Advertisements

Kush ishin Ligurët – shqip Lelegët?

Nga Fahri Xharra


Në kohën kur rishkruhej historia , shekujt nuk ishin në anën tonë . E kishim fatin e zi të një errësire 600 vjeçare e cila nuk e lejonte që edhe ne t`ishim në grupin e atyre që e rishkruanin historinë .
Gjatë asaj kohe u nda historia sipas nevojave të kohës , me pasoja të rënda për të kaluarën tonë . Por , sidoqoftë  nëse nuk flet libri i rishkruar flasin gjetjet arkeologjike dhe ato pjesë të historisë të cilat nuk e lejonin falsifikimin . Më vjen keq që edhe sot përkundër shkallës që e kemi arritur jemi në valle me rishkruesit e ri të cilët e mohojnë çdo gjë nga e vërteta  e jonë dhe na fusin në errësirën e ri .
“Që nga origjina dhe disiplinat e saja, historianët dhe arkeologët  janë pyetur për mundësinë e identifikimit të disa grupeve fisnore që lexoheshin në shkrimet antike
( cilët ishin ? ) Shembulli i Ligurëve të cilët studjohen në mënyrën e  re të studimeve që kanë evoluar në kontekstin e hulumtimeve  sepse është rritur interesimi i arkeologëve dhe historianëve për t`i parë Ligurët  ndryshe ‘; ndryshe nga këndi i i dikurshëm i vështrimit .Ligurët kanë histori të gjatë dhe të mjaftueshme për vlerësimin e drejtë të tyre (Aurélie MANNONI **Doctorante, Centre Camille Jullian )

Pra , kush ishin Ligurët?

Liguret antik ishin popull autokton të Europes perëndimore dhe e brigjeve te Atlantikut që njihet si banorë të atyre anëve për më shumë se 10 mijë vjet . Njihen si Ligues, Ligyes ose Ligi. Po këta janë lelegët e parë, pra pellazgët e hershëm. N e do i trajtojmë si Ligur deri në fund te shkrimit

Popullimi më i vjetër i Ligurve ishte në tokat në mes detit Tirren kah qendra e Italisë , nën Alpet dhe ParaAlpet deri në rrafshin e Lumit PO. në jugun e Francës dhe Spanja Veriore, në Andaluzi , Portogali , Gali dhe vendin e Baskëve.


Per i Liguri, il popolo del Cigno: Costellazione del Cigno. (Ligurët ,popull lejlek . Bashkë-hyjesia e Lejlekut )

Arkeologjia Ligure :  a ka kulturë materiale të ruajtur për liguret ? Po , po si jo !
Në të vërtetë nëse e sintetizojmë punën e kërkimtarëve të shek.XX-të sa i përket kulturës Ligure, mbesim të pa gojë nga llojllojshmëria e vendeve dhe objekteve të cilat i takojnë kulturës materiale ligure; statujat, gravurat , vendet e shenjta në kohës së dytë të hekurit, vendbanimet e fortifikuara .( http://trjca.mmsh.univ-aix.fr/amannoni.htm )
Një gjë që më inkurajon ( por jo plotësisht)  se për Liguret dhe gjuhën e tyre shkruhet ( në studimet e reja ) se ishte indoevropiane: edhe pse në një mënyrë ende nuk po munden të thonë pellazge. (Little is known of the Old Ligurian language. It is generally believed to have been an Indo-European language with particularly strong Celtic affinities )
Ne vazhdojmë dhe botës do ti shkruhet historia e re , e kësaj radhe me ne deshëm ne apo jo.

Liguret -populli alpin dhe i mesdheut

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: