Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Kushtet e Dalibor Jevtiq-it të “Kosovo i Metohije” , ministrit serbomadh nga “Qeveria Haradinaj”

Bajram Kabashi

Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë Haradinaj, Dalibor Jevtiq, ka kërkuar që vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të kushtëzohet me themelimin e Komunave me Shumicë Serbe. A e shihni se përfaqësuesi i “shtetit multietnik” të Kosovës e don “tokën e vet” brenda Kosovës, në të ashtuquajturën “Kosova i Metohija”. Ky synon të vë edhe kushte, ndërsa trimit Ramush Haradinaj as që i dëgjohet zëri.
Pasi Kryeministrit tonë nuk ia patën dhënë “vizën” në kohën e duhur, Ramoja e dërgoj Dalibor Jevtiq-in në SHBA që ta përfaqësonte Kosovën , ndërsa atje e përfaqësoj Serbinë, duke u deklaruar në Pentagon se Ushtria e Kosovës nuk është e nevojshme!
Qele gur’ gojën,Ramush Haradinaj!
Dalibor Jevtiq mendon dhe ëndërron që në Kosovo* duhet t’i rikthehet Ushtria e Serbisë, e asaj ushtrije që e pason ushtrinë gjakatare serbe që në vitin 1998/1999 vrau mbi 13 mijë shqiptarë, dhunoj mijëra femra, e dogji krejt vendin dhe i largoj mbi 1 milionë shqiptarë nga vendi i vet! Tek ky serb-Ministër i Qeverisë haradinaj tash, nuk ka pendesë as brerje ndëgjegjegjeje. Përkundrazi, për te dhe urdhërdhënësit e tij e gjithë ajo ka qenë “normale” dhe në favor “të ruajtjes së integritetit terroitorial të Serbisë, pushtueses së Kosovës në vitin 1912. Prandaj , ky serbomadh nga Qeveria Haradinaj, nuk e do Ushtrinë e Kosovës, madje ajo i prishë punë edhe për “asociacionin e komunave me shumicë serbe” që duan t’i shtrijnë në pothuaj 30 për qind të territorit të shtetit të Kosovës, që në mënyrë të kamufluar e synojnë ta krijojnë të ashtuquajturën “Republika Srpska Kosove i Metohije”.

Jo vetëm Ramush Haradinaj por e gjithë “klasa politike” që erdhi e dalë nga lufta, të cilëve NATO-ja ua krijoj “mjedisin e sigurtë”, janë bërë të tepërt dhe të rrezikshëm për sigurinë nacionale të vendit.
Ramush Haradinaji, Hashim Thaci, Xhavit Haliti etj,etj., me vetplagosjen po e plagosin dhe rrezikojnë seriozisht shtetin e Kosovës madje edhe tash në vitin 2018, në prag të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së saj!

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close