi ynë me gravitet në tre dimensione vetëm një iluzion ose ne me të vërtetë jetojmë në një hapësirë dy-dimensionale të kufizuar pa gravitet – në fund të fundit nuk ka rëndësi, sepse edhe nëse jetojmë në një hologram, nuk do të thotë se do ta shihnim ndryshimin.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close